Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Shkolla 9-vjecare "Xhemal Jança" Gjergjan

Lenda: Gjeografi

Klasa:9

Eva Liçi

Temat

1-Tiparet e zhvillimit demografik te Rajonit Verior dhe Verilindor

2-Vecorite e zhvillimit ekonomik te Rajonit Verior dhe Verilindor

Rezultatet e te nxenit

Rezultatet

e te nxenit

-Tregon ne harte poziten gjeografike te Rajonit Verior dhe Verilindor.

-Analizon rolin e pozites gjeografike ne vecorite natyrore.

-Identifikon shkaqet e diferencimit ne nenrajone te Rajonit Verior dhe Verilindor.

-Identifikon ne harte nenrajonet e Rajonit Verior dhe Verilindor.

-Diferencon nenrajonet e Rajonit Verior dhe Verilindor.

-Dallon vecorite kryesore natyrore te Alpeve dhe te njesive te nenrajonit verilindor.

-Nxjerr ne pah tiparet te pergjithshme te popullimit te Alpeve shqiptare.

-Evidenton tipare te popullimit te Nenrajonit Verilindor.

-Evidenton karakteristikat me te spikatura strukturore te popullsise se secilit nenrajon.

Tema 1

Tiparet e zhvillimit ekonomik te Rajonit Verior dhe Verilindor.

Ceshtja 1

Popullim i paket dhe braktisja e Rajonit Verior dhe Verilindor pas vitit 1990

Kushte natyrore, ne pergjithesi te veshtira, dhe sidomos zhvillimet ekonomike, politike, historike, sociale te vendit dhe jashte tij, kushtezuan popullimin me te vogel, shtimin dhe pakesimin e popullsise ne periudha te caktuara. Gjate shekullit te kaluar, me gjithe lindjet e shumta, rritja natyrore ishte e vogel, sepse vdekjet ishin te larta. Rajoni njohu largime masive pas vitit 1990, kur u la e lire levizja, qarku i Kukesit me 2017 kishte 52% te popullsise se vitit 1990, kurse qarku i Dibres kishte 54% te popullsise se vitit 1990.

*Ky largim masiv u kushtezua nga shume shkaqe:

1-Thellimi i varferise se popullsise.

2-Mungesa e infrakstruktures, qe veshtiresoi sherbimin shendetesor, arsimor, tregtar, furnizimin me energji elektrike etj.

3-Kushtet e veshtira te jeteses ne reliev te thyer dhe klime te ftohte.

*Largimi masiv pati pasoja te shumta:

1-Pakesimi i madh i burimeve njerezore te afta per pune.

2-Braktisja e tokes se punueshme, cka qe nxiti erozionin, qe varferon tokat, renim dhe braktisjen e shume qendrave rurale, madje dhe urbane te reja:(qyteti i Kamit)

Popullimi ne pjeset perberese te rajonit

-Popullimi i Alpeve Shqiptare: Me gjithe mjedisin e ashper, Alpet jane populluar qysh heret. Pjesa me e madhe e popullsise. Pjesa me e madhe e popullsise u vendos ne luginat lumore me klime te bute dhe uje. Vendbanimet jane fshatare, te vogla te rralla dhe te shperndara. Banesat jane larg njera-tjetres dhe u ndertuan me gure ne trajten e kullave, si keshtjella te vogla, kurse catite prej druri jane shume te pjerreta. Alpet dallohen per popullsi te pakte. Ato zene 8% te siperfaqes se vendit, kurse popullsia e tyre ze rreth 2% te popullsise se Shqiperise.

Ceshtja 2

Ceshtja 2 vazhdimi

Qyteti i Krumes

Qyteti i Bajram Currit

Popullimi i malesise se Has-Gjakoves: Per shkak te relievit me te bute, popullimi eshte me i dendur se ne Alpet Shqiptare. Qytetet u krijuan si qendra administrative(Bajram Curri, Kruma) dhe Fierza, si qender e industrise elektrike.

Popullimi i lugines se Drinit te Zi eshte i dendur. Qendrat e banuara jane vendosur kryesisht ne zgjerimet e lugines(te Dibres, Peshkopise, Kukesit). Mbizoteron popullsia fshatare. Qytetet jane Peshkopija dhe Kukesi.

Ceshtja 2

Vazhdimi

Qyteti i Kukes

Qyteti i Peshkopise

Ceshtja 2 vazhdimi

Qyteti i Rreshenit

Qyteti i Pukes

Popullimi i malesise se Pukes e Mirdites dhe

i maleve te Lures eshte i pakte. Popullsia eshte kryesisht fshatere dhe e vendosur me teper ne gropat dhe ne luginat. Qytetet jane te vogla, te krijuara si qendra administrative (Puke, Rreshen) dhe si qendra industriale(Rubiku, Kurbneshi dhe Fushe-Arrezi)

-Popullimi i lumit Matit eshte i dendur. Por pakesohet drejt lartesive te vargjeve te Skenderbeut. Gjenden tri qytete: Burreli,

Klosi, Ulza

Tema 1

Vazhdimi

Qyteti i Burrelit

Qyteti i Ulzes

Ceshtja 2 vazhdimi

-Popullimi i Malesise se Martaneshit, Cermenikes e Gollobordes eshte i pakte, i vendosur ne gropa, lugina dhe shpate. Qytetet u formuan si qendra te industrise te kromit(Bulqiza, Krasta)

Tema 1

Vazhdimi

Qyteti i Bulqizes

Trashegimi e pasur dhe e larmishme kulturore kombetare

Lugina e Valbones

Ceshtja 3

Rajoni ka trashegimi te pasur dhe te larmishme kulturore. Dallohen: vendbanime neolitike ne Blaz e Nezir (Mat); ne Burim etj; varrezat tumulare ne Mat, ne Kukes etj; qyteti antik ilir i Uskanes (Grazhdani, afer Peshkopise); Kultura e Komanit, deshmuese e vijimesise iliroarberore dhe e autoktonise se shqiptareve etj.

Trashegimia e pasur natyrore e kulturore ofron mundesi per zhvillimin e qendrueshem te turizmit. Dallohen qendrat turistike si; Thethi, Valbona, Razma, Vermoshi,Dajti etj.

Qyteti i Thethit

Tema 2

Vecorite e zhvillimit ekonomik te Rajonit Verior dhe Verilindor

Potenciale te shumta natyrore per zhvillimin e rajonit

Gur mermeri

Ceshtja 1

Edhe pse eshte me i pasur me burime natyrore, Rajoni Veriore dhe Verilindor, eshte me pak i zhvilluar ekonomikisht. Fajtore per kete gjendje jane faktoret politike, historike dhe sociale ne rajon. Nder potencialet natyore theksojme:

Pasurite e medha natyore mbi e nentokesore. Eshte rajoni me rezerva me te madha te mineraleve metalike( krom, haker, bokside, metale te rralla) jo metalike (gjipse, kaolina, kuarci); te lendeve te ndertimit (mermere, gure dekorative, argjila etj). Ka pasuri me te medha ujore me rezerva me te medha hidroenergjitike. Eshte rajoni me shtrirjen me te madhe te pyjeve te ahut e te haloreve.

Nxjerrja e kromit ne Bulqize

Ceshtja 1 vazhdimi

Oferte shume e pasur turistike. Dallohen sidomos Alpet Shqiptare, qe ofrojne larmine e theksuar natyrore, mjedisin, ajrin, ujin e paster dhe klimen e shendetshme.

Pozite e favorshme gjeografike lidhese ndermjet trevave perendimore dhe lindore shqiptare, ndermjet bregdetit Adriatik dhe brendesise se Europes Juglindore. Te gjtiha keto pasuri natyrore perbejne potenciale te rendesishme per zhvillimin ekonomik te rajonit ne drejtimin turistik dhe industrial.

Ceshtja 1

vazhdimi

Alpet Shqiptare

Potenciale njerezore teper te kufizuara per zhvillimin e rajonit

Ceshtja 2

Per zhvillimin e rajonit nuk mjaftojne vetem pasurite e medha natyrore. Ky zhvillim kerkon edhe burime te majftueshme njerezore, por ky rajon po perballhet me pakesimin e madh te burimeve njerezore te afta per pune. Kjo perben pengese kryesore per zhvillimin e rajonit, e cila mund te kapercehet ne gjetjen e formave per te nxitur qendrimin e popullsise ne rajon e te larguarve. Kjo kerkon krijimin e mundesive te punesimit, sherbime cilesore, plotesimin e kerkesave kulturore dhe shpirterore te banoreve etj.

Ceshtja 2:

Ecuria e zhvillimit ekonomik te rajonit

Minierat e kromit ne Bulqize

Tema 2

Vazhdimi

-Deri ne vitin 1945, rajoni kishte prapambetje te theksuar. Veprimtaria kryesore ekonomike ishte bujqesia, e cila kishte prodhim shume te pakte. Veprimtaria industriale ishte ne fillesat e saj.

-Gjate periudhes 1945-1990 zhvillimi ekonomik i rajonit u mbizoterua nga industria, sidomos nga industria minerare, meturgjia e baktrit dhe e kromit; industria hidroelektrike, e drurit, materialeve te ndertimit etj. Ndertimi i hidrocentraleve te medha mbi lumin e Drinit dhe Matit e bene rajonin prodhuesin me te madh te energjise elektrike ne vend

Ceshtja 2 vazhdimi

Kaskada e hidrocentralit te Drinit

-Pas vitit 1990, per shkak te strukturave te vjetra ekonomike, u mbyllen shume miniera, fabrikat e pasurimit te mineraleve dhe uzinat e metarlugjise se baktrit dhe kromit. Vazhdojne punen hidrocentralet e medha te Drinit dhe Matit, qe furnizojne gjithe vendin. Fermeret punojne token e pakte, me shume per konsum vetjak. Me teper mori zhvillim blegtoria. Rendesi po merr rritja e bleteve dhe e bimeve mjekesore per eksport; frutikultura, sidomos geshtenja, kumbullat, mollet etj. Ne disa zona ka filluar te zhvillohet turizmi. Dallohen Alpet

me qendrat turistike: Theth, Valbone, Razme, Vermosh.

Ceshtja 2

vazhdimi

E armdhja e zhvillimit

Ceshtja 3

Jane te gjitha mundesite qe Rajoni Verior dhe Verilindor te zhvillohet me ritme te shpejta dhe ne menyre te qendrueshme. Perparesi duhet te marre turizmi, pa lene ne harrese deget e tjera te rendesishme ekonomike, si: industrine energjitike, minerare, metalurgjike, te materialeve te ndertimit, drurit; ate agroushqimore dhe artizanatin, kryesisht per konsum turistik etj; bujqesine dhe blegtorine, te specializuara ne prodhimet organike.

Detyre

Realizoni nje prezantim per mundesite e aplikimit te disa llojeve te turizmit ne Alpet Shqiptare.

Detyre

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi