Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Për çdo paqartësi, ndjehuni të lirë që të pyesni
Mendimet e Konicës për kritikën letrare si shkrim të argumentuar dhe subjektiv, madje si shkrim posaçërisht për letërsinë, prekin kriteret moderne të studimit letrar
Në vitet tridhjetë u zhvillua një kritikë e orientuar nga metoda të ndryshme: me kërkime filozofike e letrare (Branko Merxhani e Vangjo Nirvana), me kërkime thjesht letrare (Qemal Draçini, Pashk Gjeçi, Arshi Pipa), me kërkime thjesht sociale (Tajar Zavarlani, DhimitërShuteriqi, Petro Marko etj.
Në vitet e 30' të gjithë kthyen kokën nga perëndimi, ku dhe u shkolluan. Madje ishin të shqetësuar se çfarë vendi do të zinte tashmë Shqipëria në Evropë.
Dhimitër Shuteriqi botoi dy vëllime me vjersha: Kangët e rinisë së parë (1935) dhe Kangë? (1936). Te krijimtaria e tij poetike vërehet ndikimi i simbolizmit francez. Ai, sikurse Migjeni, përdori vargje të thyera, të përziera dhe të lira.
Nonda Bulka në një artikull tek Minerva shkroi se në letërsinë e shek. XX ndihej nevoja për çka të re e më moderne, sepse njerëzit paralelisht me artin duhet stërvitur dhe logjikën. Ai shkroi fejtone, proza poetike, skica, tregime të shkurtra humoristike.
Disa i përmblodhi në vëllimin "Kur qan dhe qesh bilbili (1934)
Sterjo Spasse zuri fill në vitet 30' me veprën Pse?, me të cilën arriti kulmin artistik. Me këtë vepër ai përuroi romanin shoqëror, me një shtresim filozofik.
Esad Mekuli shkroi poezi që kur ishte nxënës në gjimnaz. Ai është poeti më i popullarizuar në Kosovë, dhe krijuesit e quajtën bard i poezisë shqipe në Kosovë.
Poezitë e tij të thella përmblidhen në vëllimin "Nën hijën e robnisë".
Në këtë kohë u botuan revista të rëndëshme letrare si: Minerva (Tiranë, 1932) nga Tajar Zavalani, Odhise Paskali, Nebil Çika dhe Stefan Shundi.
Illyria (1934-1936) e Agim Jakovës, ku Migjeni botoi prozat dhe poezitë letrare.
Përpjekja shqiptare (1936-1939) e Branko Merxhanit, që bënte thirrje për një ringjallje shpirtërore të kombit, që e quante neoshqiptarizëm.
Revista ABC e Petro Markos, Bota e re e Gaqo Evangjelit
E përmuajshmja Hylli i Dritës, e themeluar nga Gjergj Fishta, luajti një rol të rëndësishëm në jetën kulturore.
Vedat Kokona, i shkolluar në Francë, botoi ditarin me shënime udhëtimi nga Tirana në Stokholm (1935), ndoshta i pari libër udhëpërshkrimi.
Petro Marko është një nga prozatorë më të shquar shqiptarë të pasluftës. Ngjarje e rëndësishme ishte vajtja vullnetare në Luftën e Spanjës, ku takoi Ernest Heminguejin. Cikli poetik "Lotët e mërgimit" nëpërmjet simboleve dhe alegorisë shpreh shqetësimet dhe ndjeshmëritë e të riut për kohën.
Gjatë kësaj kohe shfaqen një formë e re e krijimit, në të cilën përveç autorëve të rinjë, angazhohen dhe shkrimtarët e njohur, me tema aktuale si tema antifashiste, heronjtë e ditës etj.
Dhimitër Shuteriqi, Petro Marko, Shevqet Musaraj etj. shkruajtën këso tema.
Shevqet Musaraj në vitin 1944 botoi poemën Epopeja e Ballit Kombëtar, ku satirizoi me nota të humorit popullor, kundërshtarët e tij politikë, të mundurit në jetën politike
Në fillim të shekullit XX (1901) shfaqet punimi "Naim Be Frashëri" i Mali Kokojkës (Mid'hat Frashërit), monografia e parë për poetin kombëtar. Idetë e tij letrare zhvillohen më pas nga biografizimi në karakterizime të përgjithshme historikokulturore të letërsisë shqiptare. Këto ide u ndoqën dhe në kohë të mëvonshme.
Kishte shkrimtarë, që letërsinë e tyre e zotëronte romantizmi, trajtimet neoklasiciste, fryma sentimentale.
Kristo Floqi shkroi tragjedi me temë historike, komedi të lehta, skeçe etj. si: Fe e kombsi, Karllo Topija, Triumfi i lirisë
Milto Sotir Gurra shkroi tregime narrative, ku pasqyroi mallin dhe hidhërimin e shqiptarit të Jugut të mërguar në veprën Plagët e kurbetit.
Foqion Postoli shkroi disa romane: Për mprojtjën e atdheut, nën frymën e romantizmit kombëtar.
