Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Shpella e Trenit në rrethin e Devollit, ndodhet në pjesën perëndimore të liqenit të Prespës së Vogël dhe daton nga viti 6000 p.e.s. Shpella e Trenit është studiuar për vlerat e saj historike dhe natyrore. Përveç kolonive të lakuriqëve të natës që janë shumë të rëndësishme, në Shpellën e Trenit gjenden disa specie insektesh dhe jorruazorë të tjerë, karakteristikë e biotopit të shpellës
Kërkimet arkeologjike vërtetojnë se arti ne Shqipëri ka ekzistuar që në periudhën e Neolitit. Një numër i madh qeramikash, zbukurimesh e punimesh në metal, e terakotash që u përkisnin dikur fiseve ilire, janë gjetur në zona të ndryshme të truallit shqiptar. Megjithëse prodhimet e para (enë) krijoheshin më së shumti për përdorim praktik, format zoomorfe, gdhendjet dhe dekoracionet e punuara me kujdes i japin atyre një vlerë të madhe artistike.
Një numër i madh enësh që besohet të jenë krijuar gjatë kësaj periudhe kanë vlera artistike dalluese vendase, që nuk i ndeshim në artin e fqinjëve të tjerë (Helenët, Maqedonët, Romakët). Këto enë të lashta, të zbukuruara me dekoracione e fraktura plastike, hapën rrugë për zhvillimin e skulpturës në Shqipëri, e cila fillimisht u bazua mbi traditën helene të artit (veçanërisht korintike dhe korkyrase). Tipare më të qarta të artit ilir e në veçanti skulpturës u vunë në dukje sidomos me themelimin e disa qyteteve ilire si Bylisi e Amantia, ashtu si edhe me ngulimet helene si Dyrrahu, Apollonia e Orikumi
Nje nder monumentet me te vjetra te piktures qe nihet ne truallin e Shqiperise eshte piktura shkembore e shpelles se Lepenices.Ne sfondin e shkembit mund te verehen 18 figura,skena te stilizuara lineare.Shpella e Lepenicës gjëndet në perëndim të fshatit Lepenicë, Komuna Brataj e rrethit të Vlorës. Përfaqëson një shpellë karstike të formuar në shkëmbinj gëlqerorë. Shpella ka më shumë formën e guvës, por në muret e saj ka vizatime të herëshme me vlera të mëdha arkeologjike. Gjëndet në perëndim të fshatit Lepenicë, komuna Brataj e rrethit të Vlorës. Ka edhe vlera shkencore (gjeomorfologjike), didaktike e turistike
E punuan:
Gjatë periudhës së parahistorise, ilirët kishin të zhvilluar artin dekorativ, artin e zbukurimit me figura gjeometrike të objekteve që ata përdornin. Ai shërbente për hijeshimin e objekteve të përdorimit praktik dhe për zbukurimin e veshjes. Disa nga motivet gjeometrike kanë kuptim botëkuptimor, sepse janë të lidhura me kultet e kohës Në disa treva ilire praktikohej edhe pikturimi i qeramikës. Figurat gjeometrike më të pëlqyeshme kanë qenë trekëndëshi dhe rombi, vijat zigzage, tufat e vijave dhe më rrallë rrethi. Trekëndëshi dhe rombi janë të lidhura me kulte matriarkale, kurse rrethi dhe kryqi i thyer përfaqësojnë diellin.Ky art shquhet për saktësinë e zbatimit të motiveve Arti figurativ ilir prehistorik kufizohej kryesisht në punimin me baltë ose në bronz të figurave të kafshëve, të shpendëve e më rrallë të njerëzve, të cilët kishin me kultet fetare.
Art Haxhimusa
dhe
Leon Jashari