Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Tretje e holluar - tretje të cilat përmbajnë sasi të vogël të substancës së tretur.
Tretje e koncentruar - tretja përmban sasi më të madhe të substancës së tretur
Sipas sasisë së substancës së tretur në sasi të caktuara të tretësit, tretja mund të jetë:
1. Tretje e pangopur është tretje në të cilën, në kushte të dhëna, tretësi mund të tretë ende nga substanca e tretur.
2. Tretje e ngopur është tretja e cila, në kushte të dhëna, në tretësin është tretur sasi maksimale e mundshme e substancës së tretur.
3. Tretje e tejngopur tretja e këtillë përmban sasi më të madhe të substancës së tretur nga ai i ngopur. Nga tretjet e këtilla teprica e substancës së tretur precipiton (fundërron).
Si tretës më i mirë është UJI.
Tretshmëria varet nga shumë faktorë:
1. Struktura e molekulës
2. Shtypja
3. Temperatura
Tretësirat janë përzierje homogjene e dy ose më shumë komponentëve.
Tretjet mund të fitohen me përzierjen e substancave
nga të gjitha gjendjet agregate, po edhe vetë tretjet gjenden në të gjitha gjendje agregate.
Tretja përbëhet nga tretësi dhe substanca e tretur.
Tretës është substanca që është në sasi më të madhe dhe e cila është në gjendje të njëjtë agregate me tretjen e fituar.