Haki Stërmilli ishte prozator dhe dramaturg i famshëm, që me veprën e tij të famshme Sikur të isha djalë, trajton për herë të parë temën e emancipimit të femrës. Ai shkroi dhe tri pjesë teatrale, që formuan një trilogji për historinë e krahinës së Dibrës gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913.
Etëhem Haxhiademi shkroi tragjedi që i kapërcente temat kombëtare, ndonëse në to nuk mungon sentimentalizmi i kohës. Ato dëshmuan për një përpunim gjuhësor të paparë në skenën shqiptare.
Vitet '40 - '44 nuk kishte si të ndryshonte shumë, pasi shkrimtarët e viteve '20 dhe '30 ishin ende gjallë dhe aktivë.
Kuteli vërejti se gjatë kësaj kohe, botohej pak. Pasi lexuesit ishin të interesuar në shkrimet e huaja, kryesisht italiane, dhe lexonin kryesisht shkrimtarët e famshëm shqiptarë në bibloteka.
Përkufizimin letërsi moderne shqiptare në historiografinë e letërsisë shqiptare e ka bërë Eqrem Çabej më 1929, në shkrimin e tij "Mbi poezinë e Lazgush Poradecit"
Letërsia shqiptare e kësaj kohe u krijua në një qark me karakteristikat e saj historike e kulturore, në një sfond të ndryshueshëm kombëtar, politik e shoqëror.
Në aspektin shoqëror e kombëtar u shtrua dendur çështja: Tani u bë Shqipëria, si të bëhen shqiptarët? Në aspektin e krijimtarisë letrare shtrohen çështjet e veçantive krijuese në letërsi dhe probleme të origjinalitetit e të universalitetit të saj.
Mitrush Kuteli shkëlqeu në interpretimet e tij për poezinë, veçanërisht për studimet kritike për poezinë e Nolit dhe të Lazgushit, të cilët i parapëlqente madje ua botoi dhe veprat. Kuteli u shqua dhe në vështrimet kritike për shkrimtarët të huaj si: Shefqendko, Eminesku etj.
Çabej e sheh modernitetin e Poradecit në stilin e ndryshëm nga Naimi. Poezia e Lazgushit karakterizohet me mendime të thella, ndjenja labirintike dhe ide njerëzore.
Sipas Çabejit, në letërsinë moderne shqiptare hyjnë dhe përkthimet e Nolit, ndërsa Asdreni bën kalimin në poezinë moderne shqiptare.
Skënder Luarasi e ka hetuar stilin modern të Lazgushit, si dhe Lazgushin si produkt të kohës.
Në gjininë e poezisë ende janë të forta tashëgimitë e poezisë së Nolit, Poradecit e Migjenit.
Në fushën e prozës është e gjallë proza e Koliqit dhe e Kutelit.
Ndërsa gjatë kësaj kohe vijnë kritikë të rinjë, që premtojnë ndërrime të fuqishme në mënyrën e trajtimit të letërsisë.
Nismëtar i kësaj periudhe mund të jetë Faik Konica me revistën "Albania" (1897-1909). Këtu botoi autorët e 1900-ës, madje dhe komentoi për këtë letërsi. Kështu bëhet kritiku i parë i kësaj letërsie.
Në një artikull të vitit 1906 "Kohëtore e letrave shqip" si dhe në interpretimet e veprave të Çajupit, Asdrenit, Nolit e Gurakuqit, vërejti se letërsia e re po çlirohet nga zotërimi i ideologjisë kombëtare.
Letërsia e hershme moderne shqiptare ka dy karakteristika themelore: krijimin e formave e të strukturave të reja letrare dhe krijimin e vetëdijës (ndërgjegjës) letrare.
Lame Kodra, pseudonimi i Sejfulla Malëshovës, në vitet '40 shkroi vepra, ku bie në subjektivizmi i tij poetik dhe trajta simbolike, që i përmbledhi në vëllimin poetik "Vjersha" (1945).
Nexhat Hakiu me përmbledhjet poetike: "Këngët e zambares" (1939) dhe "Këngë dhe gjaku (1944), që për nga ndjeshmëria i ngjan Lazgushit. Hakiu krijon pozi të mbështetur e të frymëzuar nga kënga erotike popullore, doket e zakonet fshatarake.
Gaspër Pali, vdiq i ri në mërgim, ku pas vdekjës botohet vëllimi "Hyjet mbi greminë". Disa tema, si ajo e mjerimit, i ngjajnë Migjenit, mirëpo Migjeni e sjell atë nga realiteti, ndërsa Pali e sjell nga brendësia e tij.
Arshi Pipa, poet e kritik, shfaqet me librin poetik Lundërtarët (1945).
Esad Mekuli shkroi një tufë poezish, me emrin Flamujt e shpaluem, ku zotëron ideja e revolucionit dhe luftës si zhvillim i ri për fatin e Kosovës.
Këto vjersha nuk kanë ndikim të madh, dhe dalin si një fazë kalimtare tek ai.
Anton Harapi nga viti 1939-1942 botoi në revistën Hylli i Dritës, prozën e gjatë, Valë mbi valë. Kjo vepër, ku teksti dokumentar gërshetohet me tregimtarinë, paraqet një eksperient të ri në prozën shqipe.
Musine Kokalari, ishte femra e parë bëhet autore e njohur dhe e respektuar në letrat shqipe. Ajo botoi tri vëllime me prozë: "Siç më thotë nënua plakë" (1939), "Rreth vatrës ...sa u tunt jeta" (1944)
Për shkak të pikëpamjeve politike, ajo u burgos dhe u internua nga diktatura komuniste, ku dhe vdiq e vetmuar dhe e përçmuar.
Në vitin 1944 Mustafa Greblleshi botoi romanin "Gremina e dashunis".
Kritikën recensionale, si dhe më pas atë estetike në këtë periudhë, e fillon Fishta në revistën e themeluar dhe drejtuar nga ai, Hylli i Dritës (1913). Të parën e ndeshim në rubrikën biblografi të librave të rinj të kësaj reviste; të dytën në shkrimet e tilla si:
A janë të zott shqiptarët me u ruajtë shtet në vedi?
ku shfaqet njëherësh dhe tipari polemist i shkrimeve kritike të autorit, i cili do të dallojë në shkrime të tilla si:
Hijeve të Parnasit (1922)
Në rasë të Qindvjetorit të Wolfgangut Goethe (1932)
Vjersha heroike shqyptare (1935) etj.
Një tip të kritikës hyrëse e ka kultivuar Fan Noli, ku interpretoi dhe vlerësoi veprat e mëdha të letërsisë botërore, që i përktheu vetë në shqip. Noli shkruan kritikë duke gjetur ngjasime të temave shoqërore të veprave të huaja me aktualitetet shqiptare, si: Don Kishoti, Hamleti, Makbethi, Jul Qezari etj.
Eqrem Çabej vuri në dukje i pari modernitetin e letërsisë shqiptare duke kujtuar Asdrenin e Poradecin. Në anën tjetër, ai ndërtoi një mendim të tijin sistematik për gjenezën, strukturën dhe historinë e letërsisë shqiptare. Çabej njohu dhe zbatoi metodën kulturo-historike të kritikës, të mbështetur në shkollën austro-gjermane.
Në këtë periudhë letrare trajtat poetike ua lënë vendin ngadalë trajtave të prozën.
Proza poetike shqipe e shek. XX zhvillohet nga proza poetike e Faik Konicës dhe Lumo Skëndos, tek format tregimtare moderne të Koliqit, Migjenit e Mitrush Kutelit.
Në këtë periudhë u zhvillua pëfundimisht romani që kalon nga romani historikodidaktik dhe dëshmues i Ndoc Nikajt me tema atdhetare të trashëguara, tek temat shoqërore e filozofike të Haki Stërmillit e të Sterjo Spasses.
Në letërsinë moderne, poezia shqipe karakterizohet nga një gjuhë e re poetike, struktura të reja stilistike dhe nga shnërrime metrike; vargu i përsosur metrikisht lidhet me vargun e lirë.
"Psalme murgu" e Asdrenit, apo "Vallja e Yjeve" e "Ylli i Zemrës" të Lazgush Poradecit.
Në këtë kohë krijojnë 3 poetët më të mëdhenjë modern shqiptarë: Lazgush Poradeci Fan S. Noli dhe Migjeni.
Drama, kishte një trashëgimi modeste, me dy tri drama të romantizmit.
Me fillim të shek. XX drama pati një zhvillim të shumëllojshëm.
Dramatika shqiptare tani njeh dramën e dokeve, dramën shoqërore me ide filozofike, tragjedinë klasike, tragjedinë neoklasiciste, komedinë e farsën dhe zhvillimin e melodramës me theks të veçantë poetik.
"Judë Makabë" e Gjergj Fishtës, "Israilitë e Filistinë" e Fan Nolit hyjnë në secilën antalogji historike të dramës shqiptare.
Gjergj Fishta është nga ata shkrimtarët e mëdhenjë që nuk iu binden lehtë klasifikimeve.
Nocioni Modern (lat. modernus) shfaqet që nga fillimi i epokës së re, që lidhet me mendimin dhe konceptin e ri të një kohe.
Sipas kësaj, nocioni modern shpall konceptet e saj krijuese të fillimit të shek. XX, dhe ka si karakteristikë:
Ky mund të quhet kundërveprim i mësimeve romantike, realiste e natyraliste.
Modernizmi thekson vetitë e dukurive që janë bashkëkohore, tejkalojnë traditën, dhe sjellin risi në përputhje me frymën dhe kërkesat e kohës.
Nga pikëpamja letrare, shek. XX është një kohë veçanërisht e dallueshme për disa arsye:
Në vitin 1900 vdes Naim Frashëri, dhe po atëherë, Gjergj Fishta boton shkrimet e para, dhe një vit më parë lind Lazgush Porageci.
Pra, me shek. XIX mbyllet letërsia romantike e Naimit, dhe letërsisë që nis me brezin e 1900-ës me Çajupin, Asdrenin, Konicën, Fishtën, Nolin e Skëndon, me një letërsi joromantike.
Në të parën mbizotëron ideja kombëtare, ndërsa në të dytën ideja shoqërore dhe njerëzore.
2014