Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

SALES

KICKOFF

Liqeni

Liqeni është një gropë e thellë në sipërfaqen e tokës e mbushur me ujë, që nuk lidhet me detin, dhe në fund që shtrihet nën nivelin e ujit e ujit nëntokësor. Sipas natyrës së krijimit, liqenet ndahen në natyrore dhe artificiale.[1]

Liqeni është një burim i rëndësishëm për njeriun. Ashtu si lumi, na furnizon me ujë dhe me një shumëllojshmëri peshqish. Liqeni është dhe një rrugë komunikimi. Lundrat, tragetet dhe barkat lundrojnë në ujërat e liqeneve dhe lidhin vendet që ndodhen përgjatë brigjeve. Liqenet, sidomos kur janë të mëdhenj dhe të thellë, zbutin klimën e mjedisit përreth. Nxehtësia e thithur nga ujërat gjatë verës vjen ngadalë në sipërfaqe gjatë dimrit dhe e ngroh ajrin. Klima e butë lejon kultivimin e ullinjve, vreshtave, agrumeve dhe luleve edhe kur këto vende janë pranë malit. Në brigjet e liqeneve, nga klima e butë dhe bukuritë e peizazhit, turistët janë të pranishëm thuajse gjatë gjithë vitit. Ata zhvillojnë sporte ujore, si : notin, vozitjen me barkë dhe peshkimin. Në vendin tonë njihen liqeni i Pogradecit (Ohrit), (Shkodrës), Prespës, liqenet e Lurës, etj.

I Ohrit

Liqeni i Ohrit edhe Liqeni i Pogradecit (maqedonisht: Охридско Езеро/Ohridsko Ezero) është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Ai gjendet në një lartësi mbidetare prej 695 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 349 km². Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri.

i Prespes

Prespa ose Liqeni i Prespës, (maqedonisht: Преспанското Езеро/Prespanskoto Ezero; greqishht: Μεγάλη Πρέσπα/Limni Megáli Préspa) është njëri ndër liqenet me ujëra të freskëta në Evropë që u takon tre shteteve Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë me një sipërfaqe të përgjithshme prej 318.9 km2 nga të cilat 190 km² i takojnë Maqedonisë, 84.8 km² Greqisë dhe 38.8 km² Shqipërisë. Prespa është liqeni më i lartë tektonik në Ballkan me 853 metra mbi nivelin e detit.

I Bunes

Lumi Buna (serbisht: Bojana, latinisht: Barbana) ndodhet në segmentin fundor jugperëndimor të kufirit shqiptaro-malazez. Ky lum buron nga Liqeni i Shkodrës, fare pranë qytetit të Shkodrës, ndërmjet kodrës së Kalasë Rozafa dhe Malit të Taraboshit. Buna është i vetmi emisar i Liqenit të Shkodrës.

Buna në fillim drejtohet nga jugu, rrëzë Taraboshit, më tej ajo gjarpëron drejt perëndimit e më pas merr përsëri drejtimin drejt jugut, derisa derdhet në Detin Adriatik. Kufiri shtetëror ndërmjet Shqipërisë dhe Malin e Zi përshkon së gjati Bunën nga fshati Samrish në Shqipëri dhe Goricë në Mal të Zi, duke vazhduar deri në grykëderdhje. Lumi ka gjatësi 44 km dhe rrjedh përgjatë fushave të Bregut të Bunës ku përfshihen Fusha e Anamalit në të djathtë të lumit dhe Fusha e Trushit bashkë me fushën e Velipojës në të majtë.

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi