Voici 

Prezi AI.

Votre nouvel assistant de présentation.

Affinez, améliorez et adaptez votre contenu, trouvez des images pertinentes et éditez des visuels plus rapidement que jamais.

Chargement...
Transcription

Papunesia,Varferia dhe Qellimet e Mileniumit

Qëllimet e Mileniumit

Varfëria

Ne shtator te vitit 2000 ne Samitin e Mileniumit te KB-ve ,189 udheheqes boterore u pajtuan te caktojne disa qellime te afatizuara e te matshme per t'i luftuar varferine,urine ,semundjet,analfabetizmin,shkaterrimin e mjedisit dhe diskriminimin e grave.Keto qellime zhvillimore te Mileniumit ose QZHM,si njihen tash,jane thelbi i agjendes se zhvillimit.Afati i fundit kohor per te permbushur keto qellime,tete gjithsej,eshte caktuar per vitin 2015.

Varfëria është gjendja në të cilën mungon një sasi e caktuar jetike e pasurisë materiale ose të të hollave.Varfëria absolute apo skamja i referohet mungesës së nevojave themelore të njeriut, të cilat zakonisht përfshijnë ushqimin, ujin, higjienën, veshjen, strehimin, kujdesin shëndetësor dhe arsimimin. Varfëria relative përkufizohet si pabarazi ekonomike në vende apo në shoqëri në të cilën jetojnë njerëzit.Në pjesën më të madhe të historisë, varfëria është konsideruar gjerësisht si e pashmangshme, pasi mënyrat tradicionale të prodhimit ishin të pamjaftueshme për ti dhënë të gjithë popullsie një standard komod të jetesës.Pas revolucionit industrial, prodhimi masiv në fabrika e bëri pasurimin gjithnjë e më të arritsëm. I një rëndësie shumë të madhe është modernizimi i bujqësisë, në mënyrë që të sigurohet më tepër ushqim për të popullatën.Ofrimi i nevojave themelore në një vend nga ana e shtetit mund të kufizohet nga fenomene të të tilla si korrupsioni, ivazioni fiskal, borxhi dhe kushtëzimi i kreditimit si dhe nga largimi i profesionistëve jashtë vendit. Strategjitë themelore për rritjen e të ardhurave zakonisht përfshijnë lirinë ekonomike, sociale, dhe ofrimin e shërbimeve financiare.Ulja e varfërisë është një objektiv i madh dhe çështja për shumë organizata ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore. Banka Botërore në vitin 2008 ka vlerësuar se 1,290,000,000 njerëz jetonin në varfëri absolute. Nga këta, rreth 400 milionë njerëz në varfëri absolute jetojnë në Indi dhe 173 milionë në Kinë. Në SHBA 1 në 5 fëmijë jeton në varfëri.

Problemet sociale

Qellimet perfshijne:

Shoqeria bashkekohore ballafaqohet me probleme te ndryshme sociale.Dy problemet me te medha dhe me te perhapura sociale jane papunesia dhe varferia.Keto dy probleme jane te lidhura ngushte me njera-tjetren,sepse njera e shkakton tjetren.Per t'i luftuar varferine, urine, semundjet,analfabetizmin,shkaterrimin e mjedisit dhe diskrimin e grave u formua "Qellimet e Mileniumit".

  • Zvogelimin pergjysme te varferise se skajshme dhe urisë;
  • Arritjen e arsimit fillor universal;
  • Promovimin e barazise gjinore dhe fuqizimin e grave;
  • Zvogelimin e mortalitetit te femijeve per 2/3;
  • Permisimin e shendetit te nenave;
  • Luftimin dhe parandalimin e shprendarjes se HIV/AIDS,malarjes,TB-se dhe semundjeve tjera;
  • Sigurimi i qendrueshmerise se ambientit dhe
  • Zhvillimi i partneritetit global per zhvillim.
  • Plotesimi i ketyre qellimeve do ta bente jeten e miliarda njerezve shume me te lehte dhe me te kendshme.Do te ndodhte nje paqe sociale mes njerezve te nje vendi por shume me lehte do te ruhej edhe paqja ndermjet popujve te ndryshem dhe paqja boterore ne teresi.

Papunesia

Papunësia paraqet përqindjen e të papunësuarve nga tërë kapaciteti i fuqisë punëtore në një territor të caktuar brenda një vendi apo në tërë vendin. Pra, ky indikator ekonomik tregon nivelin e fuqisë punëtore të pashfrytëzuar në proceset ekonomike në një territor gjeografik.

Sipas klasifikimit të Bashkimit Evropian të papunësuar janë ata pjesëtarë të fuqisë punëtore të cilët nuk kanë pasur punë gjatë javës kur është bërë studimi, aktivisht kanë kërkuar punë gjatë asaj jave dhe janë të gatshëm të nisin një punë gjatë dy javëve të ardhshme.

Shkalla e papunësisë është një tregues i mirëqenies ekonomike në përgjithësi. Një shkallë e ulët është tregues i një ekonomie të fortë ku ata që kërkojnë punë mund ta gjejnë atë shpejt, ndërsa një shkallë e lartë mund të tregojë një ekonomi më të dobët. Nga ana tjetër, punëdhënësit mund të gjejnë më lehtë punonjës kur shkalla e papunësisë është e lartë.Pra një ndër problemet shqetësuese në shoqërinë e sotme është papunësia.Përcaktimi pë nocionin papunësi mbështetet në përkufizimin e dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e Punës."Të papunë konsiderohen t gjithë personat në moshë pine të bazuar në matjen e popullsisë ekonomikisht aktive,të cilët gjatë periudhës referuese plotësojnë kërkesat:- janë pa punë, të gatshëm për punë dhe kërkojnë punë."

Punoi:Valëza Rrahmani

Lënda:Edukatë Qytetare

Prof.Sami Fetahu

VIII-1

Apprenez-en plus sur la création de présentations dynamiques et engageantes avec Prezi