Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Veprimtaria dhe figura heroike e Gj.K. Skenderbeut

  • Gjergji, pasi u mor peng rreth moshës 9-vjeçare, u dërgua në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, në Edrene.

  • Ai u edukua këtu gjatë një periudhe dhjetëvjeçare në shkollën e iç-ogllanëve, ku u dallua mbi të tjerët.

  • U ngrit sipas gradave duke u bërë deri sanxhakbej i Sanxhakut të Dibrës në vitin 1440.

  • Më 1443 dezertoi nga ushtria osmane gjatë betejës së Nishit dhe u bë sundimtar i Krujës, në një territor nga Petrela dhe Modriçit.

  • Në vitin 1444 themeloi Lidhjen e Lezhës me mbështetjen e fisnikërisë bashkëkohëse.
  • Gjergj Kastrioti (1405 – 17 janar 1468), i njohur si Skënderbeu, ishte një feudal dhe udhëheqës ushtarak arbër që në fillesë luftoi për Perandorinë Osmane dhe më pas drejtoi një kryengritje kundër saj.

  • Një anëtar i familjes fisnike të Kastriotëve, djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave, ai u dërgua si peng në oborrin perandorak osman, ku u arsimua dhe hyri në shërbim të sulltanit për njëzet vitet e ardhshme.

Librat më brilant për Skënderbeun

  • Në vitin 1451 nënshkroi traktatin e Gaetës, ku njohu sovranitetin de jure të Mbretërisë së Napolit mbi Arbërinë.

  • Në vitin 1463 u bë komandanti kryesor i forcave kryqtare të papa Piut II.

  • Në prill 1467, Skënderbeu u kthye në atdhe ku riorganizoi një ushtri të fuqishme dhe me 19 prill shpartalloi plotësisht ushtrinë osmane.

  • Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat arbër.
  • Vdiq me 17 janar 1468 në Lezhë. U varros në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë, po në atë vend ku u mbajt Kuvendi i Lezhës.

  • Skënderbeu mbahet ndër komandantët më të rëndësishëm të historisë ushtarake të kohës së tij, si më këmbëngulësi - dhe përherë fitimtari - kundër Perandorisë Osmane në kulmin e saj.

  • Aftësitë ushtarake të Skënderbeut përbënin një pengesë të madhe për zgjerimin osman.

1. Kryqtari i fundit nga Virgjil Kule

2. Skënderbeu, një histori politike nga Aurel Plasari

3. Historia e Skënderbeut nga Marin Barleti

4. Skënderbeu nga Sabri Godo

5. Skënderbeu –histori shqiptare e shekullit XV nga Antonio Zonkada

Librat më brilant për Skënderbeun (vazhdimi)

6. Historia e Skënderbeut nga Fan Noli

7. Skënderbeu: Një histori e Gjergj Kastriotit dhe e Rezistencës Shqiptare ndaj ekspansionit Islamik në Europën e shekullit XV nga A. K. Brackob

8. Skanderbeg: Nga i burgosur i osmanëve në heroin shqiptar nga Harry Hodgkinson

9. Skënderbeu nga Oliver Jens Schmitt

10. Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Shqipëria në shekullin XV nga Jovan Radoniç

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi