Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Bashkesia e stadeve elementare ne te cilat kalon nje reaksion I pergjithshem shuma e te cilave jep nje reaksion te pergjithshem.
Barazimi kimik i nje reaksioni shpreh vetem reaktantet dhe produktet e atij reaksioni,ai nuk jep asnje informacion mbi rrugen qe reaksioni ndjek gjer ne perfitimin e produkteve.Procesi qe ndjek nje reaksion gjate zhvillimit te tij quhet mekanizem reaksioni.
Stad elementar:Reaksioni i thjeshte qe nuk mund te zberthehet ne reaksione te tjera me te thjeshta ku reaktantet shnderrohen ne produkte vetem me nje kalim.
Studimet tregojne se reaksionet ne shumikcen e rasteve zhvillohen ne disa hapa(stade).Bashkeveprimi i oksidit te azotit NO me hidrogjenin H2 arrin ne produktet e reaksionit azot N2 dhe uje H2O duke kaluar ne dy stade:
Stadi 1 2NO +〖 H〗2 =>N2 + H2 O2
Stadi 2 H2 O2 + H2 => 2H2 O
Nga mbledhja e barazimeve te stadit te pare dhe te dyte perftohet barazimi perfundimtar i reaksionit:
2NO +2 H2 => N2 + 2H2 O
Molekulat e peroksidit te hidrogjenit H2 O2 qe prodhohen ne stadin e pare,marrin pjese si
reaktante ne reaksionin e stadit te dyte,por nuk jane produkte te reaksionit.Substanca te tilla si:peroksidi i hidrogjenit H2 O2,qe prodhohen ne reaksionin e nje stasi dhe konsumohen ne reaksionin e nje stadi tjeter njihen me emertimin perberje te ndermjetme te reaksionit.Cdo stad ne mekanizmin e nje reaksioni te pergjithshem emertohet reaksion elementar.Nje reaksion elementar nuk mund te ndahet ne stade me te thjeshta.Barazimi kimik i nje reaksioni elementar shpreh dhe rrugen e zhvillimit te reaksionit kimik.Ne praktiken kimike njihen shume reaksione kimike ,rruga e te cileve shkon permes nje hapi te vetem ose me nje stad te vetem.Shembull i nje reaksioni te tille eshte dhe ai i bashkeveprimit te oksidit te karbonit CO me dioksidin e azotit NO2 ne temperaturen 225°.Ketu barazimi kimik per reaksionin eshte njeheresh dhe barazim kimik i reaksionit elementar.
Katalizatori
Substanca te afta te ndryshojne shpejtesine e reaksionit pa ndryshuar natyren e reaktanteve dhe produkteve.
Katalizatoret jane :
inhibrid (shpejtesia e rex ulet )
aktivator (shpejtesia e reax rritet)
A+B-->P A+K-->AK AK+B-->P+K
Vecorite
Kinetika Kimike
Kinetika kimike është degë e kimisë fizike e cila e studion shpejtësinë e reaksioneve kimike dhe faktorët (siç janë përqendrimi, temperatura, shtypja, prania e katalizatorëve etj.) të cilët ndikojnë në të. Për të studiuar gjendjen dhe zhvillimin e procesit në sistëm tani futet një variabël e re, e cila është koha. Interesi i përdorimit të kësaj variable është i dyfishtë:
- shpejtësia e reaksioneve kimie është një madhësi e matshme në nivelin makroskopik, që ka rëndësi të madhe praktike.
- duke studiuar shpejtësinë e reaksioneve kimike, në të njëjtën kohë edhe pse nuk i studiojmë reaksionet në aspektin mikroskopik megjithatë mund të marrim informata në mënyrë indirekte për mekanizmin e reaksioneve kimike.
Goditje :
elastike – jo energjetike –pa ndryshim
efektive – energjetike-boshtore –keutje e lidhjeve ekzistuese
1. KUSHTET PER TE PASUR REAKSMIN
• ENERGJIA E AKTIVIZIMIT
• KOMPLEKS AKTIV
Ekuacioni i shpejtësitë se reaksioneve kimike .
Në shumicën e reaksioneve kimike, shpejtësia e reaksionit varet prej përqendrimit të pjesëmarrsve të ndryshëm të reaksionit për kohën t. Marrëdhënia në mes shpejtësisë së reaksionit dhe përqendrimeve të pjesëmarrsve të reaksionit quhet ligj i shpejtësisë.Per kete ekziston ligji I veprimit te masave qe thote se shpejtesia eshte ne perpjestim te drejte me perqendrimin e reaktanteve dhe eshte e barabarte me prodhimin e perqendrimit te reaktanteve ngritur ne fuqi me nje numer te barabarte me koeficientet e barazimit kimik .
Vecrite :
Ka njesi
Ka kuptim
Specifike
Varet nga temperatura
Nuk varet nga perqendrimi
Për disa reaksione kimike, shpejtësia e harxhimit të reaktantëve ose ajo e formimit të produkteve mund të shprehet në mënyrë empirike me anë të ekuacionit të kësaj forme:
ku k eshte konstantja e reaksionit, dhe janë parametra të pavarur prej përqendrimit dhe kohës. Poashtu për një produkt Z, ku kZ nuk do të thotë se është e njëjtë me ka:
Shpejtësia e përgjithshme e reaksionit, mund të jepet poashtu me ekuacionin e formës së përgjithshme:
Kompleks Aktiv: Gjendje e ndermjetme e paqendrueshme midis reaktanteve dhe produkteve kane filluar te doesohen lidhjet ekzistuese kane filluar te rejat po asnjera perfundimisht ose gjendje kalimtare midis reaktanteve dhe produkteve R P
Energji aktivizimi
Energjia minimale shtesë mbi atë fillestare që i
duhet reaktantëve për:
a. Frominim e kompleksit aktiv
b. Kalimin e barrierës energjitike
c. Shndërrimin e reaktantëve në produkte
REND
REND:Shuma e koeficienteve me te cilet ngrihen ne fuqi perqendrimet e reaktanteve ne ekuacionin kinetik qe eshte ligji i veprimit te masave per stadin me te ngadalte.
Eshte mikroskopik pasi jep kuptim molar;
Eshte numer i plote jo me i madh se 3,thyesor,0 dhe negativ;
Eshte specifik dhe i pergjithshem;
Ka te beje vetem me stadin me te ngadalte.
Rendi i reaksionit percaktohet duke u mbeshtetur ne ekuacionin kinetik te atij reaksioni.Le te ndjekim kuptimin e rendit te reaksionit per reaksionin e formes se pergjithshme: aA+bB=>produkte,kur ekuacioni kinetik per keto reaksione ka formen:v=k〖[A]〗^x 〖[B]〗^y Treguesit e fuqive x,y te perqendrimeve te reaktanteve [A] dhe [B] ne ekuacionin kinetik merren parasysh per te percaktuar rendin e reaksionit.Rendi mund te percaktohet ne lidhje me nje reaktant te vetem dhe per te gjithe reaktantet ne ekuacionin kinetik te reaksionit. Keshtu per ekuacionin (1) treguesi i fuqise per [A] qe eshte x,konsiderohet si rendi i reaksionit ne lidhje me reaktantin A.Kurse treguesi i fuqise per:[B]=>y,konsiderohet si rendi i reaksionit ne lidhje me reaktantin B.Shuma e treguesve te fuqive (x+y) per perqendrimet e te dy reaktanteve A dhe B ne ekuacionin (1) konsiderohet si rendi i pergjithshem i reaksionit.Pra rendi i nje reaksioni ne lidhje me nje reaktant eshte i barabarte me treguesin e fuqise se perqendrimit te atij reaktanti ne ekuacionin kinetik te atij reaksioni.Rend i pergjithshem i nje reaksioni quhet shuma e rendeve perkates te cdo reaktanti ne ekuacionin kinetik te reaksionit.Per reaksionet e ndryshme kimike,vlerat e x dhe y jane te ndryshme dhe mund te jene 0,1,2,3 ose 0.5 ;1.5;2.5 por kurre me shume se 3.Keto vlera percaktohen eksperimentalisht dhe nuk eshte e nevojshme te jene te barabarta me vlerat e a dhe b ne nje reaksion kimik.
SHEMBULL 1 Cilet jane rendet e reaksionit per secilin reaktant dhe rendi i pergjithshem per reaksionin: NO+O3=>NO2 + O2 Kur ekuacioni kinetik eshte:V=k[NO2][O3] ZGJIDHJE:Reaksioni eshte i rendit te pare ne lidhje me oksidin e azotit NO.Reaksioni eshte po i rendit te pare ne lidhje me reaktantin oksigjen O3.Rendi i pergjithshem i reaksionit eshte sa shuma e rendeve per te dy reaktantet:1+1=2.Pra reaksioni eshte i rendit te dyte.
SHEMBULL 2 Eksperimenti per reaksionin NO2+CO=> NO+CO2 tregon se ne temperaturen 200°C reaksioni eshte i rendit te dyte ne lidhje me NO2 dhe i rendit zero ne lidhje me CO.Shkruani ekuacionin kinetik te reaksionit. ZGJIDHJE:Ekuacioni kinetik do te kete formen: V=k〖[NO2]〗^m 〖[CO]〗^n.Reaksioni eshte i rendit te dyte ne lidhje me NO2,keshtu m=2.Reaksioni eshte i rendit zero ne lidhje me CO,keshtu qe n=0.Ekuacioni kinetik tani merr formen:V=k〖[NO2]〗^2 〖[CO]〗^0=k〖[CO]〗^2
SHEMBULL 3 Ekuacioni kinetik per reaksioni H2 +2NO=>N2O +H2O eshte:V=k[NO]2[H2].Cili eshte rendi i raksionit ne lidhje me cdo reaksion?Cili eshte rendi i pergjithshem i reaksionit? ZGJIDHJE:Reaksioni eshte i rendit te dyte ne lidhje me oksidin e azotit NO.Reaksioni eshte i rendit te pare ne lidhje me hidrogjenin H2.Rendi i pergjithshem i reaksionit eshte shuma(2+1)=3.
Kuptimi i shpejtësisë së reaksionit
Shpejtesia tregon numrin e moleve qe transformohen ne nje liter ne nje sekonde ose ndryshe percakton shpejtesine me te cilen reaktantet shnderrohen ne produkte .
Shpejtësia e një reaksioni kimik shprehet si ndryshim i përqendrimit të reaktantëve më kohën. Nëse reaksioni kimik nuk zhvillohet shumë shpejt është e mundur që të përcillet me anë të metodave të ndryshme shpejtësia e evoluimit të tij nëse e dijmë ekuacionin e reaksionit kimik si dhe sasinë e secilit reaktant që përdoret në reaksion. Po ashtu shpejtësinë e reaksionit mund t’a shprehim përmes produktit ose produkteve të formuara
gjatë reaksiont nëse dihet sasia e tyre që formohet me kohën gjatë të cilës e përcjellim zhvillimin e reaksionit. Në figurën 1, në vazhdim është paraqitur rritja e sasisë të një produkti të formuar me kohën (lakorja A) dhe zvoglimi i sasisë së një reaktanti gjatë zhvillimit të reaksionit për kohë të ndryshme (lakorja B).
Po qe se e marrim në konsideratë reaksionin:C2H2 + 2 H2 C2H6 ;
Lakorja nën A mund t’a paraqet rritjen e sasisë së etanit, C2H6, me kohën t.
Nëse në kohën t1 fitohen n1 mole etan dhe në kohën t2 formohen n2 mole etan, atëherë shpejtësia mesatare e reaksionit, vmes, është: n perfaqeson C
Vmes = (n2 – n1) / (t2 – t1).
Per produktet :C=C2-C1
Per reaktante C=C1-C2
Molekulariteti i reaksionit
Numri i mikrogrimcave atome, mole , jone qe perplasen ne menyre te pas cdo stadi elementar .
Vecorite :
Teorik
Mikroskopik
Vetem numer i plote jo me i madhe se 3
Reaksionet kimike në aspektin kinetik mund të jenë elementare ato të cilat zhvillohen në vetëm një etapë ose reaksione komplekse ato të cilat zhvillohen në shumë etapa. Po qe se reaksioni është i thjeshtë ose elementar shtrohet pyetja se sa molekula reagojnë në mes tyre për të dhënë produktet pra sa molekula hyjnë në reaksion. Numri i tillë i molekulave quhet molekularitet i reaksionit. Sa i përket rendit të reaksionit thamë më lartë se ai tregon si ndryshon shpejtësia e reaksionit në varësi të përqendrimit të reaktantëve. Rendi i reaksionit e paraqet një numër që përcaktohet në mënyrë eksperimentale dhe i cili duhet dalluar çdo herë prej molekularitetit të reaksionit i cili tregon numrin e molekulave që marrin pjesë në reaksion.
