Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Agim Deva

Kushtrim Deva ne interviste shpjegon fokusimin e shkrimtarit ne aspektin social te jeteses se femijeve. ‘Tematika kryesore e shkrimeve te tij ka qene ne shumicen e rasteve - sociale sepse edhe asht lidh me problemet e shoqerise. Sidomos e prekte shume fakti qe femijet e vegjel duhej te punonin si te shitnin cigare ose te bartnin me karroce ne treg gjerat qe blenin te tjeret dhe prej asaj kohe e ka pase personazh kryesor ne disa libra te tij Xhelen dhe Rinen’.

Cilat ishin vecorite e jetes familjare te shkrimtarit ?

"Jemi dy vellezer. Babin e kishim gjithemone prane bile mund ta ilustroj me shembullin si kurse kur isha i vogel dhe ndodhte te lendohesha a diç te ngjashme, raste kur te gjithe femijet therrasin nenen, une gjithnje kerkoja dhe qaja “babi”.

Me kujtohet si i vogel kur mblidheshim ne ahengje familjare, babi kendonte dhe i binte kitares, nganjehere edhe harmonikes se gojes. E ka pas zanin e mire, perndryshe si i ri ka kendu dhe ka marre pjese ne “Akordet e Kosoves”- manifestim muzikor i cili asht mbajt nji here ne vit asokohe ne Kosove. Shume shpesh i thelluar ne shkrimet e tij, leshonte zanin dhe ia fillonte ndoj kange."

Irina, Xhema e Beneti

Lutja henen dhe yjet

Di shqip Beneti ? – e pyeta…

Jo , shqip nuk mesojne ne lice !

Eu, Xheme Xhema , mendova

Sa lire e shesim kete atdhe !

Flokegjate e ngapak- marroce

Zgorqeve te mia kerkoje- dashuri,

Pyjeve te shpirtit hap me hap me ndoqe,

Po une as qe dija- sa zjarr ke ne gji…

Ndersa ecja i menduar

'Miku nuk me luti

Asgje per t’I dhene

Dore e shtrire tha krejt

C’kishte per te thene…

Qetesi...

Kush e di- neser, pikerisht ai nxenes,

Qe ndoshta me shpesh I ke thene : qetesi!

Mund te na zbardh f’tyren ne art a ne shkence

Neper kontinente te shpallet – gjeni.

Tematika dhe Motivi

Cila ka qene arsyeja qe ai vendosi te shkruante

libra per femije? Cfare e inspiroi ate? Kur

gjente shkrimtari kohen per te shkruar?

Agim Deva shkroi per tematika nga me te ndryshmet – qe nga pershkrimi i botes e natyres ne fillimet e shkrimeve te tij deri ne aspektin social te jetes se femijeve gjate viteve te 80ta deri pas luftes.Pervec temave sociale ai trajton edhe ceshtje te tjera po njejte te rendesishme. Ai shpesh flet per identitein kombetar, problemet politike te vendeve shqipfolese, emigrimin masiv te viteve te 80ta dhe 90ta per ne boten perendimore , veshtiresite ekonomike ,dhe nje nder temat e tij me te preferuara – dashurine e sinqerte femijerore. Te gjitha keto shkrime jane te stilit te thjeshte, ku ai perdor fjale te shkrurta e te

kuptueshme nga femijet. Vjershat e tij jane te

organizuara kryesisht ne katrena e rima eshte

e kryqezuar, mirepo ka raste kur ai perdor

vargun e lire qe eshte po njejte I bukur.

Ne koncert

"Talenti i lindur i tij per shkrime sidomos per poezi eshte verejtur qysh ne femijeri – me tregonin gjyshi e gjyshja ndersa dashuria e madhe e tij per femijet ngadale e shnderruan ne shkrimtar per femije.Si shkrimtar, jeta e tij ka qene pa orar. Gjithmone e ka pas nji laps e nji cope leter ne xhep. Sa here qe kishte ndoj ide, ndalej me shkrujt fjalen ose fjaline, edhe nese qellonte te ishte ne rruge, per me e perpunua ma vone ne vjershe. Kjo ndodhte gjithkund, bile edhe naten zgjohej nga gjumi per te shenua idene e mandej ne mengjes heret ndegjonim zhurmen e makines se shkrimit dhe dinim se asht duke e shkruajt ndonje poezi."

E kur n'fund mbarojne koncertet,

Neper salla t'kuqe

Ata t'rendeve te para

Kane tjera kolltuqe.

Jane te buta,

E u duket vetja si n'pambuk,

Prej aty nuk shihen sofrat

Kane apo s'kane buke...

Si ndihesh te jesh djali i Agim Deves?

Emma Gjebrea-Brown

Nita Shillova

Aktivitetet Sociale

Agim Deva ishte anetar i PEN-qendren se Kosoves dhe themelues e drejtues i OJQ-se 'Karavani i Shrimtareve per Femije' qe nga 200 deri ne fund te jetes, organizate tashme qe e mban emrin e tij.

"Sikur te ishte person qe jeton dy jetera sepse si prind ka qene shume i kujdesshem, gjithmone afer nesh dhe me na tregu rrugen e drejte dhe me na mesua. Gjithmone me kujtohet dashunia e madhe e tij per natyren sepse gjithnji mundohej te ndante kohen per ta kalua ne natyre bashkarisht me ne. Gjithmon ka insistua me na angazhu ne ndonje sport duke e theksu randesine e sportit per shendetin dhe vete si skiator dhe me dashuri te madhe per boren, na mesonte per skijimin dhe pasioni i tij ndikoi ne mua dhe sot e kesaj dite e kam kete sport ne shpirt.

Jam shume krenar per babain tim dhe ndihem shume zbrazet kur e di se ka shume vepra te pabotuara te cilat jane ne doreshkrim dhe plot ide qe pritshin rendin per tu shenua ne leter dhe po na mungon shume te gjitheve."

Ne vitin 2005 ishte edhe anetar i organizates 'Prane femijeve' ne kuader te se ciles organizoi disa simpoziume shkencore mbi ceshtjet e letersise per femije.

Agim Deva

vdiq me

1

Shkurt 2009.

Poezite e tij u perkthyen ne gjuhe te huaja: anglisht, turqisht, arabisht, cekisht, maqedonisht, serbisht, bullgarisht, hungarisht dhe kroatisht

President Sejdiu “krijuesi e pedagogu Agim Deva, edhe në kohët më të rënda për vendin tonë, diti që me fjalën e matur dhe të peshuar t'ua transmetojë gjeneratave të reja mesazhet e urtësisë, të dashurisë dhe të humanizmit”.

Vepra

'Trumbeta e Arte' 1968

'Kali yne lazdran' 1971

'Merrja lojes veterm zemren' 1975

'Kur qan e qesh majliza' 1985

'Harta e Zemres' 1984

'Po ma vjedh dikuhs dytetin' 1994

'Guri rrokulliset perteje' 1999

'Tregu i Hinkave' 1984

'Fjala ruhet kur shkruhet' 2002

'Xhela rritet here tjeter' 1990

dhe nje seri prej 12 librash per femije te te nivelit parashkollor ne vitin 2001...

Agim Deva

vdiq me

1 Shkurt 2009

Ministri Beqiri “me humbjen e Agim Devës, letrat shqipe kanë mbetur pa njërën nga pendët e saj më të shquara të letërsisë për fëmijë, e cila botës shqiptare i dha vepra të çmuara poetike dhe studimore. Me humbjen e tij, arsimi ynë universitar ka mbetur pa profesorin dhe pa pedagogun e urtë, i cili, me vlerësimet dhe gjykimet e tij të mprehta shkencore, i edukoi brezat e letrarëve të rinj në vendit tonë”

Krijimtaria Letrare

Ne moshen 10 vjecare botoi nje vjershe ne revistat e kohes. Librin e pare "Trumbeta e Arte" e botoi me 1968. Gjate jetes se tij shkroi nje numer te konsiderueshem veprash - libra femijesh per grupmosha te ndryshme por edhe libra akademike te fushes se studimit te tij, dy pjese teatrare, dy libra per femije me aftesi te kufizuara, libra me karakter ambiental.

Pervec librave me vjersha per femije ka shkruar edhe monografite : Romani yne per femije 1977, 'Poezia Shqipe per Femije' 1872-1980 e vitit 1982, 'Fjala' e perjetimi, permbledhje kritikash e studimesh 1984.

Permblodhi edhe nje panorame te poezise boterore per femije nen titullin ‘ Kulmi i Botes’ ne 1984. Bashke me Mehmet Gjevorin e Shefqet Veliun botoi librin ‘ Fjala behet lule’, liber leximi i klases se katert, kurse bashke me Xhevat Sylen eshte koautor i librit ‘Oret e duartrokitjeve’. Eshte bashkehartues i Abetares e cila qe nga shtatori 2008, perdoret zyrtarisht ne shkollat kosovare.

Jeta

Lindi me 1948, ne Beograd. Shkollen fillore e kreu ne Peje, ndersa shkollen e mesme dhe fakultetin ne Prishtine, ku diplomoi ne Fakultetin Filologjik, ne degen e Gjuhes Shqipe. Me pas vazhdoi magjistraturen e pastaj doktoraturen ne fushen e Romanit Shqiptar per Femije.

"Zerin e Rinise"

"Kryeredaktor i pare i Gazetes se Pionereve"

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi