Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
1767
Jeta
Naum Veqilharxhi lindi në fshatin Vithkuq të rrethit të Korçës, më datën 6 dhjetor 1797. Kjo zonë gjendet shumë pranë qendrës mesjetare të kulturës në Voskopojë.Vajzat e tij quheshin Saranda,Miranda dhe Luljeta.
Në vitin 1800, familja Veqilharxhi braktisi Vithkuqin, për shkak të dyndjeve të turqve dhe ashpërsimit të procesit të myslimanizmit (1800-1823). Duke qenë ortodoks dhe me lidhje patriotike, babai i Naumit, Panajot Veqilharxhi, zgjodhi si destinacion njërën prej principatave rumune (Tara Romaneasca).
Por që në rini, Naumi, duke qenë dhe tip jokonformist dhe i influencuar nga idetë atdhetare arriti të bëhej një nga liderët e shqiptarëve të Rumanisë, duke bashkëpunuar dhe me figurën e njohur Ipsilantin. Naumi atëherë luftonte për emancipimin e popullit të tij dhe për krijimin e një shteti kombëtar shqiptar.
Pas vitit 1829, familja Veqilharxhi ishte një nga më të pasurat dhe më të respektuarat në qytetin e Brailes. Naumi zotëronte disa prona të patundura dhe ndërkohë ushtronte dhe profesionin e avokatit
lindi ne vitin
1814
Jeronim de Rada
Biografia
U lind në Makia të Kalabrisë mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Më 1834 shkoi për të studiuar drejtësi në Napoli, ku mori pjesë gjallërisht në lëvizjen politike dhe kulturore të kohës. Më 1848 nxori të parën gazetë shqiptare "L'Albanese d'Italia", në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës. Pas dështimit të revolucionit më 1848 e mbylli gazetën dhe i zhgënjyer u tërhoq në fshatin e tij të lindjes deri në fillim të viteve 60 të shek. XIX. Duke nisur nga v. 1861, në jetën e De Rada nisi një fazë e re, kur ai shfaqet si një nga figurat më në zë te Rilindjes sonë Kombëtare. Pas traktatit Parimet e estetikës (Principii di estetica, 1861) botoi veprat lashtësia e kombit shqiptar ("Antichità della nazione albanase", 1864) dhe Rapsodi të një poeme arbëreshe ("Rapsodie d'un poema albanese", 1866), që luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare. Hyri në korrespondencë me patriotët shqiptarë dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirë të Shqipërisë, ndoqi me interes të gjallë ngjarjet në Shqipëri. Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar çështjes kombëtare i dha me revistën "Flamuri Arbrit", që botoi në vitet 1883-1885. Në "Testamentin politik" (1902) shprehu optimizmin në të ardhmen e Shqipërisë dhe pakënaqësinë e tij ndaj politikës imperialiste të Italisë ndaj atdheut të të parëve
Zhvilloi nje veprimtari te fryteshme edhe ne studimet gjuhesore
1818
biografia
Zef Jubani lindi në Shkodër në 1818, ideolog i Rilindjes, ekonomist, folklorist e shkrimtar, themelues i organizatës së shegertëve "Shoqëria ndihmëtare" në ShkodërMë 1862 bashkëpunoi në organizmin e lëvizjes antiosmane të Mirditës. Autor i veprave: "Përmbledhje këngësh popullore dhe rapsodi poemash shqiptare", "Aktualiteti i popullit të Shqipërisë së Veriut", "Kundrime mbi gjendjen morale dhe intelektuale të popullit shqiptar", etj. Në shkurt të 1868 i kushton një poezi Elena Gjikës, me titullin "Princesha prej fisit të Zotnive të Shqipnisë - Kangë lavdit për të nderueshmen Zojë e dijetare në shkrim Dora d'Istria", ku autori nënshkruan Sepi Ndokë Illija-Jubani. Përmend sesi princesha, me punë e art ishte përpjekur të ndriçonte Shqipërinë, duke ndihmuar shqiptarë e arbëreshë. Ajo do të shkruajë për të në një artikull të "Revista Europea", numri gjegjës i të cilës s'ekziston, por njihet nga burime të tërthorta. Poezia e Jubanit u botua për herë të parë në veprën "Dora d'Istrias - Shqiptarët" me 1870, përmbledhje poetike. Përfaqësues të inteligjencës nga Shqipnia, arbëreshët e Italisë dhe Greqisë mblodhën në këtë vëllim disa poezi të tyre kësaj shkrimtareje të përmendur për përkrahjen e çështjes kombëtare. Vëllim që dëshmon gjërësinë që kishte marrë shkrimi i poezive në shqip, e ndokush kishte nusur me shkrue edhe vargje të mira
1826
Biografia
Lexues dhe studiues i shquar i gjuhës shqipe, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, i arsimit dhe i kulturës. Lindi në Elbasan, ndoqi nga viti 1847 gjimnazin Zosimea të Janinës, ku ndihmoi J. G. Hanin për të studiuar shqipen e për të hartuar një fjalor shqip-gjermanisht. Shkoi në Stamboll më 1857 dhe për të treguar nevojën e një pune të re me përkthimet shqipe hartoi një Memorandum për gjuhën shqipe. Qëndroi në Maltë deri më 1860 në një seminar protestant, ku ndërkohë përfundoi përkthimin e Dhjatës së re toskërisht e gegërisht. Paraqiti disa nga idetë e rilindësve për njësinë e Shqipërisë autonome, për lashtësinë e virtytet e shqiptarëve, si edhe gjendjen e arsimit e të dialekteve të shqipes në punimin Shënime mbi Shqipërinë, gjuha dhe përkthimi i shkrimeve të shenjta (1860). U vendos mësues në Tunis deri më 1865, kur hyri në marrëdhënie me përfaqësuesin e Shoqërisë Biblike të Londrës në Stamboll. Botoi më 1866 përtkhimin e parë gegërisht Katër Ungjijtë dhe punët e Apostujve dhe vijoi për shumë vjet përkthimet: Psallmet (1868 toskërisht, 1869 gegërisht), Dhjata e re (gegërisht 1869, toskërisht 1879), Të bërët dhe të dalët (toskërisht 1880), Nomi i dytë (toskërisht 1882) Fjalët e urta të Solomonit dhe Vivla e Isaisë (toskërisht 1884). Ka lënë dorëshkrim Krijesa dhe të dalët gegërisht, si edhe disa shkrime të tjera që nuk janë gjetur. Udhëtoi disa herë nëpër Shqipëri që nga viti 1870 për të mbledhur fjalë e shprehje nga goja e popullit, për të përhapur librat e vet dhe për t'u mësuar bashkatdhetarëve shqipen letrare. Shoqëria Biblike i ndërpreu marrëdhëniet me të më 1874 pa paralajmërim, sepse u vërtetua që ai nuk besonte në frymëzimin hyjnor të Biblës. U detyrua të shiste dru e qymyr e të hapte një pijetore në Tiranë, por jepte fshehurazi mësime të shqipes. U vendos përfundimisht më 1884 në Elbasan, ku vijoi të jepte shqipen fshehurazi derisa vdiq.
Botoi më 1867 Abetaren gegërisht, më 1868 toskërisht
1846
biografia
Në vendlindje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" (1869).
Me vonë punoi pak muaj në Stamboll, si nëpunës i vogël në zyrën e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë të mirë. Në fillim ishte nëpunës të dhjetash në Berat e më pas i doganës në Sarandë (1872-1877). Në këtë periudhë Naim Frashëri bëri prova të vjershërimit shqip, nën ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershërimit persisht, me sukses, duke botuar më vonë edhe një përmbledhje lirikash Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885). Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë shqiptare. Poema e tij e parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në Stamboll Naim Frashëri ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës "Drita", më pas "Dituria" (1884-1885), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin, disa shqipërime të shkrimtarit. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si kryetar
1850
Jeta
Lindi në Frashër të Përmetit më 1 qershor 1850. Ishte një nga djemtë e Halit bej Dakollarit, nga Dera e madhe Frashëri. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Më 1865 së bashku me pesë vëllezërit e tij dhe dy motrat u vendos në Janinë. Këtu së bashku me vëllanë, Naimin, Sami Frashëri kreu shkollën e mesme greke "Zosimea", ku përveç kulturës së përgjithshme, përvetësoi krahas greqishtes së re e të vjetër edhe gjuhën latine si dhe gjuhën frënge dhe atë italiane. Në Tetovë, nga Mahmut Efendiu (Kalkendelenli Mahmut Efendi), mësoi arabisht, persisht dhe turqisht[1].
Më 1872 u vendos në Stamboll ku zhvilloi një veprimtari të gjerë patriotike për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të popullit shqiptar dhe bashkëpunoi me përfaqësuesit më përparimtarë të lëvizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte një ndër organizatorët kryesorë të "Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare" dhe me themelimin e "Shoqërisë së të shtypurit me shkronja shqip" (1879) u zgjodh kryetar i saj
2013
Zanafilla hyjnore e punës së rilindasve i kishte rrënjët te domosdoshmëria për tu kujtuar bashkatdhetarëve të vetë, se, këta të fundit, nuk ishin një popull dosido dhe as pahistori, e më tepër nuk kishin më të voglën arsye që të ndiheshin të ftohtë apo armiqësorë ndaj atdheunt të tyre. Por, të ndiheshin krenar për atë gjenezë të kahershme historike që i identifikonte si të tillë. Kjo përkonte me shumë luftra, ngjarje, personazhe, dhe epope (fatmirësisht të lavdishme) dhe duhet të ishte burim frymëzimi për shqiptarët e “fjetur” të kohës.
Në ndryshim me periudhën e pararilindjes, kur shqipëtarët ishin të shpërndarë dhe të pa paorientuar, ky “revolucion” ishte vendimtar dhe jo vetëm i përgatiti, por, edhe hodhi në “mësymje” rilindasit me qëllim zgjimin e popullit të vet duke e ndriçuar mendërisht atë. Shqiptarët intelektualë të kohës, pra rilindasit tanë vlerësuan pozitivisht strategjinë e ngritjes lartë të figurave kombëtare
Vetë koha po diktonte nevojën e një ringjallje së ndjenjës kombëtarë si në kohën e Gjergji Kastriotit, kur ky hero shqiptaro-evropian, si ortodoks, musliman apo katolik, u flijua me predikimin e bukur të shqiptarisë. Te ky personazh pothuajse laik, që shqiptarinë e vendosi mbi veten dhe mbi fetë që e shoqëruan për “së largu”, rilindasit gjetën etalonin frymëzues të lëvizjes së tyre fisnike. Gjetën pikën e bashkimit midis figurës së këtij heroi dhe fisnikërisë etno-morale që populli i “tij” trashëgonte. Ata morën nga heroi kombëtar, personazhin me formën e tij, por më tepër i kushtuan vëmendje anës thelbësore të këtij heroi, atdhedashurisë dhe qëllimit që kishte, bashkimit kombëtar të shqiptarëve
1767-1846
1800
1700
GERSI DOKU