Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Presented by KLEIDI SHEHI XII-2
Qyteti u themelua në vitin 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini, me origjinë nga fshati Mullet
Për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut.
Tirana është vendi i përzierjes së kulturave të ndryshme të krahinave shqiptare, për shkak të popullsisë së saj heterogjene, e cila ka sjellë pak nga kultura dhe traditat e vendit apo të zonës nga vjen.
Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri.
Është një nga qytetet më të lashtë dhe më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë.
Durrësi mbahet mend edhe si kryeqyteti i shtetit shqiptar nga 7 marsi 1914 deri më 11 shkurt 1920.
Qyteti ka trashëguar mjaft vlera të së kaluarës, qendra historike dhe arkeologjike si Amfiteatri, Rrethoja Bizantine, Torra Veneciane, Muri rrethues i Kalasë, por edhe qendra kulturore e fetare si rrënojat e Bazilikës në Arapaj, kështjella e Rodonit etj.
Elbasani është qyteti i tretë më i madh në Shqipëri.
Nga të dhënat arkeologjike besohet se emri i parë i Elbasanit ka qenë Mansius që do të thotë vend-qëndrim.
Rajoni i Elbasanit si zonë e ndërmjetme folklorike, numëron rreth 37 kostume popullore autentike, me mbi 10 variante.
Për herë të parë emri i Kavajës u përmend gjatë shekullit të XV. Asaj kohe Kavaja shkruhesh Kavalje. Kavaja shtrihet dhe në rrugën e njohur tregtar romake Via Egnatia e që vazhdon më pas në Durrës dhe Elbasan.
Karakteristika kryesore e fondit të muzeut etnografik në Kavajë janë varietetet të veprave artizanale të kompozuara në qeramikë, bakër dhe tekstile nga artizanë vendas, që përfaqësojnë qytetin dhe rajonin.
Kruja është një qytet shqiptar dhe kryeqendër e rrethit po me të njejtin emër.
Emri "Krujë" mendohet ta ketë origjinën nga fjala "krua" (burim uji), sepse në Krujë ka shumë burime të tilla.
Kruja dallohet dhe për ekzistencën e një pazari karakteristik, me vlera të rralla në Ballkan.
Ky pazar dallohej për punimin e bakrit, leshit, argjendari, prodhimin e qelesheve etj.
Lushnja është një qytet në Shqipërinë qendrore.
Sipas dëshmive “qyteti fillimisht qe ngulur në kodrat e Virovës, në afërsi të Golemit. Më vonë, thuhet se prej këtu banorët u vendosën afër përroit”.
Lushnja dallohet si një nga rrethet me prodhim të rëndësishëm kulturor.Në Lushnjë kanë lindur dhe janë rritur artistikisht shumë personalitete të kulturës shqiptare.(Vaçe Zela, Ilia Shyti, Margarita Xhepa etj.)
Librazhdi ka një gjatësi kufitare prej 42 km dhe ka tërësisht një reliev kodrinoro-malor. Relievin e bëjnë më të larmishëm fushëgropat si ajo e Domosdovës në Përrenjas dhe ajo e Studnes me atë te Letmit. Lartësia maksimale mbi nivelin e detit është 2253 m në majën e Kuqe të malit Shebenik.
Një tjetër karakteristikë i qytetit të vogël të Librazhdit është edhe trashëgimia e pasur kulturore qe njihet në të gjithë rajonin për pasurinë e etnografisë dhe folklorit të tij. Veshjet tradicionale janë shoqëruese të larmisë së festimeve dhe aktiviteteve kulturore rajonale.