Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Përsa i përket traditave, Tirana shquhet për shumëllojshmëri si për gatimet tradicionale ashtu dhe për ritet e ndryshme. Disa nga ushqimet tiranase(tironse) si dhe e gjithë kulinaria shqiptare shquhet në Europë për diversitetin e saj. Ndër këto mund të përmendim: fërgesën, lakrorin, tavën e dheut, kukurecin, paçe etj. Tek ritet martesore mund të përmendim : ndrarjen e llokumit përgjysëm mes vjerrës dhe nuses, pajën, të afërmit e dhëndrit të cilët "vjedhin" një objekt nga shtëpia e nuses etj.
Prejardhja e mbiemrit: Në kohën e Perandorisë Osmane, spahi do të thoshte ofiq (grada më e lartë) e oficerit. Ata mbulonin një zonë të caktuar duke mbledhur taksa, duke grumbulluar ushtarë sipas urdhërave të Portës së Lartë. KIshin lidhje të drejtëpërdrejta me Sulltanin dhe ishin më të besuarit e Sulltanit. Ishin pronarë tokash, kullotash, mullish për bluarjen e miellitetj. Pasuritë ia dhuronte Sulltani për shkak të postit dhe detyrës që kryenin.
Një rol të madh në historinë e familjes ka luajtur dhe gjyshi Shaban Spahiu, tepër aktiv në kohën kur ka jetuar. Arsimin e ka mbaruar në shkollën e Medresesë dhe direkt pas mbarimit të saj ka përkrahur luftën Nacional-çlirimtare duke marrë pjesë si partizan në brgadën III sulmuese. Është zënë rob nga forcat gjermane të asaj kohe dhe është dërguar në kampin e përqëndrimit të Prishtinës. Pas çlirimi të vendit është mobilizuar me forcat e armatosura të Shqipërisë si oficer.
Në qytetin dhe rrethinat e Tiranës është zakoni që dasma fillon që të enjten, ku hapen dyert e shtëpive dhe priten me muzikë e ëmbëlsira vizitat e shoqërisë, ndërsa dhëndrin nuk e veshin dhëndër deri ditën që shkon e merr nusen. Pastaj, e premtja është dita që nisin pajën për tek shtëpia e dhëndrit. Është ruajtur zakoni që, në çdo valixhe të pajës, nusja hidhte disa karamele, pak oriz dhe nga dy sytha lulesh, si për të treguar një fillim të ri e me ëmbëlsi. Dita e shtunë, për tironsit quhet dita e nuses. Kjo për faktin se atë ditë nusja feston fundin e beqarisë dhe bën darkë pa burrin. Të dielën, nusja përgatitet që të lërë shtëpinë e nënës dhe zakonisht rreth orës 11 vjen dhëndri. Më pas ata hipin në makinën e zbukuruar dhe bashkë me shoqëruesit nisen drejt shtëpisë së dhëndrit, ku zhvillohet dasma. Kur hyn dhëndri në dhomë, takohet me të gjithë dhe përpara i del vëllai i nuses, ose një kushëri i saj, i cili më pas e gjuan djalin me një shuplakë.