Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Evropa Qendrore
Evropa e Mesme është regjion i Evropës kufijtë e së cilit vështirë definohen. Evropa e Mesme shtrihet ndërmjet asaj Perëndimore, Jugore dhe Evropës lindore.
Zakonisht konsiderohet se Evropës së Mesme i takojnë Gjermania, Polonia, Çekia, Sllovakia, Zvicra, Austria, Hungaria, Estonia,Lituania,Letonia,Sllovenia
Malet mesatare të kësaj tërësie janë Vogezet, Shvarcvaldi, Malet Shistoze të Renit, Harci, Pyllii Turingisë, Malet Minerale, Shumava, Sundet.
Me orogjenezën alpine shumë prej këtyre maleve kanë pasur ngritje horstike, siç është rasti me i Malt Harc dhe Vogezet.
Alpet (gjermanisht Alpen, frëngjisht: Alpes, italisht: Alpi, sllovenisht: Alpe) janë vargmalet më të larta në Evropën e Mesme. Ato shtrihen prej brigjeve të detit Ligur deri te fusha e Vjenës në Danub në gjatësi prej 1.200 km, gjerësi 150-250 km duke përshkuar Austrinë dhe Slloveninë në lindje, përmes Italisë, Zvicrës, Lihtenshtajnit dhe Gjermanisë e duke arritur gjer në Francë në perëndim.
Pamjen e sotshme Alpet e kanë marrë nga glaciacioni pleristocen. Kufiri i borës është 2700-2800 m lartësi mbidetare, ndërsa akullnaja më e gjatë është Aleq (21 km).
Pozita gjeografike
Ka pozitë shumë të mirë gjeografike sepse është urë lidhëse mes Evropës Perëndimore, Evropes Jugore dhe Evropes Lindore.
Evropa Qendrore nuk ka kufij të qartë me regjionet tjera, pos me Evropën Jugore. Ajo është udhëkryq i komunikacionit evropian. Ky regjion shtrihet prej Detit të Veriut e Baltik e deri në Detin e Zi, prej Ultësirës Gjermano-Polake e deri në Ultësirën e Panonisë e të Vllahisë. Edhe pse në veri dhe në lindje ka dalje në dete, ky regjion më tepër ka karakter kontinental.
Evropa e Mesme përfshinë 10 % të sipërfaqes së Evropës dhe 23,1 % të popullsisë.
Pasuritë natyrore dhe zhvillimi ekonomik
Në aspektin ekonomik regjioni i Evropës së Mesme është mjaft heterogjene. Ultësira Veriore ofron kushte për zhvillimin e bujqësisë. Mirëpo, klima jo aq e përshtatshme, tokat morenike, prania e madhe e ujit në to e bëjnë që ajo më tëpër të shfrytëzohet për kultivimin e thekrës, elbit, patates, lirit dhe panxharsheqerit.
Në kohën e fundit në Ultësirën veriore janë konstatuar rezervat e naftës, të gazit natyral dhe të kriorave.
Malet mesatare në të kaluarën kanë pasur rëndësi për shfrytëzimin e komplekseve të mëdha të pyjeve.
Në kohën e e revolucionit industrial fillon të afirmohet për pasuritë e mëdha në mineralet e dobishme. Sidomos rezervat e mëdha të qymyrit e intensifikojnë zhvillimin e industrisë.
Alpet në saje të sipërfaqeve me kullosa dhe cilësore ekonomia është përqendruar në zhvillimin e blegtorisë, e cila është orientuar në prodhimin e qumështit dhe të mishit. Energjia ujore e përfituar nga lumenjtë e shumt dhe të pasur me ujë mundëson zhvillimin e industrisë.Kumunikacioni është i zhvilluar,por më tepër ka karakter transit.
a) Relievi i Evropes
a) Zonat kohore ne EVROP
Relievi
Në relievin e Evropës së Mesme dominojnë tri njësi të mëdha regjionale : Ultësira në veri, Malet mesatare në mes dhe Malet e larta në jug.
Ultësira Veriore është pjesë përbërëse e fushës së madhe evropiane, e cila shtrihet prej maleve Urale në lindje, deri në brigjet e Detit të Veriut në perëndim. Në kuadër të këtij regjioni hynë fusha Gjermano-Polake e cila përfshinë territorin prej lumit Rajna në perëndim deri te lumi Vistulla në lindje, nga jugu e mbyllin Malet Mesatare, e në veri shtrihen deri në brigjet e Detit Baltik dhe të Detit të Veriut.
Malet Mesatare shtrihen në mes Fushës Gjermano-Polake në veri dhe barrierës malore të Alpeve dhe Karpateve në jug. Malet mesatare karakterizohen me lartësi mesatare, me majat e sheshura ose në formë kubeje dhe shpatet me pjerrtësi të butë në të cilat vërehet procesi i erodimit intensiv.
Klima
Klima e Evropës së Mesme nuk është e dhe gjithaq e llojllojshme sikurse në viset tjera, dhe në pjesën më të madhe mbizotëron klima e mesme kontinentale. Kontinentaliteti vjen në shprehje në lindje ku ka më pak të reshura atmosferike. Në veri-perëndim në viset e ulëta pranbaltike ka ndikimtë madh Oqeani Atlantik, dhe për këtë arsye mbizotron klima oqeanike, prandaj dimrat janë më të butë ndërsa reshjet janë më të mëdha. Ndikimi i Mesdheut është i kufizuar në një hapsirë të vogël të Sllovenisë përshkak të ndikimit të Alpeve. Me rritjen e lartësisë mbidetare temperature zbret dhe klima në male është e ashpër kontinentale dhe malore. Të reshurat mesatare osilojnë nga 750 – 1000 mm krejt në perëndim, deri në 2000 mm në Alpe, ndërsa kah lindja ato sillen dhe zbresin nga 750-500 mm. Temperatura më e ulët është nmatur në Insbruk -31 °C, ndërsa më e larta në Poznan në Poloni +39,4 °C. Temperatura mesatare e janarit është -4 °C, ndërsa e korrikut +20 °C.
Lenda ; Gjeografi
Prof ; ELHAMI ISUFI