Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Sistemi muskulor

SKELETI BOSHTOR

Kafka

Kafka, pjesa me komplekse e skeletit, perbehet nga dy pjese: kockat e kafkes dhe te fytyres. Truri ndodhet brenda kavitetit te kokes dhe mbrohet nga kafka, nderkohe qe skeleti i fytyres mbron syte,hunden dhe gojen.Kockat e kafkes jane teke dhe cifte.Kockat zverkore dhe ballore jane teke kurse kockat terthore dhe murore jane cifte.Ne kocken zverkore ndodhet nje vrime qe sherben per te lidhur trurin me palcen kurrizore.Ne bazen e kafkes ndodhen kockat pykore dhe ajo me vrima,qe jane kocka teke.

Shtylla Kurrizore

Kockat e fytyres

Kockat e fytyres, sikurse kockat e kafkes jane te palevishme me perjashtim te nofulles se poshtme , mandibules. Keto kocka jane te ngjitura midis tyre. Kockat e fytyres jane gjithsej 15 kocka.

Shtylla kurrizore eshte e perbere nga 32- 34 vertebra , te cilat lidhen ndermjet tyre nepermjet disqeve kercore, te perbera kryesisht nga uji. Sherben si strukture mbajtese e organizmit , si vend per kapjen e muskujve dhe kavitet mbrojtes per palcen kurrizore. Ne pjesen e siperme ajo mban lart koken, ndersa anash gjymtyret e siperme dhe te poshme. Shtylla kurrizore ka formen e shkronjes 'S'. Disqet kercore e bejne ate te lakueshme.

Artroza

Një tjetër formë me të cilën mund të shfaqen sëmundjet reumatizmale janë edhe artrozat. Këto të fundit janë ndër format e shpeshta që prekin artikulacionet e gjymtyrëve (kyçet) dhe shkaktohen nga ngrënia e indit kockor që shërben për lidhjen e dy kockave, kryesisht ato mes gjymtyrëve. Humbja e këtij indi bën që kockat të afrohen gjithnjë e më shumë me njëra-tjetrën, duke çuar në deformimin e tyre, si rrjedhojë e fërkimit të krijuar mes kockave. Më e shpeshtë kjo sëmundje është tek moshat e rritura, megjithatë ka raste që mund të japë shenja të dukshme edhe tek pacientë të moshës 20 vjeçare.

Indi kercor

Indi kercor (kartilagjor) perbehet nga qeliza te vecanta te quajtura kondriocite, qe jane te zhytyra ne nje lende me nje proteine te pasur fijezore qe quhet kolagjen. Ky ind eshte elastik dhe 60% e tij eshte uje. Tek te rriturit indin kercor e gjejme vetem ne disa zona te trupit, si: te llapa e veshit, pjesa e jashtme e hundes, tek artiulacionet e kockave etj.

3 nga sëmundjet kryesore që prekin kockat

  • Foshnjet, sipas studimeve, kanë afërsisht 350 kocka në të gjithë trupin e tyre. Me kalimin e viteve, kur njeriu rritet, kockat bashkohen me njëra tjetrën dhe kështu, në moshë të rritur, një njeri ka 145 kocka më pak, ose 206 kocka gjithsej.
  • Hunda dhe veshët nuk ndalin kurrë së rritur
  • ¼ e kockave të njeriut ndodhet në këmbë.
  • Kockat e gjymtyrëve janë më të forta sesa çimento.
  • Në mëngjes ne jemi një centimetër të gjatë më shumë se mbrëmje. Në fakt,kërci midis eshtrave gjatë ditës ngjishet nën peshën tonë. Kjo do të thotë, se nëmbrëmje jemi rreth një centimetër më pak, se kur ngrihemi në mëngjes.
  • Muskuli më i fortë i trupit tonë është gjuha.
  • Kocka më e fortë e trupit është nofulla.
  • Për të bërë një hap duhen 200 muskuj. Kjo eshtë një punë e vështirë duke pasur parasysh se secili prej nesh bën mesatarisht rreth 10.000 hapa në ditë.
  • Për rritjen e muskujve duhet gjysma e kohës për ti humbur.
  • Qafa e njeriut ka te njejten numer ruazash si ajo e xhirafes.
  • Kafka eshte e perbere nga 80% uje.
  • Koka e nje njeriu te rritur peshon afersisht 3 e 1/2 kg.
  • Kocka me e vogel ne trupin tone ndodhet ne vesh.
  • Nje pale kembe permbajne rreth 250,000 gjendra djerse.
  • Gishti i madh eshte me gjatesi te njejte me hunden.
  • Muskujt tuaj janë më shumë se 70% të përbërë nga uji, thonë ekspertët e fitnessit. Kështu që kur ushtroni, mbani gjithmonë ujë me vete për t’i mbajtur ata të hidratuar.
  • Indet e muskujve përbëjnë 35-40% të peshës suaj trupore.
  • Ushtrimet me pesha më të rënda jo domosdoshmërisht i bën muskujt tuaj më të fortë. Në mënyrë që të fitoni forcë, ju duhet të praktikoni ushtrimet në formën e duhur.
  • Përderisa nuk mund ta humbni peshën e duhur gjatë ushtrimeve, ju mund të forconi muskujt. Bëni ushtrime për pjesët specifike të trupit dhe do të shihni rezultatin shumë shpejtë.
  • Muskujt memorizojnë mënyrat e lëvizjes thonë ekspertët. Nëse gjeni veten duke pushuar në fitness, me ose pa plan, i gjithë trupi juaj ka nevojë për ushtrime ngrohëse për të kujtuar ritmin e ushtrimeve shkruan
  • Vihen në punë 17 muskuj kur buzëqeshni dhe 43 për tu zemëruar. Pra, nëse jeni gjithmonë të zemëruar shpenzoni më shumë energji.

Kuriozitete

C.Kardiomiopatia restriktive

1. Shkaqet: amiloidoza, skleroderma, hemokromatoza, sarkoidoza, glikogjenoza.

2. Shenjat dhe simptomat: hipertension pulmonar, galop S4, ulje e voltazhit të kompleksit QRS.

3. Patofiziologjia: disfunksion diastolik.

4. Prognoza: 30% jetojnë 5 vjet.

5.Trajtimi: S'ka trajtim.

Artikulacioni i Supit

Artikulacioni i Supit eshte nje mekanizem i sofistikuar qe vepron qender nderlidhese te trupit me gjymtyret e siperme. Funksionimi, forca dhe stabiliteti i ketij artikulacioni jane jetesore me qellim qe dora te zhvendoset ne hapesire dhe te kryeje veprimtarine e saj normale nderlidhese me ambientin rrethues.

Rolin kryesor nderlidhes e luajne indet e buta (ligamentet, tendinet dhe kapsula) te cilat natyra i ka krijuar te funksionojne ne harmoni perfekte. Demtimi i ketij ekuilibri complex dhe njekohesisht mahnites do te krijonte probleme ne funksionimin normal te ketij artikulacioni.

Brezi i shpatullave

Artikulacionet

Artikulacioni është vendi i pikëtakimit të dy kockave. Trupi ynë ka shumë të tilla, në mënyrë që ne të lëvizim lirshëm. Ligamentet i mbajnë artikulacionet të lidhura dhe stabël. Kërce të buta dhe të forta mbulojnë fundet e kockave, duke vepruar si amortizatorë të shokut dhe duke lejuar kockat të rrëshqasin lehtësisht mbi njëra-tjetrën. Kërci qëndron në lëngun sinovial që mban artikulacionet të lubrifikuar. Nëse struktura apo funksioni i një artikulacioni dëmtohet, atëherë, dhimbja, ënjtja dhe mpirja zhvillohen.

Trupi ynë ka shumë të tilla por 3 artikulacionet me te medha te trupit te njeriut janë :

a) artikulacioni koksofemoral,

b) artikulacioni i gjurit dhe

c) artikulacioni i supit.

Brezi i shpatullave perbehet nga dy kocka : shpatullat (scapula), qe eshte nje kocke e e rrafshet e parregullt, qe ndodhet ne pjesen e pasme te brezit te shpatullave dhe artikulohet me kocken e krahut, si dhe nga klavikula , qe eshte nje kocke e holle. Ne pjesen e perparme klavikula lidhet me sternumin , ndersa ne pjesen e pasme me shpatullen, duke ndihmuar ne mbajtjen e shpatulles ne pozicion normal. Pikerisht ky ndertim ben qe krahu te rrotullohet rreth shpatulles.

Gjymtyret e siperme

Kockat e gjymtyreve te siperme lidhen me skeletin e trungut permes shpatullave .Gjymtyret e siperme perfshijne:humerusi, radiusi, ulna,karpe, metakarpe dhe falangje.Kyci i dores (karpe) eshte i perbere nga 8 kocka te vogla te ndryshme nga njera-tjetra,kurse metakarpet perbehet nga 5 kocka te vogla.Se fundi jane edhe 14 kocka te vogla te falangjeve,nga te cilat vetem gishti I madhe ka dy te tilla kurse te tjeret nga tri.

Sistemi muskulor

Sistemi muskulor është tërësia e muskujve të trupave të organizmave të gjallë dhe bëjnë të mundshëm lëvizjen e tyre.

Sistemi muskulor përbëhet prej qelizave të specializuara të cilat quhen fije. Funksioni mbizotërues i tyre është kontraktimi. Muskujt të cilat janë të lidhur me eshtra ose organe të bredshme ose enë gjaku janë përgjegjës për lëvizje. Pothuajse të gjitha lëvizjet në trup rezultojnë nga kontraktimet muskulore.

Kafazi i kraharorit

Në kafazin e kraharorit janë të radhitura 12 cifte brinjë të lidhura me sternumin (derrasa e kraharorit) , i cili ka formën e kollares . Të 12 ciftet e brinjeve lidhen me vertebrat e shtylles kurrizore nga prapa kurse nga perpara 7 ciftet e para lidhen me sternumin (brinjet e verteta), cifiti i tete, nente dhe dhjete lidhen te cifti i shtate , ndersa cifti i njmbedhjete dhe i dymbedhjete jane perkatesisht brinjet e lira. Hapësira ndërmjet brinjëve është e përbërë nga muskujt, enët e gjakut, fijet nervore.Kafazi i kraharorit i mbron organet vitale të trupit si zemrën dhe mushkëritë, ai gjithashtu zgjerohet dhe mblidhet/tkurret për të lejuar ajrin që të hyjë dhe dalë jashtë mushkërive (ndihmon ne realizimin e procesit te fryme kembimit).

Disa këshilla për kocka të shëndetshme

Ushqimi

Konsumoni shumë perime, fruta dhe produkte me pak yndyrë të qumështit. Krahas kësaj, femrat të cilat rrezikohen më shumë nga shkrirja e kockave duhet të marrin dhe 1000 mg kalcium në ditë dhe 400-800 IU Vitaminë D. Pas moshës 45-50 vjeç, femrat duhet të konsumojnë më shumë kalcium dhe vitaminë D. Stili i ushqyerjes me shumë kripë lidhet me hedhjen jashtë trupit të kalciumit. Për këtë arsye mundohuni të qëndroni larg kripës.

Ushtrimet

Ushtrimet fizike kanë një efekt më të madh se konsumimi i kalciumit. Ushtrime të tilla si të vraposh, të ngresh pesha, të kërcesh me litar janë rrugët më të mira të forcimit të eshtrave.

Duhani

Nëse bëjmë një krahasim me femrat që nuk e pinë fare cigaren rezulton se hormonet tek femrat duhanpirëse pakësohen më shpejt dhe në lidhje me këtë bie dhe dendësia e kockës e rritet rreziku i shfaqjes së osteoporozës.

Gjymtyret e poshtme

Kockat e gjymtyreve te poshme lidhen me skeletin e trungut permes brezit pelvik .Ato perfshijne: femuri, tibia,fibula,tarse,metatarse dhe falangje.

Indi muskulor

Indi muskulor është njëri nga indet më të përhapura, pa të cilin nuk mund të kuptohet jeta ne organizmat shtazore. Nëpërmjet ti nuk realizohet vetëm zhvendosja e organizmit në hapësirë, por kryhen edhe shumë lëvizje të tjera te brendshme, sikurse që janë tkurrjet e zemrës, frymëkembimi, peristaltika e zorrëve etj. Pra vetia kryesore e këtij indi është aftësia për tu tkurrur. Drejtimi I tkurrjes shkon sipas drejtimit të vetë fijes apo qelizës muskulore. Ekzistojnë tre tipa të indit muskulor:

  • muskulatura e lëmuar,
  • muskulatura e vijëzuar (e skeletit) dhe
  • muskulatura e zemrës, që konsiderohet si formë e ndërmjetme e dy tipave të parë.

Distrofia muskulore

Distrofia muskulore DuchenneShkaktohet nga defektet e gjenit të distrofinës. gjeni ndodhet në kromozomin Xp21. Kjo është distrofia muskulore më e shpeshtë. Distrofina është një proteinë që lidh aparatin brendaqelizor të tkurrjes me membranën qelizore. Shenjat dhe simptomat e kësaj sëmundjeje shfaqen në moshën 1 vjeç dhe janë: dobësi përparuese (progresive) e muskujve proksimalë (muskujt e shpatullës dhe të pelvisit), pseudohipertrofi e muskujve të kërcirit, ecje karakteristike me hapa të shkurtër dhe me lëkundje anash, shenja Gower gjatë ngritjes, pacienti përdor duart për të ndihmuar muskujt e kofshëve dhe kardiomiopati dhe pamjaftueshmëri e zemrës.

Brezi pelvik

Skeleti i njeriut

1. kafka

2.vertebrat cervikale

3.vertebrat torakale

4.vertebrat lombare

5.sakrum

6.kerbishti

7. klavikula

8.shpatulla

9.legeni

10.humerusi

11.radiusi

12.ulna

13.karpe

14.metakarpe

15.falangje

16.femur

17.fibula

18.tibia

19.tarse

20.metatarse

21.falangjet

22.patella

23.sternum

24.brinjet e vertata

25.brinjet e rrema dhe brinjet e lira

Skeleti I njeriut

Skeleti është tërësia e kockave të trupit (206-208 kocka), të cilat lidhen me njëra-tjetrën me anë të kyçeve. Ai ndahet ne skeletin boshtor dhe ate brezor. Skeleti boshtor formohet nga 80 kocka. Perfshihen kafka, shtylla kurrizore dhe kafazi i kraharorit. Skeleti brezor formohet nga brezi i shpatullave, brezi pelvik dhe gjymtyret e siperme e te poshtme.

Skeleti i njeriut permbush pese funksione te rendesishme.

Sketi I njeriut I mundeson trupit mbeshtetjen dhe koordinimin levizor.

Mbron organet vitale: kafka e mbron trurin; kafazi I kraharorit me ane te brinjeve mbron zemrën dhe mushkëritë.

Sherben si depozite e kriperave minerale si p.sh kalcium (Ca) dhe vepron si një rezervë për trupin.

Prodhon qelizat e kuqe gjakut (eritrocitet).

Legeni i femres

Brezi pelvik (i legenit) ben lidhjen e gjymtyreve te poshtme te skeletit me gjymtyret e siperme. Ai ka nje strukture te forte,qe sherben si mbeshtetje per trupin dhe per organet e tjera qe ndodhen ne pjesen e poshtme te zones se abdomenit. Brezi pelvik perbehet nga 5-7 eshtra te crregullta. Legeni vete ben pjese ne grupin e gjymtyreve te poshtme dhe sherben per mbrojtjen e organeve qe ndodhen brenda tij, si dhe per shperndarjen e rregullt te peshes se trupit te gjymtyret e poshtme. Legeni i femres eshte me i gjere dhe me elastik se ai i mashkullit, sepse eshte i pershtatur per shtatezani dhe lindjen e femijes.

SKELETI BREZOR

Legeni i mashkullit

Skeleti i njeriut

Indi kockor

Indi kocor eshte dy llojesh :ind kockor kompakt , i forte dhe rezistent dhe ind kockor sfungjeror, gjithashtu rezistent por me strukture poroze.

Eshte nje forme speciale e indit lidhor, organizohet ne kocka. Ai eshte ind dinamik dhe indi kryesor I skeletit , takohet dhe te dentina dhe cementi.

1. kafka

2.vertebrat cervikale

3.vertebrat torakale

4.vertebrat lombare

5.sakrum

6.kerbishti

7. klavikula

8.shpatulla

9.legeni

10.humerusi

11.radiusi

12.ulna

13.karpe

14.metakarpe

15.falangje

16.femur

17.fibula

18.tibia

19.tarse

20.metatarse

21.falangjet

22.patella

23.sternum

24.brinjet e vertata

25.brinjet e rrema dhe brinjet e lira

Artikulacionit koksofemoral

Artikulacioni koksofemoral, i përkryer nga ana ndërtimore, biomekaniko-statike dhe funksionale ndërmjet kokës së femurit dhe acetabulit, ka një diametër 40-50 mm, dhe luan një rol mjaft të rëndësishëm në stabilitetin dhe mobilitetin e trupit të njeriut .Roli i artikulacionit koksofemoral është i konsiderueshëm, dhe si i tillë duhet të zotërojë një forcë të madhe, që të jetë në gjëndje të mbajë peshën e trupit dhe të sigurojë lëvizjet e tij.

Faleminderit per vemendjen!!!

Punoi:Diellza.E

Shtylla kurrizore

Shtylla kurrizore eshte e ndertuar nga disa segmente me vertebra, si:

7 vertebra zona cervikale ( qafes )

12 vertebra zona torakale ( kafazit te kraharorit)

5 vertebra zona lombare ( belit )

5 vertebra zona sakrale ( kryqeve)

3-4 vertebra zona pelvike (kerbishtit )

zona e bishtit

Semundjet muskulore

Problemet e muskujve mund të jenë 2 llojesh: probleme neurologjike dhe probleme brendamuskulore. Problemet neurologjike zakonisht paraqiten me dobësi të muskujve distalë, pa dhimbje dhe me fashikulacione (tkurrje e vogël e një pjesëze të muskulit) .Problemet brendamuskulore zakonisht paraqiten me dobësi të muskujve proksimalë, me ose pa dhimbje dhe pa fashikulacione. Sëmundjet joinflamatore të muskujve ndahen në: distrofi, çrregullime miotonike, miopati mitokondriale, miopati metabolike, miopati endokrine.

Kockat e kafkes

Kockat e kafkes, qe eshte pjesa e pasme e kokes eshte e perbere nga 8 kocka.Ato jane te sheshta dhe te palevizshme.Kockat e kafkes jane te lidhura me qepje (sutura),te cilat realizohen nga futja e dhembezave te njeres kocke tek tjetra.Kockat e kokes jane te lakuara dhe te gjitha se bashku formojne zgavren e kokes,ku vendoset truri.

Rakitizmi

Rakiti është sëmundje e përgjithshme e organizmit të fëmijës në rritje. Ai prek kryesisht kockat, pasojë e pamjaftueshmërisë apo e mungesës së vitaminës D në organizëm. Rakiti shfaqet që në muajt e parë në qoftë se nuk jepet vitamina D në mënyrë suplementare. Shenjat e dëmtimit të kockave vërehen fillimisht në kockat e kokës, në kraharor dhe më pas në ekstremitete. Në kockat e kokës vërehet deformim dhe sheshim në pjesën e pasme të saj.

Fëmija paraqet ballë të madh, të dalë si kuadrat. Si pasoje e uljes së tonit muskular dhe dobësisë së përgjithshme, fëmija qëndron ndenjur dhe ecën me vonesë.

Indi kockor

  • qeliza ne forme ylli , osteocite
  • ind kompakt
  • kripera minerale Ca 2+
  • gjendet ne kockat e skeletit

Dallimet midis indit kockor dhe kercor

Indi kercor

  • qeliza ne forme te crregullt, kondriocite
  • ind elastik
  • proteina kolagjeni
  • kartilagje = kerce
  • gjendet tek llapa e veshit, kerci i hundes, artikulacionet e kockave

Atrofia muskulore

Kur muskuli nuk punon për një kohë relativisht të gjatë, si p.sh gjatë vendosjes në allçi të këmbës për arsye të një frakture, në këtë zonë do të vërejmë zvogëlim të përmasave te muskulit. Në këtë rast themi se kemi të bëjmë me atrofi muskulore. Atrofia muskulore mund të formohet edhe te personat e moshuar, si pasojë e uljes së aktivitetit të muskujve, në të sëmurët me sëmundje kronike ose në rastet kur zvogëlohet furnizimi me gjak i muskulit. Gjatë atrofisë muskulore vërehet hollimi i fijeve muskulore, si dhe zvogëlimi i aftësisë tkurrëse të tyre. Gjatë atrofisë në mikroskop, përveç hollimit të fijes muskulore, mund të shihet edhe mbingjyrosje (hiperkromazi) e bërthamave, si dhe një tendencë e tyre për të marë pozicion qendror në fije. Kur procesi i atrofisë thellohet më tepër, fillon procesi i shkatërimit të sarkozomeve, si dhe i vetë fijes muskulore. Mbeturinat e fijeve të shaktërruara fagocitohen nga makrofaget e indit lidhor përreth fijeve që është i shtuar dukshëm.

10 këshilla për shëndetin e artikulacioneve

1. Mirëmbani peshën tuaj ideale. Sa më shumë të peshoni, aq më shumë presion i ushtroni artikulacioneve dhe kockave tuaja.

2. Kryeni ushtrime të rregullta fizike. Ushtrimet ju mbrojnë duke forcuar muskujt rreth artikulacioneve.

3. Mbani qëndrim të drejtë. Qëndrimi i drejtë mbron artikulacionet e qafës, kurrizit, legenit dhe gjunjëve.

4. Përdorni artikulacionet e mëdha. Kur ngrini pesha të rënda ose kur mbartni objekte, përdorni artikulacionet dhe muskujt më të fortë dhe më të mëdhenj.

5. Krijoni një ritëm të shëndetshëm jetese. Alternoni periudhat e aktivitetit të rëndë me periudha qetësimi.

6. Dëgjojeni trupin tuaj. Nëse keni dhimbje, jepini pak kohë për t’u relaksuar artikulacionit të dhimbshëm.

7. Mos u bëni të ngurtë. Ndryshimi i rregullt i pozicioneve ul mpirjen e muskujve dhe artikulacioneve.

8. Mos u përfshini në aktivitete të rënda fizike për të cilat trupi juaj nuk është i përgatitur.

9. Vishni pajisje të duhura dhe të sigurta. Mos harroni mbështetjen ortopedike për artikulacionet delikate në shtëpi.

10. Kërkoni ndihmë. Mos bëni një punë fizike që e keni të vështirë ta përballoni.

Secila fije muskulore ndërtohet nga këto pjesë kryesore:

1.sarkolema

2.sarkoplaza

3.berthama

4.sarkozomet

5.rrjeta sarkoplazmatike

6.kolpleksi i Gloxhit

7.miofibrilet

Semundjet auto zomale doniante

Gjeni ndodhet në kromozomin 19. Mekanizmi i defektit gjenetik është përsëritja e një trinukleotidi.Në distrofinë miotonike tip 1 vihet re fenomeni i parapritjes. Gjatësia e vargut të trinukleotideve të përsëritura është në përpjesëtim të drejtë me seriozitetin e simptomave. Shenjat dhe simptomat janë të ndryshueshme. Dobësia e muskujve është kryesisht distale, me ptozë, dobësi të muskujve të fytyrës, dhe atrofi të muskujve sternokleidomastoidë. Miotonia shpesh nuk është shumë e dukshme dhe mund të nxirret në pah duke bërë perkusion të muskujve, ose gjatë tkurrjes të zgjatur. Prekja e muskujve të zorrës shfaqet me konstipacion dhe disfagi. Prekja e miokardit shkakton kardiomiopati dhe aritmi. Sëmundja shoqërohet edhe me këto probleme: prekje e inteligjencës, katarakte, rënie eparakohshme e flokëve, atrofi e testikujve, probleme të hipofizës dhe diabet.

Osteoporoza

Artikulacioni i gjurit

Artikulacioni i gjurit lidh midis tyre femurin, tibian dhe patellën (kupën e gjurit).

Sipërfaqet e kockave janë të mbuluara nga një shtresë kartilagoje (kërci) që zvogëlon forcat e fërkimit. Menisqet (dy për çdo gju) kanë formë patkoi dhe ndodhen midis femurit dhe tibias e shërbejnë si amortizatorë dhe mbrojnë sipërfaqen artikulare të kontaktit. Legamentet lidhin midis tyre disa struktura, kryesisht femurin dhe tibian duke stabilizuar si litarë artikulacionin. Kapsula është një lloj mbështjellëse që rrethon gjurin dhe përmban likidin sinovial që ushqen dhe lubrifikon artikulacionin

Osteoporoza ose kocka poroze, është një sëmundje gjatë së cilës densiteti i kockës dhe kualiteti i saj reduktohen gradualisht. Gjatë osteoporozës kocka bëhet më poroze dhe më e thyeshme. Humbja e masës kockore ndodh në mënyrë të heshtur dhe progresive, shpesh pa simptoma deri sa ndodh fraktura e parë, dhe në shumë raste është ajo e cila evidenton osteoporozën. Prandaj osteoporoza është quajtur si “epidemi e heshtur”. Frakturat mund të ndodhin pas një rënie fare të vogël apo dhe si rezultat i një aktiviteti/veprimi të zakonshëm të përditshëm. Frakturat më të shpeshta dhe më serioze janë ato të legenit dhe të shpinës. Kockat e thyera shkaktojnë dhimbje të forta, palëvizshmëri dhe paaftësi afatgjatë; rezultati është cilësia e dobët e jetës dhe humbja e pavarësisë për të kryer aktivitetet e përditshme në mënyrë të pavarur.

Anetaret dhe detyrat perkatese:

Koralda Basha (lider)- Skeleti I njeriut

Marjana Quku- Artikulacionet qe gjenden ne skeletin e njeriut dhe disa semundje te tyre

Fabiona Meta- Sistemi muskulor

Tatjana Klosi – Indi kockor , kercor ,dallimet ndermjet tyre, semundje te skeletit

Albana Garunja - Semundjet e sistemit muskulor

Enkelejda Kalija- Brezi I shpatullave , brezi pelvik dhe brinjet

Adelajda Mazhi – Kafka dhe shtylla kurrizore

Renaldo Bica – Gjymtyret e siperme dhe te poshtme

I gjithe grupi-kuriozitete dhe video per sistemin skeletor-muskulor

Kardiometria - semundje e muskulit te zemres

A. Kardiomiopatia me zemër të zgjeruar (kardiomiopatia e dilatuar)

1. Shkaqet: sëmundja ishemike, infeksionet (HIV, Coxsackie, T Crusi (Chagas' disease)), sëmundjet metabolike, barnat (alkooli, doksorubicina, AZT).

2. Shenjat dhe simptomat: pamjaftueshmëri e anës së majtë e të djathtë të zemrës, fibrilim atrial, galop S3, regurgitim mitral.

3. Patofiziologjia: disfunksion sistolik.

4. Prognoza: 30% jetojnë 5 vjet.

5. Trajtimi: Trajtim i njëjtë me sëmundjen kongjestive të zemrës. Gjithashtu duhen trajtuar infeksionet, duhen ndaluar barnat që dëmtojnë miokardin, etj.

B. Kardiomiopatia hipertrofike

1. Shkaku: problem gjenetik i miozinës.

2. Shenjat dhe simptomat: sinkopë gjatë ushtrimit fizik, angina, hipertrofi e ventrikulit të majtë në EKG, hipertrofi e septumit në EKO.

3. Patofiziologjia: disfunksion diastolik.

4. Prognoza: 5% vdekshmëri vjetore, zakonisht nga vdekja e papritur.

5.Trajtimi: beta-bllokues a kalcium-bllokues; heqje kirurjgike e një pjese të miokardit nqs simptomat janë të rënda; vendosje e ritëmbërësit artificial.

Displazia

Displazia e artikulacionit kokso-femoral (këllku) është një deformim artikular që fillon gjatë jetës intra-uterine (brënda barkut të nënës, gjatë shtatëzanisë) së fëmijës dhe vazhdon të zhvillohet gjatë viteve të para të jetës. Karakteristikë dalluese e një kokso-femorali displazik është instabiliteti, pra laksiteti i tepruar i artikulacionit që i lejon kokës së femurit të dalë dhe të hyjë në folenë e acetabulit kur ushtrohet forcë nga jashtë (psh. forca e ushtruar nga ortopedi pediatër gjatë vizitës së femijës së porsalindur). Nëse instabiliteti nuk diagnostikohet dhe nuk kurohet, me kalimin e muajve koka e femurit nën ushtrimin e forcës muskulare dhe të peshës së trupit, humbet gradualisht raportet me acetabulin dhe spostohet lart, duke formuar kështu një luksacion të përhershëm të këllkut. Popullsia e rracës së zezë dhe aziatike preket shumë rrallë nga kjo patologji e cila është pothuajse ekskluzive e rracës së bardhë. Femrat janë më të prekura se sa meshkujt, ndoshta nga efekti i hormoneve seksuale në zhvillimin e artikulacionit.

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi