Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript
  • PROJEKT
  • Burimet e Energjise te pariperteritsme dhe te riperteritsme.

Lenda;Fizik

Klasa;9b

Punoi;Klea Mingo

Pranoi;Genta Baci.

Energjia (fjala vete rrjedh nga greqishtja energos që do të thotë “në punë”) në fizikë, është aftësia e ndërveprimit të një sistemi me një tjetër. Energjia ka të bëjë edhe me fuqinë e kërkuar për të lëvizur apo zhvendosur një peshë në një largësi të caktuar. Sa më e rëndë të jetë pesha ose sa më e gjatë largësia, aq më shumë energji nevojitet. Ka shumë lloje energjish: energji kimike nga fosilet djegëse, energji elektrike nga shfrytëzimi i fuqisë se ujit, energji diellore, energjia e erës, energji termale, dhe energji bërthamore nga ndarja e atomit. Njësia e energjisë është xhauli me shenjë "J", për nder të Xhejms Xhaulit

  • LLOJET E ENERGJISË

Energjinë përreth nesh e gjejmë në forma të ndryshme. Ndër format më të përhapura janë :

1. Energjika bërthamore (nga ndarja e atomit)

2. Energjia kinetike

3. Energjia potenciale

4. Energjia kimike

5. Energjia elektrike

6. Energjia termike

7. Energjia diellore

  • Energjia Berthamore.

Energjia bërthamore është energji e fituar me metodat e fusionit të kontrolluar në ndërtesa qendrore të Centrale Bërthamore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë furnizuesit më të mëdhenj të energjisë bërthamore për qëllime komerciale. SHBA-ja ka më shumë se 100 centrale të liçensuara bërthamore dhe në vitin 2006, këto centrale gjeneronin rreth 20% të prodhimit energjitik në vend, duke përmbushur 9% të nevojave të vendit me energji. Franca ka më shumë se 50 centrale bërthamore që sigurojnë 79% të prodhimit energjitik. Franca është eksportuese e konsiderueshme e energjisë elektrike në vendet të tjera. Kina ka 11 reaktorë bërthamorë, por nevojat në vend janë kaq të mëdha, sa kjo infrastrukturë në vitin 2005 përmbushte vetëm 1% të nevojave të vendit për energji. Gjendje e ngjajshme ndodhet edhe në Indi. Rusia hapi uzinën e parë bërthamore në vitin 1954. Zgjerimi i industrisë u ngadalësua pas katastrofës së Çernobilit. Më 2005, reaktorët bërthamorë prodhonin rreth 6% të energjisë që konsumohej

  • Energjia Termike.

Energjia e brendshme e sistemit, e barabartë me shumën e energjive kinetike dhe potenciale të grimcave të sistemit.Ajo mund të prodhohet nga fërkimi dhe sjell ndryshim të temperaturës së sistemit.

  • Energjia Kinetike

Energjia kinetike është aftësia e trupave që të kryejnë punë për shkak se kanë një shpejtësi të caktuar. Për ta llogaritur energjinë kinetike të trupit me masën , i cili lëviz me shpejtësi , bëhet llogaritja e punës, e cila nevojitet që forca ta nxitojë trupin në ndonjë rrugë nga gjendja e qetësisë deri në gjendjen me shpejtësi . Pra, madhësia e energjisë kinetike është e barabartë me punën e cila është kryer në mënyrë që trupi ta ketë fituar shpejtësinë .

  • ENERGJIA POTENCIALE

Përveç energjisë kinetike, të cilën e shkakton lëvizja, trupi mund ta ketë edhe energjinë potenciale, e cila është pasojë e pozitës së tij ndaj trupave të tjerë apo pasojë e konfiguracionit të trupit, përkatësisht e sistemit të trupit. Trupat kanë energji potenciale për shkak të veprimit reciprok të tyre. Ashtu trupi me masën , i ngritur në lartësinë mbi sipërfaqen e Tokës, ka një energji potenciale të caktuar dhe është i aftë, që duke zbritur nga ajo lartësi, të kryejë një punë të caktuar. Ngjashëm, susta elastike ka energji potenciale dhe, duke u kthyer në pozitën ekuilibruese, mund të kryejë punë. Varësisht nga forca e cila vepron në trup, dallohen këto lloj energjish potenciale: të gravitetit, elastike, elektrostatike dhe magnetike.

Energjia kimike : shuma e energjive të plota te grimcave perberese të molekulave. Energjia kimike e karburanteve dhe e ushqimeve janë format e energjise kimike te depozituara.

Energjia elektrike është energjia e fituar nga rryma e ngarkesës elektrike nëpër një përçues elektrik.

  • C'ESHTE ENERGJIA DIELLORE

Me energji diellore nënkuptohet energjia (termikeo-elektrike) e prodhuar nga shfrytëzimi i drejtpërdrejte te energjisë se rrezatuar nga Dielli drejt Tokës. Në çdo ore Dielli transmeton drejt orbitës 1 kWh për meter katror. Energjia Diellore bën pjesë në grupin e energjive te rinovueshme si Biomasa, Biokarburanti, Gjeotermike, Hidroenergjetike, Eolike etj. Teknologjitë kryesore për prodhimin e energjisë termike dhe elektrike nga dielli janë :

-Paneli Diellor Termik

-Paneli Diellor me përqendrim

-Paneli fotovoltaik

  • RESURSET E PAPËRTËRITSHME

Lëndët djegëse janë substanca të cilat gjatë djegies çlirojnë nxehtësi ose formë tjetër të energjisë. Burimet kryesore janë : qymyri, gazi natyror, nafta. Këto quhen lëndë fosile dhe nuk mund të rigjenerohen. Nafta dhe gazi natyror plotësojnë 65 % të nevojave të përgjithshme, qymyri 25 % dhe energjia bërthamore 4 %.

Njëlloj si qymyrguri, si nafta, ashtu edhe gazi natyror prejardhjen e kanë nga gjallesat. Këto janë formuar nga gjallesa të vogla bimore dhe shtazore që janë depozituar përpara miliona vjetësh në fundin e deteve të cekëta. Aty në veprimin e mikroorganizmave, të trysnisë së lartë dhe të temperaturës, lënda organike është shndërruar në një përzierje të ndërlikuar substancash të tjera ku mbizotërojnë hidrokarburet.

Nafta është një lëndë natyrale, e lëngshme, e murrme në të zezë, që gjendet në formacione gjeologjike nën sipërfaqen e Tokës. Nafta u formua nga bimët dhe kafshët, të cilat kanë jetuar para miliona vjetësh. Mbetjet e tyre u grumbulluan në fundin e ujërave dhe me kalimin e kohës u mbuluan me rërë dhe me lym. Nafta është resurs i papërtëritshëm. Ajo është një lëndë organike që do të kërkonte miliona vjet për t’u rikrijuar pas shterimit. Nafta e papërpunuar është më e lehtë se uji dhe nuk tretet në të. Nuk ka pikë vlimi të caktuar. Vetitë fizike të naftës varen nga pëbërja kimke e saj. Bota konsumon rreth 90 milionë fuçi në ditë. Një kilogram naftë i djegur gjatë një ore, kryen punën e njëqind palë duarve në njëzet e katër orë!!!

Gazi natyror është një përzierje natyrale e gaztë hidrokarburesh që përbëhet kryesisht nga metani, por zakonisht përfshin edhe një përqindje të vogël të dioksidit të karbonit, azotit, dhe/ose sulfurit të hidrogjenit. Kjo përzierje formohet kur shtresa e bimëve e kafshëve të dekompozuara janë të ekspozuara ndaj nxehtësisë intensive nën sipërfaqe gjatë miliona viteve. Energjia që bimët fillimisht marrin nga dielli ruhet në formën e një lidhjeje kimike të gaztë. Gazi natyror është një lëndë djegëse fosile që përdoret si një burim i energjisë për ngrohje, gatim dhe prodhim të energjisë elektrike. Ai përdoret edhe si lëndë djegëse për automjete dhe si një element kimik në prodhimin e plastikës dhe kimikateve të tjera komerciale të rëndësishme organike. Ky është një burim i paripërtëritshëm. Gazi natyror është përdorur nga kinezët që në vitet 500 p.e.s. Nxjerrja e parë industriale në botë e gazit natyror filloi në Nju Jork, SHBA në 1825.Bazuar në një normë të vlerësuar konsumi botëror është rreth 3,4 trillion metra kub gaz natyror në vit, gjithsej vlerësohet se kanë mbetur rezerva të gazit natyror që do të zgjasin 250 vjet me normat aktuale të konsumit.

Qymyri është burim i energjisë që nuk rigjenerohet. Ashtu si nafta, ai është krijuar nga gjallesat e vdekura, të depozituara nën tokë për miliona vjet.Temperatura dhe shtypja e ushtruar nga lart e shtresave të limit, të dheut, në mungesë të oksigjenit ndihmojnë procesin që mbetjet e bimëve të shndërrohen në ato që sot quhen qymyr. Gjatë procesit të karbonizimit gradual të bimëve, çlirohet hidrogjeni dhe oksigjeni si dhe rritet përqindja e karbonit. Sa më e gjatë të jetë koha e karbonizimit aq më cilësor është qymyri. Qymyri përdoret kryesisht si lëndë djegëse. Konsumi botëror i qymyrit ishte rreth 7.25 miliardë ton në vitin 2010 dhe pritet të rritet 48% në 9.05 miliard ton deri në vitin 2030.Kur qymyri përdoret për prodhimin e energjisë elektrike, në fillim ai bëhet pluhur dhe pastaj digjet në furra me kazan. Të paktën 40% e energjisë elektrike në botë vjen nga qymyri.

Burimet e ripërtëritshme të energjisë jane gjeneruar nga këto burime të energjisë që janë të përditësuara vazhdimisht gjatë gjithë vitit. Ndryshe nga lëndët djegëse fosile, të cilat kanë stoqe të kufizuara, rezervat e ripërtëritshme të energjisë mund të jenë edhe të shuhen. Burimet e ripërtëritshme të energjisë janë: energjia diellore, energjia e erës, ujit (lumenj, baticë dhe zbaticë,valët e detit ), energjia gjeotermale dhe biomasa .

  • Energjia diellore

Energjisë diellore mund ta përdorin në dy mënyra – për ngrohje dhe prodhimin e energjisë elektrike. Për të marrë energji termike duhet përdorur panele diellore të cilat si vetë emri flet kolekton/akumullon energjinë diellore në energji termike për ngrohjen e qendrore, apo për ajrin . Kolektorët diellor më së shumti përdoren për ngrohje sanitare për ujë të nxehtë. Në anën tjetër, panelet diellore janë përdorur për marrje të energjisë elektrike. Këto panele janë të përbërë nga një seri e qelizave diellore fotovoltaike direkt për të konvertuar në energjinë elektrike .

  • Sistemi Termosifonsk

Sistemi termosifonsk, i njohur gjithashtu si sistem pasiv nuk kërkon të qarkullojë pompa e ujit, por në vend të asaj të mbështetet në dallimin e dendësisë së ujit në temperatura të ndryshme, ku uji i ngrohtë ngrihet në pikën më të lartë. Që të funskionojë ky sistem, rezervuari duhet të montohet sipër kolektorit, në lidhje me horizontalen.

Sistemi punon kur uji në kolektor është i ndezur. Uji i nxehtë bëhet më pak i ngjeshur dhe rritet në kuadër të sistemit, dhe mblidhet në pikën më të lartë të sistemit, e cila është në rezervuar. Ujë i ftohtë në rezervuar për shkak të densitetit të saj më të lartë do të jetë e detyruar për të që të ulë në pjesën më të ulët të sistemit, përkatësisht të kolektorit. Për shkak se ky sistem mbështetet në parimet e fizikës, nuk ka kontroll të drejtpërdrejtë mbi qarkullimin e ujit dhe për këtë arsye kontrolleri është i kufizuar mbi temperaturën e ujit në rezervar. Në një sistem tipik si termosifonski rekomandohet të ekzistojë edhe ventili termostatik për të shmangur temperaturat e larta të ujit të nxehtë.

  • SHNDËRRIMI I ENERGJISË

Dy format e shndërrimit të energjisë janë puna dhe nxehtësia. Puna A vlerëson shndërrimin e energjisë makroskopike të një sistemi në energjimakroskopike të një sistemi tjetër dhe anasjelltas.

Nxehtësia Q vlerëson shndërrimin e energjisë makroskopike po në energji mikrskopike ,sikurse rasti i shkëmbimit të energjisë termike midis dy trupave me temperatura të ndryshme në kontakt termik.

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi