Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Zilja Elektrike

Ka lloje të ndryshme të zileve ku në shumicën prej tyre armatura prej hekurit të butë tërhiqet nga elektromagneti. Shtypja e butonit e lejon qarkullimin e rrymës nëpër bobinë. Pasi bobina me bërthamë hekuri magnetizohet, armatura prej hekurit të butë tërhiqet nga elektromagneti. Armatura e terheq po ashtu edhe çekanin i cili e godet gongun. Kur qarku hapet bobina çmagnetizohet, spiralja elastike e kthen armaturën prapa në pozitën fillestare. Çekani punon vetëm kur butoni shtypet.

Releja

  • Është e ngjashme me zilen elektrike në përjashtim që kontaktet hapen ose mbyllen me veprimin e elektromagnetit në vend të goditjes së gongut. Një rele tipike e thjeshtë është treguar në Fig. 6, i cili përbëhet nga bobina e pështjellur në hekur të butë. Kur të eksitohet bobina armatura e varur e hekurit të butë tërhiqet nga elektromagneti dhe mbështetet për dy kontakte fikse, kështu që ato lidhen mes veti duke e mbyllur në këtë mënyrë ndonjë qark elektrik tjetër.

Altoparlanti telefonik

Kur transmetuesi ose mikrofoni i konverton valët zanore në sinjale elektrike, altoparlanti telefonik sinjalet elektrike i konverton sërish në valë zëri.Një diafragmë e hollë fleksibile nga materiali magnetik është e përforcuar në pozicionin afër poleve magnetike por nuk i takon ato. Variacioni i rrymës nga transmetuesi e ndryshon fushën magnetike dhe diafragma vibron në pajtim me këtë ndryshim. Vibracionet prodhojnë vibracione tonike që i korrespondojnë atyre të transmetuara.e.

Vinçi Magnetik

Vinçat me elektromagnet ndërtohen me elektromagnete të mëdhenj, dhe përdoren për ngarkim-shkarkimin e pjesëve metalike të hekurit dhe çelikut. Në Fig. 7 është treguar një i tillë, ku bobina B, është pështjellë në bërthamën qendrore P të mbajtjes së hekurit. Mbi faqen e elektromagnetit është vendosë një pllakë jo magnetike mbrojtëse R. Ngarkesa Q e cila duhet të jetë magnetike ngrihet kur eksitohen bobinat dhe krijojnë fluksin magnetik M.

Përfundim

Perdorimi i Elektromagneteve

  • Perdorimi i elektromagneteve si në zile elektrike, rele dhe vinçat magnetik, eshte një teknologji shume e dobishme në inxhinierinë moderne.

Punoi:Flavjo Avdiu

klasa:VIII

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi