Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Shkenca, që merret me studimin e formës, funksionit dhe krijimit të qelizës.
Qeliza ështe njësia ndërtuese, theme,uese, morfofunksionale e të gjitha qenieve te gjalla dhe njëheri pika më e vogël ku krijohet jeta. Ajo funskionon prej: sistemit të membranave, energjive dhe autoreproduksionit.
Nga 106 elemente kimike që njihen deri tani, 70 prej tyre janë përbërës kimik të organizmave, ku kanë 40% veprim të lartë dhe quhen elemente biogjene.
• Makroelemente: oksigjeni, azoti, karboni, kaliumi
• Mikroelemente: jodi, bromi, nikeli
• Ultramikroelemente: merkuri, radiumi dhe ari
Përbërësi më i thjeshtë joorganik, që ndodhet në qeliza dhe gjallesa.
Sasia e ujit në qeliza dhe organizma të ndryshëm:
- Zmalti i dhëmbëve 10%
- Farat dhe sporet 10-15%
- Njeriu 66%
- Brektoret 76-86%
- Shalqiri, trangujt, kandili i detit 95%
Bashkëdyzime organike te karbonit me hidrogjen dhe oksigjen në raport 1:2:1.
Monosakaridet: Trioza, tetroza, pentoza dhe hektoza.
Disakaridet: Laktoza, maltoza dhe sakaroza.
Polisakaridet: Amidoni, glikogjeni, celiloza, kitini, agari
Përmbajnë karbon, hidrogjen dhe oksigjen. Çdo molekulë e tyre përbëhet nga një molekulë alkool glicerinë dje tri molekula acide yndyrore.
Lipidet e thjeshta përmbajnë acide yndyrore dhe glicerinë, ndërsa lipidet e përbëra përveç acideve yndyrore dhe glicerinës përmbajnë atome të fosforit dhe azotit.
Lipidet më të njohura: lipoproteinat, fosfolipidet, karotenoidet dhe steroidet.
Komponime të ndërlikuara organike me peshë të madhe molekulare, që përbëhen nga azoti, karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni. Molekulat e tyre formohen nga bashkimi i molekulave të aminoacideve, të cilat kanë veti bazike dhe acide.
Proteinat e thjeshta përbëhen nga aminoacidet, kurse ato të përbëra përveç proteinave të thjeshta përmbajnë grupin joprotenik.
Lloje të proteinave: fosfoproteidet, lipoproteidet, kromoproteidet dhe mioglobina.
Ekziston një mendim i përbashkët se në atë kohë në Tokë kanë ndodhur erupcione vullkanike, kanë reshur shira të mëdha që kanë zgjatur mijëra vjet, ka pasur pak oksigjen dhe nuk ka ekzistuar shtreza ozonike.
Supozohet se në ujin e paraoqeanit është krijuar një "qull" i bashkëdyzimeve organike dhe se janë krijar acidet nukleike, të cilat më vonë kanë arritur aftësinë e autoreproduksionit. Është krijuar paraoqeania dhe ka filluar evolucioni biologjik.
Kanë strukturë shumë të thjeshtë. Ato janë të mbështjellura me membranë qelizore të thjeshtë dhe mur të fortë qelizor. Nuk kanë bërthamë të diferencuar.
Materiali gjenetik është i vendosur në ADN. Në citoplazmën e këtyre qelizave ka vakoula, nuk është vërejtur rrymimi i citoplazmës, nuk ka organele qelizore, ka molekula të lira të ADN, ARN dhe ribozome.
Janë qeliza të diferencuara në citoplazmë dhe në bërthamë.
Pjesët e qelizave ekuariote janë: membrana bërthamore, membrana plazmatike, kompleksi i Golxhit, mitokondritë, kloroplastet, lizozomet, retikulumi endoplazmatik, bërthama, peroksizomi, qeskat sekretuese etj.
Është pjesa e qelizës e cila ka funksion te përmbaje citoplazmën e qelizës dhe te sherbej për te shkëmbyer metabolitet mes lëngut brendaqelizor dhe lëngut jashtëqelizor.
Membrana e qelizave shtazore e ndan brendinë e qeliz nga ambienti i jashtëm, kurse qeliza bimore rreth membranes qelizore formon murin qelizor.
Ka përbërje liporpoteine, ku molekulat e lipideve janë në formë fosfolipidesh. Ato përbëhen nga pjesa globulare dhe vargu hidrokarbonik, gjithashu vende-vende janë të vendosura proteinat e mëdha globulare.
Membrana qelizore përbëhet nga proteinat, që karakterizojnë aktivitet enzimatike dhe lipidet, që karakterizojnë shumë veti të saj.
I siguron qelizës individualitetin, siguron bartjen e materieve të ndryshme, kontrollojnë drejtimet e informacioneve midis qelizave dhe ambientit të tyre.
Permebiliteti selektiv është karakteristik për membranën qelizore, sepse disa materie kalojnë mjaftë lehtë nëpër membranë, kurse disa të tjera ajo nuk i lëshon.
Më së lehti në membranë kalon uji, në dy drejtimet, pastaj oksigjeni, i cili vetëm hyn në qelizë dhe dioksidi i karbonit, që vetëm del nga qeliza.
Dukuri fizike e lëvizjeve molekulare, që manifestohet në tendecën spontane të molekulave të gazrave dhe të lëngjeve nga hapësira me përqendrim më të madh në hapësirën me përqendrim më të madh.
Dukuri molekulare fizike ku molekulat e substancës me përqendrim më të vogël kalojnë në hapësirën me përqendrim më të madh, sepse janë më të kalueshme.
Bartja e molekulave të mëdha nëpër membranën qelizore realizohet me ndihmën e bartsëve. Ku bëjnë pjesë proteinat e membranave, ndërsa rregullimin e procesit të difuzionit të lehtësuar e kryejnë hormonet.
Bartja, ku kahu i lëvizjes është i kundërt me shkallën e përqendrimit quhet përcjellje aktive.
Bartja aktive e joneve te natriumit dhe kaliumit nëpër membranën qelizore quhet pompë për natrium dhe kalium. Ku energjia e domosdoshme për punën e kësaj pompe sigurohet nga proceset metabolike në qelizë. Burimi themelor i kësaj energjie është ATP(adenozin-trifosfati).
Proces i "gëlltitjes" së pjesëzave të forta ose piklave të lëngjeve nga qeliza.Ajo plotëson mekanizmat e tjerë të këmbimit të lëndës, bartjen pasive dhe aktive.Llojet e endocitozes jane.
- Fagocitoza
- Pinpcitoza
-Mikropinocitoza
Pas hulumtimesh të shumta është vërtetuar
se në qeliza ekzistojnë organele të shumëta, të cilat kryejnë funksione të shumëta.
Studimet e tyre janë bërë me anë të mikroskopit elektronik.
Ka veti të koloideve. Mbush brendinë e qelizave shtazore, kurse tek qelizat bimore midis vakuolës qendrore të qelizës dhe të membranave. Inkluzionet më të shpeshta janë: glikogjeni, pikat yndyrore, pigmentet dhe inkuzionet kristalore.
Forma e saj dallon prej llojit dhe moshës së qelizës, por zakonisht ka formë rrumbullake ose elipsoide. Madhësia mesatare e saj përfshin 1/4 deri 1/5 e masës së përgjithshme të qelizës.
Ka trashësi deri 6nm dhe ka natyrë lipoproteine.Në mes të dy membranave bërthamore gjendet një hapësirë me gjerësi 10-15 nm e mbushur me lëng perihondrial. Ajo ka shumë pore dhe lëshon molekulat e ARN-së dhe ADN-së.
Krijohen nga fijet e kromatinës. Kanë rëndësi në deponimin e cilësvë trashëguese në ADN, ndarjen e vargjeve të ADN gjatë ndarjes së qelizës dhe përshkrimin e informacioneve gjenetike nga ADN në ARN.
Komponente e domosdoshme e strukturave bërthamore, që nuk ka membranë. Ka formë të rrumbullakët dhe haset në qelizat ku ndodh biosinteza intensive e proteinave. Varësisht prej llojit të qelizës mund të ketë një ose më tepër bërthamëza.
Janë të vendosura në membranat e jashtme të ritikulumit endoplazmatik nëmembranën e bërthamës ose janë të lira në citoplazmë.Ribozomet përmbajnë proteina dhe acid ribonukleik (ARN) në përpjestim përafërsisht të barabartë. Kanë rol aktiv në biosintezën e proteinave.
Paraqet sistemin e kanaleve dhe të fshikëzave intraplazmatike kryesisht dyshtresore, të përbëra nga proteinat dhe lipidet. Paraqitet në dy forma: retikulumi endoplazmatik granular dhe ai agranular.
Ka formë të posaçme dhe është i vendour afër centrozomit. Është e ndërtuar prej membranash të shtypura dhe qesesh paralelisht ë radhitura, që zgjerohen në skaje. Ai mund të jetë në formë rrjeti, kokrrizave, diqeve ose shkopthave.
Organele në citoplazmën e qelizave bimore dhe shtazore të mbështjella me membranë njështresore lipoproteinike. Janë të pasura me enzime hidrolikite si proteaza, nukleaza, fosfataza etj, që i zbërthejnë materiet organike si hidratet e karbonit, proteinat, lipidet dhe acidet nukleike.
Organele specifike, që ndodhen në citoplazmën e qelizave bimore dhe mund të shihen me mikroskop të dritës. SIpas ngjyrës ndahen në: kloroplaste, kromoplaste dhe leukoplaste.