fizikË
NDOTA E tokËs-dheut
- Njeriu me aktivitetet e veta në mënyrë ermanente e zvogëlon sipërfaqen e tokës pjellore e cila mund të përdoret për bujqësi. Siperfaqe të tëra të tokës pjellore në afërsi të termocentraleve të Kosovës , janë të mbuluara me hi , i cili përftohet nga djegia e qymyrit, dhe i cili përmban radionuklide bërthamore të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Toka është e ndotur edhe me materiale të shumta siç janë : metalet , qelqi , keramika , gomat , letrat etj. Toka nuk kursehet as nga përdorimi i tepruar i plehrave kimikë dhe as nga materialet e ndryshme ndërtimore.Toka ndotet edhe nga ajri dhe uji i ndotur.
Termocentrali
PASOJAT E NGROHJES GLOBALE JANË:
- rritja e temperaturës në siperfaqen e Tokës ;
- shkrirja e sasive të mëdha të akullit dhe ngritja e nivelit të detit. Kjo do të shkaktonte që disa vise të botës të vërshohet në tërësi nga uji;
- ndryshimin e klimës në pjesë të ndryshme të botës etj.
NDOTJA E AJRIT
MASAT MBROJTËSE
- përpunimi i mbeturinave nga industria,
- deponimi i mbeturinave të ngurta nga vendbanimet në vende të caktuara ,
-zvogëlimi i përdorimit të agrokemikateve në bujqësi etj.
- Ndër ndotësit kryesorë të ajrit janë proceset e djegies së lëndëve djegëse , të cilat janë burime stacionare të energjisë. Këtu para së gjithash bëjnë pjesë termocentralet . ngrohtoret si dhe burimet individuale të energjisë nëpërmjet djegies së drunjve dhe qymyrit. Nga këto burime stacionare të energjisë rrjedh sasia më e madhe e dioksidit të sulfurit dhe e grimcave të tjera të ngurta. Burim kryesor i ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës në Kosovë është kompleksi i termocentraleve , të cilat gjenden në afërsi të Prishtinës. Burim tjetër jo më pak i rëndësishëm i ndotjes së ajrit janë mjetet e ndryshme transportuese : veturat , autobusët , trenat me lokomotiva me naftë , aeroplanët , anijet etj.
NDOTJA E MJEDISIT JETËSOR
masat pËr mbrojtjen e ajrit nga ndotja
- Njeriu është pjesë përbërëse e natyrës. Mirëpo , prej kohës së paraqitjes së tij në Tokë e deri sot , ai merr nga mjedisi tërë atë që i nevojitet , ndërsa pjesën tjeter e hedh në formë të mbeturinave të llojllojshme duke ndotur kështu mjedisin jetësor. Me ndotje të mjedisit jetësor nënkuptojmë ndryshimet e padëshiruara të vetive fizike , kimike dhe biologjike të ajrit , të ujit dhe Tokës. Problemi i ndotjes po bëhet faktor limitues për zhvillimin e mëtejmë të njerëzimit.Kjo tregon se njerëzimi , në mënyrë të organizuar duhet të marrë masa për zvogëlimin dhe pengimin e ndotjes së mëtejme të mjedisit jetësor.
- Ajri paraqet faktorin ekzistencial për jetën e njeriut në Tokë, prandaj duhet përdorur të gjitha mjetet dhe mënyrat që këtë begati ta mbrojmë nga ndotja. Mbrojtja e ajrit nga ndotja mund të realizohet në disa mënyra: - zëvendësimi i karburanteve të papastra siç janë qymyri dhe nafta me karburante që ndotin më pak atmosferën, - ngritja e tymtarëve të fabrikave në lartësi më të madhe , në mënyrë që ndotjet të shpërndahen sa më larg nga burimi i emetimit, - rritja e sipërfaqeve të gjelbëruara ,të cilat i ndalin dhe i filtrojnë materiet e dëmshme, - në mënyrë institucionale të sillen ligje dhe akte të tjera juridike për mbrojtjen e ajrit nga ndotja.
- Burimet e ndotjes mund t'i klasifikojmë sipas komponenteve të mjedisit jetësor të cilat ndoten, e këto janë: ndotja e ajrit , e ujit dhe e Tokës.
ndotja e ujit
PASOJAT LOKALE DHE GLOBALE TË NDOTJES
- Uji po ashtu është një artikull i domosdoshëm për jetën e njeriut.Burimet e ndotjes së ujit janë : komunikacioni ujor , plehrat artificialë nga toka bujqësore , detergjentët etj. Në përmasa globale ndotësi kryesor i ujit është nafta. Kjo ka peshë specifike më të vogël se uji , prandaj noton dhe shpërndahet mbi ujë. Uji ndotet edhe nga ndotësit biologjikë siç janë: viruset, bakteriet kërpudhat , insektet etj. Sot njihen më se 200 sëmundje që rrjedhin nga përdorimi i ujit të ndotur.
MBROJTJA E UJIT NGA NDOTJA
Faleminderit pËr vËmendjen tuaj!
Mbrojtja më e mirë e ujit nga ndotja arrihet me:
- eliminimin e shkaqeve të ndotjes,
- mos hedhja e lëndëve e ndotëse në ujë,
-perdorimin e masave të posaçme të pastrimit.
- Ndotësit kryesorë të mjedisit në përmasa lokale në Kosovë janë: termocentralet , fabrika e cimentos në Han të Elezit , shkriitorja e plumbit dhe zinkut " Trepça" në Zveçan , lumi Sitnica , rrufepritësitë radioaktivë , lajmëruesit radioaktivë të zjarrit etj. Pasojat nga këta ndotës janë treguar në kuadër të identifikimit të burimeve të ndotjes së ajrit , ujit dhe tokës , ku njëkohësisht janë dhënë edhe masat mbrojtëse për çdonjërin nga këta ndotës.Perveç efekteve lokale , disa pasoja të ndotjes kanë përmasa globale. Rritja e përqëndrimit të CO2 në atmosferë , ngrit temperaturën e Tokës në procesin e ashtuquajtur ngrohja globale e Tokës , dhe dëmton mbështjellsin ozonik rreth saj , duke shkaktuar ndërrime të mëdha, të cilat vërehen në planetin tonë. Ngrohja globale është e ngjashme me efektin e serrës- shtëpisë së gjelbër. Në serrë bimët kanë temperaturë më të lartë se jashtë saj.
Ndotja e ujit
NDOTJA E MJEDISIT JETËSOR
Ta shpëtojmë botën.
- NDOTJA E AJRIT
- NDOTJA E UJIT
- MASAT PËR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA
- NDOTJA E TOKËS-DHEUT
- PASOJAT LOKALE DHE GLOBALE TË NDOTJES
e punuan : - Monika miftari
- albiona rexhepi
- mËsuesja e lËndËs : afËrdita mujaj
- klasa : IX / 5