Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Kjo beslidhje mori disa vendime. Vendimet e kuvendit ishin:Krijimi i një Beslidhje Arbërore në krye me Skënderbeun,formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës. Ushtria e besëlidhjes u krijua e përbërë nga repartet e bujarëve shqiptarë dhe garda personale e Skënderbeut. Të gjithë princërit u zotuan të përkrahnin me ushtri, me ushqime dhe para kundër Sulltan Muratit II. Të ardhurat e ushtrisë së Besëlidhjes, në vit, vinin nga pagesat e princërve të Besëlidhjes, nga të ardhurat e principatës së Kastriotëve dhe nga shëllinat (minat e kripës) e Kampopeshkupit, afër Shën Kollit, në veri të Durrësit. Vlerën e një ushtrie të gatshme për luftë në cdo minutë Skënderbeu e kishte parë tek shërbimet e Jeniçerëve. Fitimet e Turqisë i detyroheshin këtij trupi ushtarak i cili ishte themeluar nga Sulltan Orhani.
Kuvendi i Lezhes
Qëllimi i Skënderbeut ishte çlirimi i krejt vendit dhe lufta kundër shkelësve turq me forcat e përbashkëta të të gjithë shqiptarëve, me ushtri të rregullt dhe të organizuar.
Për t'ia arritur këtij qëllimi, Skënderbeu sapo mori Krujën. filloi bisedimet paraprake me bujarët shqiptarë. Këto bisedime, vazhduan edhe në fillim të vitit 1444. Fitoret që po korrte Huniadi, lajmet që qarkullonin në ato muaj se në vendet e ndryshme të Evropës qëndrore e perëndimore po bëheshin përpjekje për të organizuar një fushatë të re ushtarake kundër turqve, suksesi i shpejtë që korri Skënderbeu në çlirimin e zotërimeve të Kastriotëve si dhe gadishmëria e mbarë popullit për të luftuar kundër turqve, i bindi bujarët shqiptarë se kishte ardhur koha që të çliroheshin edhe ata nga zgjedha e sulltanit dhe të rifitonin zotërimet e tyre të mëparëshme. Ne këto rrethana, ftesa e Skënderbeut për të mbajtur një kuvend të përgjithshëm gjeti pëlqimin e pothuajse të gjithë bujarëve shqiptarë. Kuvendi u vendos të mblidhej në fillim të marsit. Mbledhja u caktua të bëhej në qytetin e Lezhës që ishte nën zotërimin e Venedikut, për të mos ngjallur dyshimin e republikës dhe për të evituar pakënaqësinë e bujarëve, që mund të shkaktohej në qoftë se mbledhja bëhej në një nga domenet feudale. Republika e Venedikut dhe ajo e Raguzës u ftuan të dërgonin përfaqësuesit e tyre në kuvend.
Besëlidhja e Lezhës i njohur edhe me emërtimet tjera si "Lidhja Shqiptare e Lezhës", Kuvendi i Lezhës, Liga e Princërve Shqiptarë, është Kuvendi i Pricërve Shqiptarë të viteve 1444 të cilët rrezikoheshin apo dëshironin të shkëputen nga lidhja me perandorin osmane e cila krijohej me ndikimin ushtarak Osman.
Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë (Shqipëri). Si organizatorë të kuvendit merret i posakthyeri nga Stambolli, gjenerali (Skenderbeu) shqiptar në perandorin osmane Gjergj Kastrioti. Qëllimet e kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botë krishtere ishin të njohura si toka të perandoris së Bizantit si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit. Ky kuvend mbështetej edhe nga Papa pasi që më këtë do të ndalohej apo së paku do të ngadalsohej depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan e që në vete sillte edhe fenë islame.
Princërit më të dëgjuar që morën pjesë ishin këta: Gjergj Arianiti; Andrea Topia (Thopia), Stërnip i Karol Thopisë, prin i krahinës midis Krujës dhe Durrësit, i shoqëruar nga dy djemtë e tij dhe nga i nipi Tanush Topia; Teodor Korona Muzaka, princ i Beratit dhe disa princër të tjerë të Myzeqesë; Gjergj Stres Balsha, princ i krahinës midis Krujës dhe Lezhës; Pal dhe Nikollë Dukagjini, principata e të cilëve zgjatej nga Drini në Kosovë gjer në kufi të Serbisë; Lek Zaharia Altisferi, princ i Danjës; Pjetër Spani, princ i Malësive të Shoshit e të Shalës i shoqëruar nga të katër djemtë e tij; Lek Dushmani, princ i Zadrimës; Stefan Çernoviçi, princ i Malit të Zi. Veç këtyre u mblodhën në Kuvend edhe përfaqësues të republikës së Venedikut si vëzhgues
Punoi-Orges Juniku