Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Në këtë vepër përshkruhet ngritja dhe rënia e familjes Buendia dhe e fshatit Macondo, themeluar prej saj në zemrën e Kolumbisë.Gjashtë breza, jetët e të cilëve gërshetohen në Makondo (jashtë botës, mes reales dhe fantazisë, mes së vërtetës dhe legjendës, misterit ).
Nga kryeplaku i familjes dhe themeluesi i Macondo-s, Hose Arkadio Buendia deri tek fëmija i fundit me të cilin mbyllet romani kalon një shekull.Duke u martuar Hose Arkadio me kushërirën e tij Ursula, të gjashtë brezat jetojnë të mbytur nga supersticioni dhe nga frika e fëmijëve me bisht derrkuci.
Të pakta janë çastet e lumtura në jetën e Mokando-s, shpesh
herë i trazuar nga lufta civile, lulëzimi ekonomik, shfrytëzimi, katastrofat natyrore dhe shkatërrimet nga dora e njeriut. Jeta që zhvillohet në faqet e romanit nuk është vetëm ajo e fshatit por e gjithë Amerikës Latine.''Personazhet'' e historisë janë të shumtë: nipër, fëmijë, vëllezër, me hidhërimet e tyre, ndryshimet e gjeneratave, fantazitë e papërmbushura, vitalitetin e burrave dhe mençurinë e grave të Makondos.
Derisa arrijmë në fund, ku tërë fshati shkatërrohet nga një ciklon tropikal.
Në qendë të romanit është tema e vetmisë. Gjithë personazhet kryesorë, gjatë gjithë jetës ose në një stad të caktuar të saj, vuajnë nga ndjesia e vetmisë dhe e izolimit.Vetë Makondoja shihet si një mikrounivers i izoluar nga bota, i braktisur në mëshirën e vetmisë së saj.Kjo vetmi ka shkaqe të ndryshme sipas natyrës së personazhit: dikujt i vjen nga pushteti, dikujt nga dobësia, dikujt nga heshtja e dikujt nga çmenduria. Cigani profet Melkiades shkoi në atë botë, por u kthye që të bisedonte në dhomën e vet me njerëzit, ngaqë nuk e duroi dot vetminë. Aurelianoja, më dinjitozi i fisit, e ndien veten të përhumbur në shkretëtirën e vetmisë nga gjithëpushteti shungullues, Ursula në pleqërinë e thellë rron e zhytur në vetminë e pangushëlluar, Amaranta u mbyll në dhomë për të vuajtur deri në vdekje vetminë e saj. Është vetmia ajo që s’i lë heronjtë e Markesit të tregojnë dhe t’i shpalosin ndjenjat e tyre të miqësisë së mirëfilltë, të dashurisë së vërtetë, të ngrohtësisë dhe humanizmit; është ajo që i përçudnon dhe i tjetërson, i hedh në krahët e perversitetit, të imoralitetit dhe zvetënimit të përgjithshëm.Tek Markes ekziston bindja se koha nuk ndryshon asgjë e nuk sjell përmirësim, se rrota e historisë sillet e sillet rreth të njëjtit bosht, derisa gjithçka konsumohet nga ndryshku dhe përsëritja
Romani "100 vjet vetmi" mbart ne thelb te saj gershetimin e reales me mitiken dhe fantastiken. Nepermjet ketij gershetimi G. Markes e con lexuesin ne dimesione te ndryshme. Dukuri paranormale, bashkëjetesë e të vdekurve me të gjallët, pagjumësi dhe harresë kolektive, kohë e ndalur, ndërhyrje e së shkuarës mbi të tashmen, qenie të mbinatyrshme, shi që zgjat pothuaj pesë vjet pa pushim jane disa nga elementet fatastiko-mitike qe vendos autori ne roman . Gjate leximit lexuesi e ka te veshtire te beje dallimin midis fantastikes dhe reales pasi gjuha e perdorur me teknika te sofistikuara rrembejne lexuesin ne brendesi te ngjarjeve. E vecanta e kesaj vepre qendron ne faktin qe Markezi nuk jep asnje date apo kohe se kur zhvillohen ngjarjet. Kjo pasi nepermjet kesaj ai pergjitheson dukurine e makondos duke e zhvendosur, bere pjese te te gjithe botes ane e mbane saj kudo ku ka njerez qe nis historia.
"100 vjet vetmi" eshte nje liber plot me teprime gjeniale, me nje fantazi moskokecarese e me nje potence figurative marramendese- nje liber detajesh madheshtore dhe i nje kompozimi te rralle. Markesi shkroi nje roman qe ne Evrope nuk eshte shkruar dot deri tani dhe qe ndoshta asqe mund te shkruhet ndonjehere: letersi si reportazh i krijimit , si rikujtese magjike dhe si rebelim. Ky roman te jep pershtypjen sikur eshte zanafilla e vete Natyres .
DASHURIA NE VEPER
Tema e dashurise ze nje vend te rendesishem ne veper . Vepra nis me dashurine e ndaluar te dy kusherinjeve Hose Arkadio Buendia me Ursulen .Nga kjo marredhenie lind dhe gjithcka ne veper. Pasardhesit e tyre Aureliano Buendia dhe Hose Arkidio , zhvillojne ngjarjet ne hyrje te vepres. Dashuria ne roman kalon neper skuta te ndryshme .Dashuri te realizuara, mekatare dhe ndeshkuese. Pasioni qe perfshin personazhet kalon deri ne lidhje te paligjshme sikurse ajo e nipit me hallon e tij. Jeta ne Makondi nis nga dashuria dhe shuhet po prej saj.
ESE: "UNE BESOJ NE MAGJINE E JETES REALE. "
Jeta eshte ne nje gare te vazhdueshme me kohen dhe duket se sa me shume kohe te kaloje,aq me shume ka ikur edhe jeta.Sot asgje nuk duket e magjishme.E verteta eshte qe cdo gje eshte gri,e trishtuar.Dhe vete jeta eshtee e zbehte sepse ndosh qe perplasemi dhe thyhemi nga fortesia e realitetit.Po pyetja qe lind eshte pse te mos nderthurim kete realitet me pak magji??
Cdo njeri prej nesh eshte i talentuar,origjinal.Jemi ne vete ata qe duke bere bashke realitetin me fantastiken te marrim nje realizem magjik qe eshte i tille vetem e vetem sepse eshte real.Ne keto kohe po jetojme ne nje vorbull botesh alternative te sajuara, por nje bote me e bukur krijohet kur bazohesh tek ajo qe ke jetuar per shembull kur gjendesh prane vendit te lindjes,kur ndodhesh perballe germadhave te shtqpise se femijerise.Kjo te ndihmon ne ngritjen e nje bote magjike.Imagjinata eshet ajo qe e pasuron realitetin dhe jo largimin prej tij.Ne qender te jetes se gjithsecilit duhet te qendroje e verteta te ciles duke i shtuar magjiken behet emocionuese,si nje perberes i rendesishem.Emocioni eshet ai qe na ben te ndihemi gjalle,frika nga te qenurit te vetmuar duhet te na ajpe force.Prandaj une besoj ne magjine e jetes reale dhe ne perpjekjen per ti dhene kuptim.Duhet te krijojme mundesin e zhvillimit te bnje realiteti magjik per kedo.
NDERTHURJA E KULTURAVE DHE ZAKONEVE
Gabriel Garsia Markes, nismetar dhe kreu i "realizmit magjik" ku ai shkrin elemente te botes mitologjike , besetytni me realitetin e vendit, Nderthurja eshte me teper sec duhet perfekte, ku ne si lexues te kesaj vepre e kemi te pamundur te dallojme ku fillon realja dhe fantazia. Ne realizmin e tij magjik, magjikja rritet prej reales dhe me pas shfaqet ne menyra nga me te ndryshmet mahnitese per lexuesit. Makondo nje fshat i izoluar ne vetvete , i cili trembet por dhe mahniten ne te njejten kohe nga risite qe tregtaret e ndryshem sjellin ne fshat. Mund te permendim rastin kur ne Makondo mberrin treni i pare dhe fshatareve ju duket si nje "kuzhine qe terheq nga mbrapa nje fshat". Apo Melhiadesi me fisin e tij i cili me dy shufrat prej metali mahnit Hose Arkadion duke iu krijuar keshtu ideja se mund te gjendet flori nepermjet ketyre dy shufrave . Per shkak te kuriozitetit te tij per te provuar cdo gje qe Melhiadesi i tregonte, ai ishte i gatshem te bente cdo gje duke mos degjuar gruan e tij. Per shkak te mungeses se zhvillimit dhe mosnjohjes se koncepteve te reja, banoret besonin akoma ne besetytni qe ju ishin kaluar nga prinderit brez pas brezi. Fshati pesoi nje ndryshim kur u shfaqen dijetaret e Memfisit te cilet sollen papagall qe recitonin tekste serenatash italiane , aparartin per te harruar kujtimet e liga. Risi nga me te ndryshmet te cilat i dhane serish nje ide Hose Arkadios per te ndertuar makinen e kohes. Banoret nuk i kuptonin ato qe ai perpiqej qe t'ia u shpjegonte sa me qarte. Ndersa Ursula , gruaja e tij s'ia vinte veshin . Ajo perpiqej qe ta bindte burrin e saj te hiqte dore nga idete e kota , mbasi ajo gjithashtu deshironte normalitetin e familjes. Garsia na paraqet ne kete veper dhe dukurine e incestit ku Hose Arkadio ka marre per grua Ursulen qe eshte kusherira e tij e pare.Nepermjet historis se fisit indian Ciriguano , Markes deshironte te paralajmeronte njerezit qe te parandalonin te keqen qe mund tiu ndodhte . Meqense ne mite fundi gjithmone te krijon nje shprese, ne veprat e autorit ndihet besimi ne te ardhmen.100 vjet vetmi eshte nje veper realiste-fantastike por dhe mitike qe krijon hapesira te medha per pergjithesine. Ketu magjikja dhe fantastikja shfaqen si dukuri te natyrshme si bashkejetesa e te gjalleve me te vdekurit etj.
Vetmia, nje ndjenje e cila te izolon nga familja por dhe nga bota rreth teje. Nga titulli i vepres kuptojme qe ne jeten e personazheve toa mbizoteron vetmia. Ajo eshte nje ndjenje e cila rritet dita dites akoma dhe me shume por ne te njejten kohe dhe me e forte.Kjo ndjenje nuk te lejon te perjetosh bukurite e verteta te botes, por te shtyn drejt zgjedhjeve te cilat heret apo vone do te te cojne drejt rrenimit. Por si cdo gje ne jete qe ka nje zgjidhje dhe per jeten te mbizoteruar nga vetmia zgjidhja e vetme eshte ndjenja e dashurise. Dashurise per jeten dhe per njerezit qe na rrethojne. Nese ne jete tona nuk ekziston ndjenja e dashurise , qofte vetemper veten tone apo dhe per te tjeret atehere ne jemi duke ecur ne nje rruge ku ne fund te saj nuk do te shikojme rrezen e drites por erresire. Mbasi ne nje jete ku mungon ndjenja e dashurise mungon dhe shpres per jete. Shpresa, e cila eshte e vetmja gje qe i ben disa njerez te afte te ecin perpara ne jetet e tyre dhe pse mund te kene humbur cdo gje. Duke shpresuar se dita e neserme mund t'iu ofroj nje mundesi te dyte per te rifilluar jeten e tyre nga e para ata tregohen gjithnje e me shume optimiste. Tema e dashurise ne krijimtarine e Markesit , mendoj se ze nje vend teper te vecante. Mund te permendim vepren " Dashuri ne kohen e koleres" e cila ka ne qender serish ndjenjen e dashurise, por gjithashtu paraqet idene e parapercaktimit te fatit tone ne munges te kesaj ndjenje. Ne 100 vjet vetmi na pashtrohet ideja se dashuria eshte nje ndjenje e fuqishme e cila mund ti shlyeje gabimet , mekatet qe ne mund te kemi kryerne rrugetimin e jetes tone sado e gjate apo e shkurter ka qene ajo, mjafton qe zemrat tona te mos mbizoterohen nga urrejtja. Per Markes, dashuria mund te konsiderohet dhe si nje semundj.Nje semundje e cila te ben qe i gjithe trupi te jete ne dhimbje, te krijon ndjesin e te qenit bosh nga brenda. Nje boshllek te cilin nuk mund ta plotesosh pavaresisht cdo perpjekjeve qe ben. Dashuria, nje semundje e cila nuk kurohet nga nje ilac dosido, por nga nje ilac i rralle qe nuk mund te ofrohet nga cdokusht ne ditet e sotme. Ilaci emrin lumturia.