Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Faleminderit për vëmendjen!

Është e njohur se një mol i çfarëdo gazi në kushte normale zë vëllimin konstant i cili është 22,41 dm^3.

Vëllimi i 1 moli të gazit në kushte normale quhet vëllimi molar dhe shënohet me Vm. Pra:

Vm=22.41 dm^3 mol^-1

Sasia e gazit paraqet raportin midis vëllimit të tij dhe vëllimit molar:

n=V/Vm

Konstantja e Avogadros është në përpjestim sepse varet nga numri i llojeve të grimcave dhe paraqet një madhësi molare që përkufizohet:

L=N/n

Kjo është konstantja e përgjithshme natyrore që ka vlerën L=6,022×10^23mol^-1

-Masa atomike relative ose masa molekulare relative e shprehur në gram quhet masë molare dhe shënohet me M.

-Sasia e substancës që ka për njësi molin ka lidhje të ngushtë me masën e substancës (m), me masën molare të saj (M), me numrin e grimcave (N) dhe me konstanten e Avogadros (L). Kjo mund të paraqitet:

n=m/M dhe n=N/L prej nga del:

m=n×M dhe N=n×L

Sasia e substancës dhe vëllimi molar

Numri i Avogadros

Në bazë të matjeve të sakta është përcaktuar numri i grimcave që përmban një mol. Ky numër quhet numri i Avogadros. Vlera e këtij numri është 6,022045×10^23.

Meqenëse 1 mol i çfarëdo substance përmban numrin e Avogadros të grimcave, ky numër ndryshe quhet konstanta e Avogadros dhe shënohet me L.

L=6.02205×10^23 mol^-1

Moli është sasia e substancës së definuar me formulë kimike, e cila përmban po aq grimca (atome, molekula, jone, elektrone, protone) sa ka atome në 12 g të izotopit të karbonit C-12.

Sasia e substancës-Moli

Moli është njësi për sasinë e substancës që e pasqyron numrin e grimcave të asaj substance.

Simboli i tij shënohet me n. Një mol i çfarëdo substance përmban gjithnjë numër të njëjtë grimcash (atome, molekula, jone, elektrone, protone ose njësi të tjera).

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi