Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Punoi
Eduart Bardhushi
Klasa 11B
Prill 2016
Ç'prej kohësh letërsia shqipe
kishte nevojë për ta. Letrat shqipe
prisnin me ngut ardhjen e shkrimtarëve
novatorë, ata që do të thyenin rutinën,
që do të zgjeronin venat e saj
të ngushtuara, që do të shkatërronin
klishetë parazitare, që do u kthenin
fjalëve lirinë e humbur.
Kur Millosh Gjergj Nikolla, me pseudonimin Migjeni, djali i ri nga Shkodra, i brishtë, elegant dhe serioz... nisi të magjepsej nga arti i të shkruarit, letërsia shqipe kishte katërqind vjet që ekzistonte. Për të kuptuar se ç'përfaqësonin këto vepra, mjafton të përmendim "Rrethimi i Shkodrës", të shkruar nga Marin Barleti, që ndonëse botuar më 1504, lexohet me një frymë edhe sot. Midis shkrimtarëve që u shquan në këtë periudhë ishin Pjetër Budi (1566-1622),
Frang Bardhi (1606-1643) dhe
Pjetër Bogdani(1625-1689), personalitete të kulturës shqiptare e të asaj
evropiane njëkohësisht.
Nuk dëshiron të vdesë pa shkruar diçka
për Heroin Kombëtar të popullit të vet.
I shkroi, pra, ato tre rreshta në prozë
(fjalët e fundit ishin "s'flitet ma"), dhe
ndoshta me një lehtësim të fundit nisi
të shuhej, gjersa vdiq, fare i qetë, siç
dëshmojnë të gjithë, më 26 gusht 1938.
Përballë euforisë dhe vetëlavdatave prej të cilave po i merrej fryma artit shqiptar, Migjeni dhe shkrimtarë të tjerë të kohës i parashtruan botës shqiptare një vizion të ri: sensin vetëkritik. Sfida e migjenit ka të bëjë me "malin që s'bëzan", pra me krejt mendësinë shqiptare, me idolet, kanunet, mitet, komplekset e paragjykimet të shtresuara shekull pas shekulli...
Kështu Migjeni i Brishtë, djaloshi i krehur me kujdes, kërcënimi i të cilit do t'i bënte të shqyheshin gazit banorët e maleve, goditi i pari atë që ngjante e paprekshme: tradicionalizmin mesjetar. Noli, Poradeci dhe Migjeni ishin të tre, ndonëse në mënyra të ndryshme, shkrimtarë të tipit të ri.
Vargu i Poradecit
"Fluturoi dhe shtergu i fundit madhështor me shpirt të gjorë", do t'i shkonte kësaj vdekje tragjike, aq më tepër që, sipas moshës, Migjeni duhej të vdiste vërtet i fundit.
Migjeni shkroi dy vepra kryesore, "Vargjet e lira", në poezi, dhe "Novelat e qytetit të veriut", në prozë. Asnjëra prej tyre nuk e pa dritën e botimit në gjallje të tij. Shqipëria sapo kishte dalë nga nata islamiko-osmane. Dalja e saj, përmes një kaosi e anarkie të paparë, kishte qenë një ndër më të dhimbshmet në historinë e shteteve. Kufinjtë e prerësipas një kirurgjie të pamëshirshme dhëmbnin ende. Gati gjysma e shqiptarëve kishte mbetur jashtë tyre. Vendi ishte i varfër, i trishtë, gjysmë i rrënuar.
Të tre shkrimtarët e mëdhenj të epokës
mund t'i përfytyrojmë si të vendosur në
tri zona: në zonën qiellore, Poradecin, në
një zonë mërgimi, një farë purgatori, Nolin,
dhe në ferrin e ditëve të zakonshme,Migjenin
Të tre së bashku përbënin një gjeni të plotë.
Një lis pasqyrohet në lotin e qiellit,
Tundet dhe përgjaket në pasjon të viganit,
"Jetë! Jetë unë due! e frymë merr prej fellit,
si stuhi shkymë ajrin... por në fund ia nis vajit.
Ditët e fundit...
Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyrat tona
Me këtë varg ai nis vjershën e famshme "Vjeshta në parakalim".
Ngjyrën e verdhë lozin në vallen e fundme
(Dëshirë e marrë e gjetheve që një nga një vdesin),
Gëzimet, endjet tona, dëshirat e fundme
nëpër balta të vjeshtës një nga një po shkelin.
Në dhjetor 1937, me vaporin që bënte rrugën Durrës-Bari, Migjeni u nis për t'u kuruar e ndoshta pastaj edhe për të studiuar për letërsi në Itali. Nga kjo rrugë, ai nuk do të kthehej më. Në senatoriumin San-Luigji të Torinos kur e ndjen se ditët i ka të numëruara, gjithçka tek ai merr formë testamentiale. Në tre rreshtat e fundit që shkroi, përpara se t'i fillonin krizat e të binte në koma, prej së cilës nuk do përmendej më, për herë të parë në veprën e tij përmend emrin e Skënderbeut
Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe