Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Duhet dalluar fjalia rrjedhimore me lidhëzën që nga fjalia qëllimore me po këtë lidhëz, ndonëse në lidhore dhe tregon qëllim, kurse fjalia rrjedhimore mund të ketë në lidhore ose jo; ajo tregon pasojë, rrjedhim të një veprimi, p.sh:
-Rapsodi këndonte me solem-nitet, që t'i kënaqte mysafirët (qëllimore).
-Kushedi ç'vështirësi pati, që u tërhoq nga kjo punë (rrjedhimore).
Pjesa e varur rrjedhimore jokorrelative vjen gjithmonë pas kryesorës dhe në të shkruar ndahët me presje. Pjesa e varur korrelative zakonisht vjen pas kryesorës dhe ndahët me presje, me prejashtim të pjesëve korrelative mjaft ose tepër:
-Ai ishte tepër i dobët që të ngrihej nga shtrati.
Me korrelatët mjaft, tepër tregohet shkalla e një cilësie a e një tipari:
-I biri i Skënderbeut ishte tepër i vogël që të vihej në krye të Lidhjes.
Edhe përemrat dëftorë i atillë, i tillë si korrelatë tregojnë cilësi:
-Ishte situata e tillë, që askush s'e kursente vetën.
-Ngjarja ishte e atillë, që na tronditi pa masë.
Shkalla e lartë e shtjellimit të veprimit të pjesës kryesore jepet edhe nga korrelatët e tipit gjer atje, gjer në atë shkallë (gradë), me atë ditë, në këtë ditë (dy të fundit i përkasin stilit bisedor):
-Puna vajti gjer atje sa u mblodhën të gjithë për ta bindur.
-Ç'ishte bërë me atë ditë, sa s'njihej dot ?
Fjalia e përbërë rrjedhimore është dy llojesh: Korrelative dhe Jokorrelative.
Tipi korrelativ përmban si fjalë korrelative në pjesën kryesore: aq, kaq, përemrat i atillë, i tillë; shprehje, si : gjer atje, deri atje, në atë gradë, në atë pikë, në atë ditë; ndajfoljet e sasisë mjaft, tepër. Korrelatët aq, kaq përcaktojnë një mbiemër, një ndajfolje, një emër:
-Era ishte aq e fortë, e përmbysi gjithqka.
-Vjollca këndoi aq bukur, sa u emocionuan të gjithë.
-Makina bënte kaq zhurmë, sa gjëmonte tërë lugina.
Në tipin jokorrelativ lidhja midis pjesës së varur dhe kryesore është më e dobët; pjesa kryesore është relativisht e plotë nga kuptimi.
Lidhëzat e lokucionet që përdoren janë aq sa, kështu që, që:
-Në pak kohë Naimi krijoj kryevepra, aq sa shqiptarët e quajtën "poet i kombit".
-Shtëpia s'mbetej kurrë bosh, kështu që ajo s'e ndiente vetminë.
Në fjalinë e përbërë rrjedhimore shprehen marëdhënie ndërmjet një shkaku të shprehur në pjesën kryesore dhe pasojës a rrjedhimit të shprehur në pjesën e varur.
Në pjesën e varur rrjedhimore tregohet përfundimi logjik i një fakti të dhënë në pjesën kryesore:
1.Grada mbretërore e goditi qendrën turke me aq tërbim, sa kjo nisi të tronditej.
2.Rruga ishte dëmtuar mjaft, kështu që makina ecte ngadalë.
Pjesa e varur rrjedhimore bashkohet me pjesën drejtuese me lidhëzat sa, sa që, që, kështu që.