Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Legjenda "Keshtjella e Rozafatit"
Sipas legjendës së dhimbshme, ndërtimi i Kalasë ishte i mallkuar prej perëndive të cilat shembnin çdo natë ndërtimin e çdo dite.
Për të lejuar qëndrimin e mureve të kalasë, ato kërkuan një sakrific e cila padrejtësisht u vendos të ishte Rozafa, nusja më e vogël e shtëpisë.
Përpara se të vetësakrifikohej e të murosej e gjallë, Rozafa tregoi heroizmin dhe altruizmin e saj duke kërkuar që gjysma e trupit të saj të mbetej jashtë murit, në mënyrë që të ushqente e të kujdesej për foshnjen e saj.
Një skulpturë e bukur e figurës së Rozafës e gdhendur brenda murit të saj gjendet në hyrje të kalasë. Ndërsa kalaja përmendet gjatë sundimit të mbretit ilir Gent, emrin Rozafa e hasim së pari gjatë mesjetës.
Kur është hedhur guri i parë i në themelet e kësaj kështjelle? S'dihet. Historia e saj humbet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të moçëm të kësaj mënge. Një gjë dihet mirë e qartë; atë e kanë pasur dikur labeatët dhe pastaj Ardianët, që ishin fise të forta ilire. Në atë kohë tërë bregu i këtejshëm i Adriatikut, gjer në Tergesten e bujshme apo Triesten e ditëve tona, ishte breg ilir.