Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading content…
Transcript

Gjeografia e Kosoves

Pozita gjeografike e Kosovës

LËNDA:Gjeografia

NJËSIA MËSIMORE:Gjeografia e Kosoves

E PUNOJ:ERONA RAMADANI

Sipërfaqja e përgjithshme: 10.887 km²

Popullsia e përgjithshme rezidente:1 804 944 vlerësim

(dhjetor 2014)

Shumica dërmuese e banorëve janë shqiptarë, rreth 92

për qind, rreth 5 për qind janë serbë dhe rreth 3 për qind

të tjerë.

Republika e Kosovës në sipërfaqen e saj ka 702

kilometra vijë kufitare me shtetet fqinje: 159 kilometra

me Maqedoninë, 112 kilometra me Shqipërinë, 79

kilometra me Malin e Zi dhe 352 kilometra me Serbinë.

Ajo ka një formë të përshtatshme, pasi në skajet e saj

shtrihen malet, ndërsa në pjesët e brendshme janë

fushat, luginat dhe malet e ulëta.

Pozita gjeografike e Kosovës

Republika e Kosovës është shtet i pavarur në Evropën

Juglindore, i cili gjendet në Gadishullin Ballkanit

kufizohet me këto shtet:

Republikën e Maqedonisë së Veriut në juglindje,

Republikën e Shqipërisë në jugperëndim,

Republikën e Malit të Zi në perëndim,

Republikën e Serbisë në verilindje.

Territori shtrihet brenda gj, gjeografike V

41° 50’ 58’’ dhe 43° 15’ 42’’

dhe brenda gj.gjeografike L

20° 01’ 30’’ dhe 21° 48’ 02’’

Hidrografia është element i rëndësishëm natyrorë. Pasuria në ujëra sipërfaqësor dhe nëntokësore varet nga përbërja gjeologjike.(shtresat ujëmbajtëse e ujëlëshues), format e relievit, klima (temperatura, reshjet, erërat etj), mbulesa vegjetative dhe ndikimi i njeriut në rregullimin e shtretërve dhe shfrytëzimit të ujit për nevoja të ndryshme.Pozita qendrore gjeografike e Kosovës në Gadishullin Ballkanik, lartësia mesatare relativisht e madha (811 m), mbyllja e hapësirës kosovare me male të larta e të mesme në pjesët periferike, ndikuan në formimin e nyjës hidrografike-kyçi hidrografik në Kosovë. Në malin e Nerodimes (Suka e Dermanit 1364 m në gj. gj. veriore 42° 21' 13"dhe të gjat. gj. lindore 20° 85' 49") ujërat e Kosovës ndahen në tri pellgje, duke rrjedhur në drejtim të deteve Adriatik, Egje dhe detit të Zi. Sipërfaqja ujëmbledhëse topografike e Kosovës është 11.645 km katrorë, 6,8 % më e madhe se sipërfaqja administrativo-politike, që tregon se pjesa dërmuese e ujërave krijohen brenda sipërfaqes së saj.

Klima e Kosovës është në pjesën më të madhe kontinentale, duke rezultuar me verë të ngrohtë dhe dimra të ftohtë me ndikime Mesdhetare dhe Alpine (temperatura mesatare brenda vendit luhatet nga + 30 °C (verë) ne – 10 °C (dimër)). Megjithatë, për shkak të ngritjeve të pabarabarta në disa pjesë të vendit, ka ndryshime në temperaturë dhe shpërndarjen e reshjeve.

Dhjetori dhe Janari janë konsideruar si muajt më të ftohtë. Korriku dhe Gushti, si muajt më të ngrohtë të vitit. Sasia maksimale e reshjeve është arritur ndërmjet Tetorit dhe Dhjetorit. Ndërmjet Nëntorit dhe Marsit, në Kosovë mund te bjerë dëbore, madje dhe në pjesët e sheshta te vendit. Sasia më e madhe e reshjeve mund të bjerë në rajonet malore të Kosovës.

Lugina midis Mitrovicës dhe Kaçanikut i përket zonës më të thatë të vendit. Ne kontrast me të, fusha e Dukagjinit midis Pejës dhe Prizrenit është përshkruar si një zone shumë pjellore me më shumë reshje midis Nëntorit dhe Marsit.ata.

Kosova është i karakterizuar nga një lartësi mesatare 811 m mbi

nivelin e detit, po duke treguar ndryshime vertikale te relievit dhe

morfologjisë. Këto ndryshime morfologjike janë si pasoje e

ndërtimit gjeologjik. Pika me e ulet e Kosovës ndodhet ne luginën

e lumit Drini i Bardhe, ne kufi me Shqipërinë dhe arrin lartësinë

297 m mbi nivelin e detit. Pika me e larte ndodhet ne

jug-përendim te Kosovës – në Gjeravicë – 2.656 m e lart.

Kryeqytet i Republikës së Kosovës është Prishtina, ku prej pas

luftës së vitit 1999 pothuaj është dyfishuar numri i popullsisë dhe

në të jetojnë mbi gjysmë milioni banorë, ndërsa në të janë të

vendosura edhe të gjitha institucionet shtetërore, selitë e

organizatave të ndryshme ndërkombëtare, si edhe ambasadat

dhe përfaqësitë e vendeve të huaja.

FALEMINDERIT PER VEMENDJE

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi