Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Progreset e biologjisë molekulare dhe të biokimisë në dhjetëvjeçarët e fundit kanë konfirmuar thënien e Dobzhansky-t. Ngjashmëria e madhe e rrugëve metabolike dhe sekuencave gjenetike mes phyla-ve është në favor të hipotezës se organizmat aktualë janë trashëgimtarë të një paraardhësi të përbashkët, të përftuar nëpërmjet një serie ndryshimesh të vogla (mutacionet), çdonjëra prej të cilave i jep një avantazh selektiv organizmave në ambiente të veçanta.
Variacioni
Pavarësisht besnikërisë pothuajse perfekte të procesit të replikimit të ADN-së, gjatë tij kryhen edhe gabime (edhe pse jo shumë të shpeshtë) që provokojnë ndryshime të sekuencës nukleotidike të ADN-së, duke gjeneruar mutacione gjenetike dhe modifikime të udhëzimeve për sintezën e përbërjeve qelizore (proteinave).
Një dëmtim i çfarëdoshëm në një nga vargjet e ADN-së, nëse nuk riparohet siç duhet, shpie në të njëjtin efekt. Mutacione të ADN-së të trashëgueshme ndaj pasardhësve, pra mutacione të pranishme në qelizat riprodhuese, që mund të jenë të dëmshme dhe letale (vdekjeprurëse) për organizmin e ri ose për qelizën e re.
Për shembull, mutacionet mund të provokojnë sintetizimin (prodhimn) e një enzime difektoz, që nuk është më në gjendje të katalizojë një reaksion metabolik thelbësor për qelizën apo organizmin.
Por, rastësisht, ndodhin edhe mutacione që përmirësojnë karakteristikat e organizmit apo të qelizës. Enzima e ndryshuar mund të ketë përftuar një specificitet lehtësisht të ndryshëm, që e bën atë të aftë të përdori një përbërje që më parë nuk e përdorte dot (nuk e metabolizonte dot). Nëse një popullatë qelizash ndodhet, për shkaqe të ndryshme, në një ambient ku ajo përbërje është e vetmja apo gjendet më me shumicë se të tjera, për nevoja ushqyese, qelizat e ndryshuara do të kenë një avantazh selektiv përkundrejt qelizave që nuk e kanë pësuar muacionin (wild type – tipi i egër). Qeliza e ndryshuar dhe pasardhësit e saj do të mbijetonin (më) mirë në ambientin e ri; ndërsa qelizat e tipit të egër nuk do të kishin me çfarë të ushqeheshin ndaj do të vdisnin. Kjo është ajo çka Darvini donte të thoshte me “mbijetesa e më të mirit nën presionin selektiv”: procesi i seleksionit natyror.
Tjetersimi Gjenetik
Ndonjëherë, në setin (kompletin) gjenetik të një qelize (apo organizmi) futet një kopje (tjetër) gjeni në një kromozom, si rezultat i replikimit difektoz të kromozomit. Kopja e dytë është e tepërt dhe mutacionet që ndodhin mbi të nuk kanë efekte shkatërruese, apo dëmtuese. Por, (kopja e dytë) kthehet në një mjet nëpërmjet të cilit qeliza mund të evoluojë, duke prodhuar përveç gjenit origjinal një gjen me një funksion të ri.
Frekuenca e gabimeve në dyfishimin e ADN-së përfaqëson një kompromis mes një numri tepër të madh gabimesh që do të prodhonte qeliza bija jo të shëndetshme, dhe një numri tepër të vogël gabimesh që nuk do të mundësonte atë variacion gjenetik që lejon mbijetesën e qelizave të ndryshuara në ambiente të reja.Variacionet gjenetike të rastësishme të individëve të një popullate, së bashku me selsksionin natyror, kanë sjellë gjatë rrugëtimit të evolucionit në shfaqjen e një larmishmërie organizmash, çdonjëri i aftë për të jetuar në një ambient të veçantë.
…
Qe kur ishte i ri Carls Darvin udhetoi shume. Pasi e kishte pranuar pozitën e Natyralistit në bordin e HMS Beagle, ai bëri, gjatë viteve 1831 – 1836, një studim intensiv të jetës bimore dhe shtazore nëpër Hemisferën e Jugut. Mes vëzhgimeve të tij të shumta, atij i bëri përshtypje sidomos mënyra se si speciet shpesh izolohen në zona të caktuara gjeografike.
Nëpër arkipelagun Galapagos, për shembull, ai zbuloi se shumë specie bimore e shtazore, të ngjashme, por të dallueshme nga njëra–tjetra, banonin në ishujt e ndryshëm.
Secila specie është përshtatur ndaj vendit të vet. Forma dhe forca e sqepit të trishtilave, si dhe muskujt që janë lidhur me ta, i janë përshtatur llojit të ushqimit që ata hanë. Trishtili kaktus, trishtili qukapik, trishtili kokos, dhe trishtili kaçuban që të gjithë kanë sqepa të gjatë dhe me majë. Këta zogj kërkojnë lule ose gjethe për ushqim. Sqepat e tyre janë gjithashtu të mirë për t’i copëtuar insektet. Trishtili i tokës dhe trishtili kaktus kanë sqepa që janë të trashë në bazë. Sqepat e tyre janë të mirë për copëtimin e farave të forta dhe ushqimeve të tjera të forta.Teoria e Darvinit mban pikëpamjen se ndryshimi i natyrshëm në një popullatë vihet vazhdimisht në provë për përparësitë që sjell nga mjedisi ku ndodhen.