Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading content…
Loading…
Transcript

“Unë gjithëherë në klasën time e aplikoj formën e uljes në grupe sepse klasa ime është klasa e shekullit XXI e financuar nga USAID-I dhe është e strukturuar në atë mënyrë që të ulen në grupe, në formë të gjashtëkëndëshit, pesëkëndëshit, katërkëndëshit dhe të rrethit.” (Mësuese e kl. IV)

Ju faleminderit!

Metodat e hulumtimit në arsim

31 Janar 2015, Prishtinë

Projekt hulumtues realizuar si pjesë e kursit Metodat e hulumtimit në arsim në programin master, drejtimi Mësimdhënia dhe Kurrikula

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

Fakulteti i Edukimit

REZULTATET NGA TË DHËNAT CILËSORE

Mësimdhënësit

-90% e mësimdhënësve e vlerësojnë renditjen e bankave si të rëndësishme dhe me ndikim në performancën e nxënësve.

Ulja në grupe është një formë pozitive dhe bashkëkohore, pasi përmes saj nxënësit mund të shkëmbejnë ide të ndryshme gjatë realizimit të detyrave, krijojnë komunikim pozitiv me shokët e tyre, mësojnë për tiparet e njëri-tjetrit, krijojnë ndjenjë respekti mes vete etj.

Arsyet të cilat bëjnë mësuesit të përzgjedhin formën e uljes së nxënësve, dhe të mos e ndryshojnë, janë kryesisht faktorë që nuk varen nga ta, si psh.: ankesa për çrregullimin e bankave nga punëtorët mirëmbajtës, vërejtje deri në "ultimatum" nga drejtorët për mos ndryshim të renditjes së bankave pasi në këtë mënyrë ato po dëmtohen, mosha e nxënësve etj

Mangësitë:

Me rastin e uljes së 4-6 nxënësve së bashku është i pashmangshëm shpërqendrimi dhe krijimi i zhurmës në klasë; puna me nxënës të pabarabartë në angazhimin e tyre, vështirësitë në menaxhimin e orës; vlerësimi i nxënësve është jo objektiv; lëvizjet dhe bisedat e panevojshme; vështirësi për mësimdhënësin në realizimin e objektivave mësimore etj.

Disa, këtë formë të punës e shihnin si "vështirë të menaxhueshme" si pasojë të shpërqendrimit të nxënësve, formë gjatë së cilës krijohet tollovi dhe nxënësit bëjnë zhurmë, nuk punojnë detyrat e përcaktuara nga mësimdhënësit, angazhimi është jo i barabartë mes nxënësve dhe me të cilën bëhet vlerësim jo i drejtë i punës së tyre.

Mësimdhënësit përmendën edhe një varg llojesh dhe formash tjera të shpërqendrimit të nxënësve. Duke filluar nga bisedat e kota me tema që nuk ndërlidhen me mësim, grindja e nxënësve me rastin e ngatërrimit të materialeve mësimore, kotja e nxënësve pasiv me ç'rast shpërqendrojnë ata që janë duke punuar, monotonia dhe lëvizja e vazhdueshme, ngacmimet me fjalë, bisedat me ton të lartë, lëvizje të shumta nga fëmijë hiperaktiv brenda grupit etj.

Në raste të evidentimit të këtyre formave të shpërqendrimit, veprimi më i praktikuar nga mësimdhënësit është largimi i nxënësve nga grupi dhe zhvendosja në grupin tjetër, ose edhe në punë individuale

Shumica e mësimdhënësve nga intervista në fokus grup, pohuan se të ulurit në grupe mund të sjell efekte shpërqendruese te nxënësit. Kjo, pasi ata janë më të lirë në komunikimin mes tyre dhe shkaktojnë shpërqendrim, nuk dëgjojnë detyrat e dhëna dhe flasin kot. Ka mendime se shpërqendrimi i tyre vjen në raste kur mësimdhënësit nuk dijnë të menaxhojnë mirë me punën e tyre dhe të tilla që e ndërlidhin shpërqendrimin dhe dekoncentrimin e nxënësve me zhurmën që krijohet përderisa ata lëvizin e rregullojnë bankat.

“Po, shumë ka rëndësi mënyra se si janë ulur, sepse ndodh që të mos kenë pamje të mirë nga tabela kur janë të ulur në grupe, dhe lodhja që u shkaktohet nga kthimi i trupit, bën që ata të shpërqendrohen.“

(Mësuese e kl. V)

“Forma e punës në grupe nuk sjell tjetër vetëm tollovi në klasë dhe me anë të kësaj pune nuk mund të ketë vlerësim të drejtë të punës së nxënësve.”

(Mësues i kl. III)

Përceptimet e mësimdhënësve mbi shpërqendrimin që shkakton te nxënësit ulja në grupe

Rregullimi i bankave në shkollat e tyre është i pranishëm në dy forma të ndryshme, në rresht dhe në grupe. Kjo e fundit, vlerësohet si formë e mirë e punës, por e praktikuar pak nga mësimdhënësit e vjetër, madje ka edhe ndarje sipas ciklit shkollor, ku nga niveli 1-5 punohet në grupe, e nga klasët 6-9 punohet në formën rresht të uljes.

“Metodologjia e punës së mësimdhënësve dhe mënyra se si janë ulur nxënësit janë komponente të varura në kuptimin që metodologjia e punës duhet të përshtatet me mënyrën se si janë të ulur nxënësit dhe anasjelltas”. (Drejtor shkolle)

“Kjo formë zbatohet në shkollën tonë por nuk jam ithtar i asaj që gjithmonë renditja e nxënësve të jetë në grupe. Këtë e them pasi shumica të thirrur nga ajo që po punojnë me metoda të reja të punës, shkojnë vazhdimisht me ulje në grupe “

(Drejtor shkolle)

Fitore Podvorica

Digjle Namlegji

Hyrishahe Imishti-Aliu

Drejtorët janë në dijeni për mënyrën e punës së mësimdhënësve në shkollat e tyre, dhe besojnë se mësimdhënësit i ulin nxënësit në grupe vetëm atëherë kur edhe punojnë punë të tillë

D

Prof. Dr. ukagjin Pupovci

Në krahasim me mësimdhënësit, drejtorët nuk mendojnë se të ulurit e nxënësve në grupe mund t’i shpërqendrojë ata përderisa mësimdhënësi është i përgatitur për orën mësimore.

Drejtorët

HYRJE

SHQYRTIMI I LITERATURËS

Nxënësve u jipen shpesh detyra të cilat ata duhet t’i përfundojnë në mënyrë individuale, por të ulur në grupe, dhe të shpërqendruar nga shokët (Maddern, 2011).

Ekzistojnë një numër i madh i hulumtimeve të cilat kanë mbështetur dhe konfirmuar përfitimet e bashkëpunimit të nxënësve në grupe (Biggs & Tang, 1999; Nordberg, 2008; Slusser & Erickson, 2006).

Nga një perspektivë analitike e sjelljes, mjedisi dhe sjellja janë të pandashme dhe duhet të konsiderohen si një njësi (Wannarka & Ruhl, 2008).

Rregullimi fizik dhe tiparet e ambientit në klasë, të tilla si rregullimi i ulëseve, ndriçimi dhe organizimi, mund të ndikojnë në sjelljen e nxënësve dhe në vëmendjen e tyre rreth detyrave (Evans & Lovell, 1979; Fullerton & Guardino, 2010; Guardino & Fullerton, 2010; Schilling & Schwartz, 2004), e për më tepër, të ulurit e nxënësve është njëra ndër taktikat më të lehta e më pak të kushtueshme të menaxhimit të klasës të cilat mësimdhënësi i ka në dispozicion (Bicard, Ervin, Bicard, Baylot-Casey & Austin, (2012)).

-Reformat në sistemin

arsimor.

-Sistemimi i bankave.

-Raporti mes punës në grupe

dhe të ulurit

-Bashkëpunimi kundrejt

shpërqendrimit

Për të realizuar punë grupore të suksesshme, mësimdhënësit duhet t’u japin nxënësve aktivitete të veçanta për t’u përfunduar, përndryshe, gjërat do të bëhen kaotike, dhe idetë shtesë do të shuhen (Wellham, 2014).

Shumë shpesh, mund të ketë mospërputhje në mes të “vendosjes bashkëpunuese” në grup, dhe detyrave individuale që u jipen nxënësve. Rezultati është, se kjo vendosje (ulje) e tyre, mund t’i shpërqendrojë ata nga puna e tyre (Alexander et al. 1992, para. 96.)

Rregullimi i klasës, ka ndikim të konsiderueshëm në sjelljen e një nxënësi dhe ka të dhëna që konfirmojnë edhe ndikimin e vërtetë që ka në të arriturat e tij (Pace and Price, 2005).

Bashkëpunimi gjatë mësimit, nuk ka të bëj me përfshierjen në grup (Hastings & Wood, 2002).

-Fëmijët ulen në grupe, por nuk thirren të punojnë në grup: shumica e punës së tyre është punë individuale, ose një aktivitet me gjithë klasën (Hastings & Wood, 2002).

REZULTATET

Përfundime dhe Rekomandime

Për drejtorët:

- Të punohet në përmirësimin e infrastukturës shkollore dhe në krijimin e hapësirave e mundësive për realizmin e aktiviteteve të ndryshme shkollore, që mbështesin forma të ndryshme të mësimdhënies.

Për mësimdhënësit:

 T’u krijohet nxënësve hapësira e përshtatshme dhe komoditeti gjatë nxënies, duke u fokusuar në dëshirat dhe nevojat e tyre.

 Të kultivohet një mësimdhënie e udhëhequr nga fleksibiliteti në përzgjedhjen e teknikave dhe formave të punës.

 Të vlerësohet dhe të mirret në konsideratë rëndësia e të ulurit dhe e pozitës trupore të nxënësve.

 Të bëhet një përshtatje dhe gërshetim në mes të metodologjisë së mësimdhënies dhe ambientit fizik në të cilin do të realizohet procesi mësimor.

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi