Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Këngët e Kreshnikëve
Robert Preni
&
Iris Bibolli
Përmbajtja
1. Hyrje
2. Përhapja gjeografike
3. Krijimi i këngëve
4. Stilistika
5. Elementet mitologjike
6. Rapsoditë kryesore
7. Personazhet
8. Temat
9. Përmbyllje
Hyrje
Eposi Shqiptar
Muji (që quhet edhe Çetobashe Muji, Bylykbashe Muji, Baca Muji) zë në ciklin e Kreshnikëve vendin kryesor. Ai është një mishërim i gjallë i modelit Gjergj Elez Alija; ai na tregon sesi do të ishin, të ç’natyre do të ishin episodet e jetës së Gjergj Elez Alisë po të kishin arritur deri te ne. Trim, i urtë, i matur, baba i dhembshur, vëlla i dashur, bashkëshort i kujdesshëm, ai nuk di të bëjë asnjë lëshim përsa u përket neneve të kanunit të fisit. Muji është mishërim i gjallë, në jetën e tij shoqërore e morale, i kanunit të maleve.
Halili (që herë-herë quhet edhe Sokol Halili, Halil aga i ri) është një figurë madhështore e ciklit të Kreshnikëve, deri diku një antitezë, por edhe një plotësim i figurës së vëllait të tij të madh, Mujit. I pashëm, gjaknxehtë e zemërak, Halili nuk është më pak trim sesa i vëllai, mos edhe më shumë; te Halili tiparet e kalorësit mesjetar (i cili dallohej nga shpata, kali dhe e dashura) janë edhe më të theksuara: ai, ashtu siç e kërkonte zakoni kalorësiak, ishte luftëtar dhe kalorës i rrallë dhe dashnor i përsosur. Halili është një nga elementët që lidhet me mjedisin e armiqëve, kryesisht nëpërmjet vajzave të tyre.
Omeri është figura e trimërisë së parakoshme, mishërimi i idesë se kreshniku shqiptar lind trim, ai është kreshnik që në djep dhe për këtë mund të kryejë akte trimërie që në moshë të njomë. Vdekja e këtij kreshniku të vogël, bëhet shkas për këngë të rralla vajtimi, siç është “Vajtimi i Ajkunës”.
Figura e Ajkunës të kujton vende – vende Hekubën trojane, nënë e heroit Hektor, me madhështinë e saj, me heshtjen dhe durimin e saj, me forcën e ndjenjave të saj si nënë. Jo rrallë, burrat e fisit kërkojnë edhe mendimin apo këshillën e saj. Kjo i ka bërë disa studiues të mendojnë se me Ajkunën hasen elemente të matriarkatit.
Muji dhe Halili kanë shokë tridhjetë agallarët e Jutbinës. Këtu fjala aga, kuptohet, nuk ka domethënien e një rangu, por do të tregojë më tepër cilësinë e bartësit të saj, trimërinë e tij, si të thuash tridhjetë trimat e Jutbinës. Këta personazhe janë dhënë kryesisht si tipa e fare pak si karaktere. Kështu, p.sh., Dezdar Osman Aga është mishërimi i ambicies, i karrierizmit; Basho Jona është një plak i urtë, mishërim i neneve të kanunit; njerëz të qetë dhe trima janë kreshnikët si Budaline Tali; plaku Qefanak është një njeri tuaf e qesharak; të tillë tipa janë edhe kreshnikë të tjerë si Musë Qasexhiu, Ali Bajraktari, Lule Frangu etj.
Sipas jush cila është rëndësia e kengëve të kreshnikëve në kulturën dhe traditën shqiptare?