Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

SHKOLLA:31-KORRIKU

LENDA:MATEMATIKE

KLASA:7-C

MATEMATICIENTET ME TE SHQUAR TE TE GJIHA KOHERAVE

PUNOI;OERDO CELAMI

MATEMATIKA

Matematika

Matematika përbën një fushë të njohurive abstrakte të ndërtuara me ndihmën e arsyetimeve logjike mbi koncepte të tilla si numrat, figurat, strukturat dhe transformimet.

Matematika dallohet nga shkencat tjera për një lidhje të veçantë që ka ajo me realitetin. Ajo është e një natyre të pastër intelektuale, e bazuar tek një seri aksiomash të deklaruara të vërteta (do të thotë që aksiomat nuk i janë nënshtruar asnjë eksperience por janë të frymëzuara nga eksperienca) ose mbi disa postulate përkohësisht të pranuara. Një pohim matematikor – i quajtur përgjithësisht teoremë ose propozicion konsiderohet i vërtetë nëse procesi i vërtetimit formal që përcakton vlefshmërinë e saj respekton një strukturë arsyetuese logjike-deduktive.

STATISTIKA

Statistika është shkenca që studion marrjen, organizimin, analizimin dhe interpretimin e ndryshimeve sasiore në zhvillimin e shoqërisë, të ekonomisë, të kulturës etj., duke mbledhur të dhëna numërore për to, të cilat grupohen e përpunohen me metoda të veçanta. Statistika gjithashtu paraqet tërësinë e të dhënave numërore të mbledhura nga një fushë e jetës ose e ekonomisë ose për një dukuri të renditur sipas një kriteri të caktuar. Statistika nuk është degë e matematikës, por konsiderohet si një degë e veçantë për shkak të karakterit multidisiplinar.

ALGJEBRA

Algjebra studion strukturat algjebrike (Grupet, Unazat, Trupat, Hapësirat vektoriale, etj.)[1]. Me ndihmën e saj bëhet zgjidhja e Ekuacioneve dhe sistemeve të Ekuacioneve. Në algjebrën lineare shqyrtohen Matricat dhe Detirminantet. Në teorinë e Galois-it, bëhet shqyrtimi i problemeve gjeometrike në mënyrë algjebrike. Algjebra është marre nga emri i një matematikan mysliman Al Gjabir.

GJEOMETRI

Gjeometria është degë e matematikës që i studion figurat e rrafshit dhe hapësirës dhe relacionet në mes tyre. Fjala gjeometri vjen nga greqishtja dhe ka kuptimin "matje e tokës" këtë fjalë

Historia e Gjeomeetrise

Me kalimin e shekujve gjeometria është bërë një kompleks studimesh dhe kërkimesh shumë të gjëra dhe shumë të pasura. Koha se kur ka "lindur" gjeometria si shkencë sipas Euklidit është shekulli i III-të.Kontribute në gjeometri kanë dhënë edhe matematikanët Arkimedi dhe Apolloni i Perges.

ANALIZA

Analiza është dega e matematikës që merret shprehimisht me nocione të tilla si limiti, qoftë limiti i një vargu numerik apo i një funksioni. Ajo përfshin gjithashtu nocione të tjera si vazhdueshmëria, derivimi dhe integrali. Këto nocione janë të studiuara në kontekstin e numrave rreal ose kompleks. Megjithatë, këto nocione mund të jenë te përcaktuara dhe të studiuara në një kontekst më të përgjithshëm në hapësirat topologjike.

ALBERT EINSTEIN

AJNSHTAJN

Albert Einstein, (shqip: Albert Ajnshtajn), (14 mars 1879 – 18 prill 1955) ishte një fizikant i cili llogaritet si një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të shekullit XX.[2] Ai përcaktoi teorinë e relativitetit dhe dha shumë kontribute në fushat e mekanikës kuantike, mekanikës statistikore dhe kozmologjisë.[3] Në vitin 1921 fitoi çmimin Nobel për fizikë për shpjegimin e efektit fotoelektrik dhe për shërbimin në fushën e "fizikës teorike''.

FOTO E AJNSHTAJN

PITAGORA

Pitagora lindi afërsisht në vitin 570 p.e.s. dhe vdiq më 495 p.e.s.,( n.486, Abdera , Greqi - d.411 , Deti Jon ), ishte një filozof grek , që konsiderohej si më i hershmi dhe më i rëndësishmi i sofistëve .

Ishte matematikan dhe filozof grek. Pitagora është shumë i njohur me teoremëm e tij në matematikë, e cila njihet si "Teorema e Pitagorës" e cila shprehet me barazimin

barazimin a^{2}+b^{2}=c^{2}.

FOTO E PITAGORE

EUKLIDI

Euklidi i quajtur gjithashtu Euklidi i Aleksandrisë për ta dalluar nga Euklidi i Megarës, ishte një matematikan grek, shpesh i referuara si "Ati i Gjeometri". Ai ishte aktiv në Aleksandri gjatë sundimit të Ptolemeut I (323-283 pes). Elementët është një nga veprat më me ndikim në historinë e matematikës, duke shërbyer si libër mësimi kryesor për matematikën mësimdhënëse (sidomos gjeometri) nga koha e publikimit të tij deri në fund të shekullit 19-të ose në fillim të shekullit të 20-te.

FOTO E EUKLIDIT

GAUSI

Johann Carl Friedrich Gauss (30 prill 1777 — 23 shkurt 1855) ishte një matematikan gjerman dhe shkencëtar që ndihmoi dukshëm në shumë fusha te ndryshme , duke përfshirë teorinë e numrave, analizën, gjeometrinë diferenciale, gjeodezinë, elektrostatikën, astronominë dhe optikën. Nganjëherë i njohur si "princi i matematikës", Gausi pati një ndikim të shquar në shumë fusha të matematikës dhe shkencës.

FOTO E GAUSIT

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi