Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Kinetika e reaksineve ka si objekt studimin e shpejtesive te reaksioneve. Shpejtesia e nje reaksioni kimik perkufizohet si: Shpejtesia=ndryshimi i sasise se substancave vepruese ose produkteve/kohe.
JANE:
Siperfaqja e kontaktit
Perqendrimi
Temperatura
Katalizatoret
Sa me e madhe te jete siperfaqja e kontaktit aq me i larte do te jete bashkeveprimi midis grimcave. Sipas teorise se goditjeve me rritjen e perplasjes se grimcave rritet shpejtesia e reaksionit.
ose trysnia e gazeve.
Me perqendrim (ose trysni) me te larte ndodhin me shume perplasje ndermjet molekulave te substancave vepruese. Kjo e rrit shpejtesine e reaksionit.
Ne temperature me te larte, molekulat zoterojne me shume energji kinetike, si rrjedhoje do te kete me shume perplasje te sukseshme ndermjet molekulave qe bashkeveprojne.
Shperndarja e energjise midis molekulave sipas Boltzamit perfaqeson numrin e molekulave me energji te caktuar ne nje moster. Kur rritet temperatura, shperndarja e energjise midis molekulave sipas Boltzmanit tregon sa molekula te tjera kane energji me te madhe se energjia e aktivzimit. Sigurisht, kjo sjell rritjen e shpejtesise se reaksionit.
Nje katalizator e rrit shpejtesine e reaksionit, duke bere te mundur qe realsioni te kaloje neper nje rruge tjeter me energji aktivizimi me te vogel. Sa ,e i madh te jete numri molekulave me energji te mjaftueshme per te bashkevepruar,aq me shume rritet shpejtesia e reaksionit.
Ne katalizatoret homogjene, substancat vepruese dhe katalizatori jane ne te njejten faze(psh., te gjitha jane ne tretesira ujore).
Ne katalizen heterogjene, substancat vepruese dhe katalizatori ndodhen ne faza te ndryshme (psh., substancat vepruese jane te gazta dhe katalizatori eshte ne gjendje te ngurte).
Enzimat jane katalizatore biologjike (proteinat) qe bejne te mundur zhvillimin e reaksionit ne nje rruge tjeter me energji aktivizimi me te vogel. Cdo enzime vepron me nje supstance (nje molekule e vecante ose grup molekulash) dhe e shnderron ate ne produkt ose produkte.