1.Natyra e Reaktanteve:
-natyra kimike e lidhjes
-natyra kimike e lendes
Reaksioni me I shpejte eshte ai ku:
-Reaktantet jane ne lidhje jonike ose metal dhe jometal I forte.
-Reaktantet jane ne lidhje kovalente polare ose metal dhe jometal I dobet.
-Reaktantet jane ne lidhje kovalente te paster ose metal dhe jometal inaktiv te dobet
2.Siperfaqja e kontaktit
Ne siperfaqet heterogjene kur siperfaqja e kontaktit eshte me e madhe ,edhe shpejtesia e reaksionit rritet.Qe siperfaqja e perberjeve te ngurta te jete sa me e madhe ,ato grimcohen per ta rritur siperfaqen e kontaktit.Te gjitha perberjet e ngurta qe treten ,kalohen ne tretesire per te rritur siperfaqen e kontaktit ,duke rritur njekohesisht dhe shpjetesine e reaksionit kimik.
Enzimet
Enzimet janë katalizatorët më efikas të cilët janë krijuar deri më tani. Ato veprojnë në mënyrë të njëjtë me katalizatorët tjerë por karakterizohen me një shkallë shumë të lartë të rendimentit të shndërrimit të reaktantëve në produkte dhe i karakterizon shkallë e lartë e selektivitetit dhe specificitetit.
Natyra e Reaktanteve.
• Siperfaqja e kontaktit.
• Temperatura.
• Perqendrimi Reaktanteve.
• Trysnia.
• Katalizatori
Shpejtesia tregon numrin e moleve qe transformed ne nje liter ne nje sounder ose ndryshe percakton shpejtesine me te cilen reaktantet slanderous ne produkte .Shpejtësia e një reaksioni kimik shprehet si ndryshim i përqendrimit të R me kohën
3.Temperatura
5.Katalizatori
Kur temperatura e nje sistemi rritet me 100C , shpejtesia rrite 2-4 here . Me rritjen e temperatures rritet dhe energjia kinetike e levizjes se molekulave ,atomeve dhe joneve .Kjo sjell rritjen e numrit te perplasjeve se tyre dhe,njekohesisht , rritet edhe numri i perplasjeve te frytshme , qe cojne ne zhvillimin e reaksionit kimik . Sa me shume perplasje te frytshme te kete , aq me shpejt ndodh dhe reaksioni kimik
Varesia nga temperatura
VR=t Barazimi i Vant Hoft
γ koeficienti i temperatures per shpejtesine e reaksionit
T = t +273
-ndikon ne shpejtesine e reaksionit kimik pasi ai ul energjine e aktivizimit.
Mekanizmi i katalizës.
Shpejtësia e një reaksioni varet nga frekuenca e ndeshjeve efikase në mes reaktantëve. Kjo frekuencë e ndeshjeve përcaktohet nga faktorët sterik, mbi të cilët s’mund të ndikojmë, nga energjia e aktivizimit dhe nga proporcioni i molekulave që përmbajnë energji kinetike të mjaftueshme. Pra egzistojnë dy mundësi që të përshpejtohet një reaksion kimik:
me rritjen e energjisë kinetike të molekulave duke rritur temperaturën
me uljen e energjisë së aktivizimit.
Katalizatorët veprojnë sipas mundësisë së dytë. Po të jemi këtu shumë të sakët, katalizatori nuk e zvoglon energjinë e aktivizimit të një reaksioni. Ky e zëvendëson këtë .
4.Perqendrimi i reaktanteve
Shpejtesia e reaksionit eshte ne perpjestim te drejte me numrin e perplasjeve te frytshme te molekulave te reaktanteve . Numri i ketyre perplasjeve rritet me rritjen e perqendrimit te secilit nga reaktantet dhe njekohesisht rritet dhe shpejtesia e reaksionit