Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Azem Shkreli- jeta dhe veprat
Azem Shkreli lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar Fakultetin Filozofik, degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Për shumë vjet, ai ka qenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë, dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Vdiq në pranverën e vitit 1997.
Azem Shkreli zë vend në krye të poezisë moderne shqiptare. Krahas cilësisë, poezia e Shkrelit, shënoi kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë: e zgjeroi spektrin tematik, e subjektivizoi dhe intimizoi heroin lirik, dhe çka është më me peshë, solli një ndjesi të re, të mprehtë, ndaj gjuhës, ndaj fjalës. Kështu, ajo i hapi rrugë bindshëm poezisë së viteve pesëdhjetë, të ngarkuar me gjuhën e euforisë kolektive.
Veprimtaria në poezi dhe në prozë e Azem Shkrelit, në fund të viteve pesëdhjetë
dhe në fillim të gjashtëdhjetave, shënon kthesë cilësore dhe kthesë në praktikat krijuese letrare.
Gjatë viteve pesëdhjetë, si gjimnazist, Azem Shkreli, ka
mundur të lexojë nga letërsia e kohës në gjuhën shqipe një poezi tematikisht të kufizuar, me strukturë dhe sajim artistik gjuhësor pa origjinalitetin e duhur.
Bulzat (1960),
Ëngjujt e rrugëve (1963),
E di një fjalë prej guri (1969),
Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981),
Nata e papagajve (1990),
Lirikë me shi (1994) dhe
Zogj dhe gurë (1997).
Në prozë gjendja ishte edhe më e varfër.
Thyerjen e parë të madhe në letërsinë
shqiptare në Kosovë, Shkreli e bëri me romanin "Karvani i bardhë" si edhe me
tregimet e përfshira në vëllimin "Sytë e Evës", që qëndrojnë ndër më të realizuarat në prozën tonë të shkurtër...
Tituj të tjerë në prozë
Titujt e dramave
Fosilet (1968),
Varri i qyqës (1983)