Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Kryetar: Fjord Leka
Anetaret: Erta Subashi
Klodian Karreci
Danjel Karamani
Arbi Hoxha
Kleogest Gjoka
Bërthamat të cilat kanë numër të njejtë protonesh Z , por numër të ndryshëm të masës A - pra numër të ndryshëm neutronesh (N = A - Z),quhen izotope. Elemente të ndryshme kanë numër të ndryshëm izotopesh.Kështu p.sh., hidrogjeni i ka tri izotope : protonin , deuteriumin dhe triciumin.
Numri i protoneve në bërthamën atomike shënohet me Z dhe quhet numri atomik , ndërsa numri i përgjithshëm i nukleoneve në bërthamën e atomit shënohet me A ,dhe quhet numri i masës.
Për herë të parë ky term është përdorur nga filozofi i Greqisë së lashtë Demokriti (460 p.e.s.-370 p.e.s.) i cili me këtë fjalë emërtonte atë element të materies që nuk ndahet më d.m.th atomi greqisht atomo , fjalë e përbërë nga parafjala a=pa + tomo, temno=presë, ndaj, ajo që nuk pritet më. Më pas Xhon Daltoni i vërtetoi botëkuptimet e filozofëve Demokriti dhe Leukipi. Ai përfundoi se materia eshë e ndërtuar prej grimcave te vogla te cilat nuk mund te ndahen prej tij me metoda kimike. Këto grimca janë atomet.
Numri i masës së një elementi paraqet shumën e numrit të protoneve Z ,dhe të numrit të neutroneve N në bërthamë për elementin e dhënë ,do të thotë :
A = Z + N
Ose simbolikisht ,bërthama paraqitet në këtë formë:
-Bërthama e atomit është pjesa qendrore e atomit.Në të është përqendruar pjesa më e madhe e masës së atomit dhe ajo është e ngarkuar me elektricitet pozitiv.Dihet se bërthama atomike përbëhet nga protonet dhe neutronet,të cilat paraqiten me një emër të përbashkët - nukleone.
Protonet janë grimca të elektrizuara me elektricitet pozitiv ndërsa neutronet nuk janë fare të elektrizuara
Numri i protoneve dhe neutroneve në bërthamën atomike ndryshon.Kështu ,psh. atomi i hidrogjenit ka vetëm 1 proton në bërthamë ,atomi i heliumit 2 protone dhe 2 neutrone , ndërsa njëri nga atomet e uranit ,i cili është i fundit në sistemin periodik të elementeve , ka 92 protone dhe 146 neutrone në bërthamë.