Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Punoi:Grupi II
Sport që luhet me top në të cilën dy ekipe të kunderta garojnë në terenin ku është tërhequr rrjeta në mes. Qëllimi është hedhja e topit në anën e kundërt të rrjetës gjegjësisht në fushen e kundërshtarit në atë mënyrë që kundërshtari të mos arrij ta mbaj topin në ajr dhe mos ta kthejë në fushën e kundërshtarit para se të bjerë në tokë. Loja luhet me tri ose pesë sete, do të thot me dy sete të fituar. Setet fitohen kur arrihen 25 pikë, por diferenca duhet të jetë me dy pikë. Seti i fundit gjegjësisht i pesti luhet deri në pesëmbëdhjetë pikë. Zakonisht ky lloj sporti luhet në ambiente të mbyllura. Referojnë dy deri në katër gjyqtarë...
Volejbolli për herë të parë është luajtur në vitet 1921-1925 në shkollat e Tiranës. Atë si lojë e sollën studentë, që vazhdonin studimet jashtë shtetit të cilët filluan t’a praktikonin volejbollin gjatë pushimeve të tyre në vendin tonë.Pas Tiranës, volejbolli filloi të përhapet dhe në qytete të tjera të vendit, si në Shkodër, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë. Në fillimet e saj, loja e volejbollit nuk bënte pjesë në lojërat sportive kryesore që zhvilloheshin në atë kohë në vendin tonë. Kryesisht ajo kishte karakterin e një loje argëtuesepa rregulla.Me vone loja e volejbollit u fut në programet e shkollave dhe në programet e stërvitjes së para ushtarakëve. Edhe gjatë kësaj periudhe karakteri i saj ishte zbavitës dhe argëtues. Me këtë karakter loja e volejbollit është zhvilluar për një periudhë kohe të gjatë në vendin tonë.Në vitin 1940 u botua rregullorja e parë e lojës së volejbollit e cila filloi të zbatohet në ndeshjet miqësore që zhvilloheshin nëpër shkolla.Interesant është fakti që gjatë kësaj periudhe volejbolli luhej vetëm në shkolla dhe emërtimi “Sport Borgjez” u bë për faktin se ishte privilegj i atyre që kishin mundësinë të shkonin në shkollë.Emërtimi “Sport Borgjez” ka vazhduar deri në përfundimin e luftës së dytë botërore.Pas çlirimit të Shqipërisë, loja e volejbollit filloi të luhet përveç shkollave dhe në qendra pune. Karakterit të saj argëtues ju shtua dhe konkurrimi.Me krijimin e Federatës së Sporteve të Shqipërisë më 2 shtator 1945 loja e volejbollit u përhap në të gjithë vendin në forma më të organizuara.Për herë të parë në këtë vit u zhvilluan ndeshje volejbolli në formën e kampionateve lokale, si dhe u zhvilluan ndeshje ndërmjet qyteteve.
Liga konsiston në 12 ekipe profesioniste në Shqipëri dhe është një nga ligat më të vjetra në Ballkan, themeluar që në vitin 1946. Ky sport u rrit me shpejtësi në Shqipëri dhe rreth viteve 70' pothuaj cdo qytet kishte sallën apo fushën e volejbollit të vet. Pas rënies së komunizmit shumë klube u tkurrën pasi shumë lojtarë u larguan nga Shqipëria për të luajtur në vende të tjera. Pjesëmarrja e fansave gjithashtu u reduktua ndjeshëm dhe popullariteti i këtij sporti u ul në shifra shqetësuese. Gjithsesi, pas vitit 1993 pati njëfarë përmirësimi në këtë drejtim sepse shumë qytete ri-krijuan dhe stabilizuan ekipet e tyre. Sot në Shqipëri ekzistojnë 12 ekipe profesioniste sikurse dhe një sasi e madhe ekipesh amatore, të gatshme për të hyrë në ligat profesioniste.
Ekipet e klubeve tona të njohura në volejboll si “Dinamo” meshkuj dhe femra, “Partizani” meshkuj, “Tirana” femra, “Teuta” femra, “Erzeni” meshkuj dhe “Studenti” meshkuj kanë arritur rezultate dinjitoze me pjesëmarrjet e tyre në Kupat e Evropës. Për t’u shënuar është renditja e ekipit “Dinamo” meshkuj në 4 ekipet më të mira të Evropës në vitin 1972 në Çekosllovaki me emrat e njohur si Rusi, Fagu, Tartari, Bushati, Panteqi, Lena, Terihati, Gjerazi, Cironaku, Beriolli, etj, nën drejtimin e trajnerit të palodhur Vangjel Koja.
Majë të lartë volejbolli e ka arritur me ekipin legjendar “Dinamo” femra ku rezultatet e arritura kanë bërë të eliminohen skuadra mjaft të njohura Europiane.Të drejtuara me mjeshtëri nga trajneri Kreshnik Tartari dhe lojtaret, tashmë legjendë në volejbollin e femrave si, Tase, Ibrahimi, Duka, Babuli, Doçi, Qirici, Duni, Nishku, Gripshi etj, kanë arritur të renditen në Kupën e Kampioneve në vitin 1980 në 4-t ekipet më të mira të Evropës në turneun final në Çekosllovaki dhe në vendin e 3-të në turneun final të Kupës së Kampioneve në vitin 1990, në Ravena, Itali.