Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Esteret

Esteret janë përbërje kimike që përftohen nga reagimi i një oskiacidi me një përbërje hidroksile si një alkool ose fenol. Esteret janë në përgjithësi te prejardhur nga një acid inorganik ose acid organik ku te paktën një grup OH (hidroksil) zëvendësohet nga një grup alkil –O-, dhe në shumicën e rasteve nga acidet karboksilike dhe alkoolet.

Esterët janë te kudogjendura. Me natyrisht yndyrat dhe vajrat janë acidet yndyror estere te glicerolit.

Esterët janë derivate funksionale të acideve karboksilike me formulë të përgjithshme RCOOR’. Përfitohen nga veprimi I acideve karboksiklike me alkoolet.

Reaksioni midis acidit dhe alkoolit me c’rast përfitohet ester dhe ujë quhet reaksion I esterifikimit.

Hidroliza e yndyrnave dhe vajrave

Esterët në përbërjen e yndyrave dhe vajrave

Yndyrnat dhe vajrat hidrolizojnë në organizmin, nën veprimin e enzimeve. Produktet e hidrolizës janë gliceroli dhe acidet yndyrore të larta.

Kripërat alkalike të acideve yndyrore të larta quhen sapune. Prej këtu edhe reaksioni I hidrolizës në këtë rast quhet sapunifikim

Yndyrat dhe vajrat janë përzierje e ndërlikuar e më shumë komponimeve ku dominojnë esteret e glicerolit me acidet e larta yndyrore, të quajtura gliceride.

Pasi gliceroli ka tri grupe hidroksile, esterifikimi mund të bëhet në një grup hidroksil, me c’rast krijohet monoglicerid, në dy diglicerid dhe në tri grupe triglicerid.

Vetite dhe perdorimi

Esterët e përfituara nga alkoolet e ulta dhe acidet, kanë erë të këndshme. Përdoren për aromatizimin e prodhimeve ushqimore, pijeve etj. -Gjithashtu përdoren edhe për ushqim.

Me peshë të ulët molekulare përdorën përgjithësisht si aroma dhe gjenden në vajra esenciale.

Emri sistematik i një esteri formohet nga emri i acidit, në vend te prapashtesës "oik“ shtohet prapashtesa "oat" dhe pas kësaj emri i radikalit te alkoolit përkatës.

CH3COOCH3 -metil etanoat

C6H5COOC2H5 -etil benzoat

Reaksioni që zhvillohet në kah të kundërt quhet reaksion I hidrolizës së esterit. Reaksioni I hidrolizës dhe esterifikimit janë të kundërt dhe në drejtpeshim dinamik.

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi