Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

SHMMQSH "DR-PANCE KARAGJOZOV"

Pomadat me lëng kastraveci

Punuan:

Hadisa Ibrahimi

Emine Idrizi

Miranda Memeti

Ebru Abdullahu

Mentore : Enfale Ismaili

Parathënie

Me qëllim që të japim informacione drejt temës së përcaktuar,kemi përgaditur këtë përmbajtje të shkurtër nga lënda e teknologjisë farmaceutike duke pasur si temë kyçe pomadat me lëng kastraveci.

Në këtë përmbajtje do të keni mundësi të merrni informacione edhe rreth shumë gjërave të tjera në lidhje me temën themelore si:

Për lëkurën,tipet e ndryshme të lëkurës,të dhëna gjenerale për pomadat,procesin e përgaditjes së tyre,përmbajtjen e kastravecit dhe efektet e tij në lëkurë si dhe përgaditjen e pomadave me lëng kastraveci.

Kozmetika si shkencë

Kozmetika është disiplinë shkencore e cila merret me studimin e përbërjes, teknologjinë e përgatitjes,vetitë dhe veprimin e preparateve kozmetike. Ajo gjithashtu studion mënyrën e përdorimit të preparateve kozmetike që shërbejnë për mbrojtjen dhe funksionimin, si dhe eliminimin e mangësive të ndryshme në lëkurë.

Kozmetika(greqisht,kozmetikos – zbukurim,art i të bërit tualet).Kozmetika që quhet kozmetologji (greqisht,kozmetikos – zbukurim dhe logos –shkencë),është degë e dermatologjisë. Kozmetika në mënyrë sistematike studion veprimin e substancave të ndryshme kozmetike në lëkurë dhe zgjatimeve të tyre.

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi