Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Menaxhimi i burimeve ujore

Analize e gjendjes ekzistuese dhe Administrimi i Burimeve Ujore

Kuadri ligjor per administrimin e Burimeve Ujore

Projekt

Projekt VNM

Punuan:

Plani i Menaxhimit te Burimeve Ujore ne Shqiperi

Hyrje

Pikat Kryesore

1.

Sfidat e hasura ne plane

Analize e gjendjes ekzistuese dhe Administrimi i Burimeve Ujore

2.

Kuadri ligjor per administrimin e Burimeve Ujore

Pikat Kryesore

3.

Variantet e trajtimit dhe te permiresuara te trajtimit te ujerave

4.

Rekomandime

5.

Sfidat

  • Sfidat kryesore e së ardhmes do të jenë zvogëlimi i rezervave ujore gërshetuar me rritjen e kërkesave të shumëfishta për ujë nga çdo sektor, ndërsa duhet të garantohet ruajtja e burimeve ujore për brezat e ardhshëm.

1

  • Kapaciteti i vendit për menaxhimin e burimeve ujore është aktualisht i kufizuar përsa i përket burimeve njerzore, institucioneve, eksperiencës dhe infrastrukturës.

2

Burimet ujore përdoren për:

a) qëllimet shtëpiake, komunale, bujqësore, përfshirë ujitjen dhe ujin për blegtorinë;

b) akuakulturë, transport ujor, industrial, prodhim hidroenergjetik;

c) tregti;

ç) turizëm, argëtim, përfshirë lundrimin për argëtim;

d) qëllime të tjera, të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Ujërave.

Analize e gjendjes ekzistuese dhe Administrimi i Burimeve Ujore

Administrimi aktual

i Burimeve Ujore

Disponibiliteti i burimeve dhe perdorimi

Disponibiliteti i burimeve dhe perdorimi

  • Shqipëria është e pasur me burime ujore, me tetë lumenj të mëdhenj, tre liqene të lundrueshme ndërkufitare, si dhe burime nëntokesore të bollshme. Megjithëse burimet ujore janë shpërndarë në të gjithë vendin, shpërndarja e tyre përgjatë territorit nuk është në mënyrë të njëtrajtshme.

Kemi 4 shtylla

● Uji për Njerëzit, që përfshin ujin e pijshëm dhe shërbimet e kanalizimeve;

● Uji për Ushqimin, që përfshin bujqësinë;

● Uji për Industrinë, që përfshin hidro-energjetikën, burimet hidro-termike, veprimtaritë e industrisë së lehtë dhe të rëndë, menaxhimin e mbetjeve të ngurta, peshkimin dhe kulturat ujore, peshkimin dhe zbavitjen;

● Uji për Mjedisin, që përfshin zonat e mbrojtura, ligatinat dhe pyjet.

Popullsia dhe Demografia

Popullsia dhe Demografia

Censusi i popullsisë tregon se popullsia e përgjithshme ka rënë nga 3.13 milionë në vitin 2000 në 2.92 milionë në vitin 2014, nga të cilat 49.5% janë gra dhe 50.5% burra. Tabela (BB, 2015), (INSTAT, 2015) dhe (UNDP, 2014) më poshtë paraqet disa tregues të përgjithshëm të zhvillimit njerëzor.

Shkaku kryesor i rënies së vazhdueshme të numrit të popullsisë në shkallë vendi është emigrimi, i cili në 15 vitet e fundit është llogaritur të jetë afërsisht 480.000 persona. Si rrjedhojë, kjo ka sjellë një popullsi që është më shumë urbane, që do të thotë se në vitin 2014 raporti midis popullsisë urbane dhe asaj rurale ishte 57% dhe 43% përkatësisht, krahasuar me vitin 2005 ku vetëm 47% e popullsisë ishte urbane dhe 53% ishte rurale (INSTAT, 2015).

Administrimi aktual i Burimeve Ujore

  • Uji për Njerëzit
  • Uji për Ushqim
  • Minierat
  • Përdorime të tjera industriale të ujit
  • Uji për Mjedisin
  • Zonat e mbrojtura

Uji për Njerëzit

  • Deri në fund të vitit 2016, afërsisht 80% e popullsisë së përgjithshme ishte e lidhur me një sistem të furnizimit me ujë ku 50% ishte e lidhur me sisteme të ujërave të zeza, dhe ku të dyja administrohen nga 60 Ndërmarrje për Shërbimin e Ujit (NSHU)26 . të cilat zotërohen edhe menaxhohen nga Bashkitë përkatëse
  • Gjendja e puseve te ujërave nëntokësorë, stacionet e pompimit, sistemet e shpërndarjes, dhe çisternat nuk monitorohen në mënyrë sistematike. Mirëmbajtja dhe riparimi i pamjaftueshëm, mungesa e matjes dhe kontrollit operacional kanë sjellë si rezultat të përbashkët humbje të tepërta të ujit, që vlerësohen se janë së bashku më shumë se 60% e prodhimit të përgjithshëm të ujit për të gjitha qytetet.

Uji për Ushqim

  • Kulturat kryesore janë perimet, frutat dhe vreshtat, drithërat dhe ulliri. Megjithëse ka dallime të shumta ndërmjet zonave agro-ekologjike (Figura 5), bujqësia kërkon një sasi shtesë të ujit në verë duke qenë se vetëm 20% e reshjeve të përgjithshme vjetore (mesatarisht 1,485 mm/vit) bien midis Majit dhe Tetorit. Defiçitet e ujit ndërmjet Qershorit dhe Gushtit variojnë midis 400 dhe 500 mm, duke e bërë ujitjen të nevojshme për prodhimin efikas të kulturave. Kullimi nga ana tjetër është i rëndësishëm në dimër për të zbutur përmbytjet, erozionin dhe mbingopjen e tokës me ujë.

Minierat

  • Minierat kanë qenë një aktivitet ekonomik i rëndësishëm dhe janë të pranishme në shumë rajone Malore të vendit. Para vitit 1990, sektori i minierave zinte një pjesë të madhe të fitimeve nga eksporti dhe Shqipëria ishte prodhuesi i tretë më i madh në botë për mineralin e kromit (UNDP, 2009). Prodhimi në miniera, pasurimi dhe shkrirja duke përdorur Mërkur dhe Arsenik, prodhon skorie dhe mbetje ujërash të ndotura që mbahen në pellgje, duke i lejuar elementët e tretur në ujë të kullojnë poshtë në tokë në ujëra nëntokësore dhesipërfaqësore, pa marrë parasysh ndikimet mjedisore.

Përdorime të tjera industriale të ujit

  • Ka një numër te kufizuar vend grumbullimesh për mbetjet e ngurta që pajtohen me standardet e mjedisit (Landfilli i Sharrës në Tiranë, Bushat në Shkodër, dhe Bajkaj në Sarandë), që sjellin si rezultat volume të mëdha mbetjesh që depozitohen në lumenj ose që mblidhen në zona të tjera të pakontrolluara apo të parregulluara.
  • Aktiviteteve me barka në lumenj dhe liqene artificiale nuk u është kushtuar shumë rëndësi, edhe pse ka një rritje të akomodimit, kapaciteteve të përpunimit dhe efikasitetit të portit, që ka çuar në shtimin e transportit detar. Master planet ekzistuese parashikojnë rehabilitimin e infrastrukturës dhe superstrukturës në portet detare të Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Sarandës, si edhe Transportin Ujor të Komanit, me qëllim që portet të kenë natyrë tregtare si promovim i parimeve ekonomike të tregut. (SKZHI, 2013).

Uji për Mjedisin

Sfida e menaxhimit të ujit për mjedisin është të balancojë nevojën për ekosisteme të ndryshme me nevojat e përdoruesve të tjerë të ujit. Për shembull, ekosistemet ujore siç janë ligatinat varen shumë nga uji që është i disponueshëm në sasi dhe cilësi të caktuara. Sipas këtij këndvështrimi, zonat e mbrojtura, ligatinat dhe pyjet janë tre habitatet kryesore që konsiderohen se ndikojnë dhe ndikohen drejtpërdrejt nga uji

Zonat e mbrojtura

Zonat e mbrojtura29 kanë rëndësi të madhe ekologjike për vendin. Këto zona janë nën kërcënim në rritje për shkak të migrimit të popullsisë, kërkesës në rritje për industrializim, shoqëruar me rritjen e ndotjes, copëtimin e habitatit, pakësimin e biodiversitetit dhe shkatërrimin e përgjithshëm mjedisor. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë ndahen në 6 kategori:

Kuadri ligjor per administrimin e Burimeve Ujore

Mangësitë institucionale

Ligjet ekzistuese ne Shqiperi

Ligjet ekzistuese ne Shqiperi

Strategjia për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore është zhvilluar në përputhje me:

● Nenin 16 të Ligjit Nr. 111/2012 “Për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujoret”

● Vendimin e Këshillit Kombëtar të Ujit Nr. 1, (17.02.2015), ‘Mbi përmbajtjen, zhvillimin dhe zbatimin e Strategjive Kombëtare të Ujit, Planeve të Menaxhimit të Baseneve Ujore, dhe Planeve të Menaxhimit për Rrezikun nga Përmbytjet’;

● Ligji për barazinë gjinore në shoqëri (Nr. 997/24.07.2008) i cili krijoi kuadrin ligjor dhe institucional për mbrojtjen kundër të gjitha llojeve të diskriminimit gjinor dhe promovimin e mundësive të barabarta. Këshilli i Ministrave miratoi Strategjinë Kombëtare dhe planin për arritjen e barazisë gjinore në Shqipëri;

● Urdhrin e Kryeministrit Nr. 93 (07.08.2012) që përshkruan Strukturën për Dokumentet Strategjike Sektoriale dhe Ndërsektoriale

Politikat dhe parimet e BE-së

Politikat dhe parimet e BE-së

Zbatim i plotë i parimeve të BE-së për ujin dhe mjedisin

Afatet kohore për zbatimin e pjesëve të ndryshme të Akisë mjedisore të Bashkimit Evropian do të jetë një çështje për diskutim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Për pasojë, do të ishte e parakohshme që në këtë pikë të gjykojmë se cilat do të jenë ato, veçanërisht në pikëpamjen e ndërlikimeve buxhetore të konsiderueshme të sektorit publik.

"Politika e BE-së për mjedisin do të synojë një nivel të lartë mbrojtjeje duke marrë parasysh diversitetin e situatave në rajone të ndryshme të Bashkimit. Duhet të bazohet në parimin parandalues dhe në parimet që kerkojne marrjen e veprime parandaluese, dëmet mjedisore duhet t’u jepet prioritet dhe në çdo rast ndotësi duhet të paguajë. "

Mangësitë institucionale

Parimet e MIBU-s kërkojnë krijimin e një kuadri të qartë institucional (MIBU), i cili përcakton mirë dhe ndan përgjegjësitë dhe rolet për hartimin e zbatimin e politikave për ujin, veprimtaritë operacionale dhe rregullatore, ndërkohë që nxit bashkërendimin ndërmjet autoriteteve përgjegjëse.

Nga pikëpamja institucionale, menaxhimi i burimeve ujore pothuajse i centralizuar, pëson ndryshime të vazhdueshme, të cilat kanë çuar në mbivendosjen e përgjegjësive ndërmjet instituteve të nivelit qendror dhe atij vendor, gjë që ka rezultuar në një sektor ujor të fragmentuar, me veprimtari joefikase dhe mungesë transparence. Ligji nr. 111/2012 gjithashtu përcakton që Ministria, e cila përkufizohet si 'Ministria përgjegjëse për menaxhimin e burimeve ujore' (Neni 4) pa specifikuar nëse ky rol i është dhënë Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë se Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave (MBZRAU) ose një Ministrie tjetër, zhvillon dhe zbaton politikat e MIBU, strategjitë, programet dhe projektet, në bashkëpunim me ministritë e linjës, dhe është autoriteti kontraktues për konçesione.

Shumë prej institucioneve kryejnë aktivitete të monitorimit të burimeve ujore, përveç Ministrisë së Mjedisit (kryesisht lidhur me zonat e mbrojtura), duke përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë nëpërmjet Inspektoriatit Shtetëror të Shëndetësisë (për ujin e pijshëm dhe sanitar), Shërbimi Gjeologjik Shqiptar brenda Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë (për ujërat nëntokkësorë) dhe Institutit te Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, nën Ministrinë e Arsimit, e cila gjithashtu mbulon monitorimin e sasisë dhe cilësisë së ujit. Si rezultat, funksionet instrumentale për zhvillimet e ardhshme të Planeve te Menaxhimit të Basenit Lumor që duhet të jenë të ndërlidhura i janë transferuar entiteve të ndara

Variantet e trajtimit dhe te permiresuara te trajtimit te ujerave

Variantet e trajtimit dhe te permiresuara te trajtimit te ujerave

UJI

Secili nga ne ka përgjegjësi për ujin, pasi të gjithë jemi përdorues të tij, pra të gjithë duhet ta mbrojmë dhe ta ruajmë atë nga ndotja. Uji është një pjesë përbërëse e sipërfaqes së Tokës. Sasia e madhe e ujit është ajo që na bën ta quajmë Tokën “Planeti i kaltër”. Gjithsesi,pjesa kolosale e rezervave të ujit u përket oqeaneve dhe deteve dhe vetëm 0,6% e sasisë së përgjithshme të ujërave është e përshtatshme për t’u pirë. Ujërat sipërfaqësor dhe ata nëntokësor janë elemente të rëndësishme në ciklin e ujit në tokë. Uji përdoret për qëllime bujqësore (ujitje), për qëllime industriale (prodhimi i të mirave materiale dhe si faktor për ngrohje, ftohje), për qëllime shtëpiake (pirje, higjiena personale, larje dhe për çlodhje). Në ditët e sotme probleme serioze paraqet përdorimi pa kriter i ujit, si dhe rritja e ndotjes së burimeve të ujit, gjë që mund të çojë mbarë njerëzimin në një katastrofë. Meqenëse të gjithë jemi përdorues të ujit, ne jemi në të njëjtën kohë, edhe përgjegjës për mbrojtjen e tij. Dy parimet bazë për mirëmbajtjen e burimeve ujore janë ruajtja dhe mbrojtja.

Skema tradicionale e një impianti trajtimi të ujërave të përdorur

  • Trajtimi paraprak
  • Trajtimi primar
  • Trajtimi sekondar
  • Trajtimi terciar
  • Trajtimi i llumit
  • Avantazhet e trajtimit biologjik

Trajtimi paraprak

Trajtimi paraprak përgatit rrjedhën e ujërave të ndotur për fazat e mëtejshme të trajtimit duke eleminuar përbërësit e dëmshëm të ujit të ndotur, të cilat në rast të kundërt mund të pengojnë ose mund të rritin së tepërmi shpenzimet për mirëmbajtjen e proçeseve dhe pajisjeve të mëtejshme.

Trajtimi primar

Trajtimi primar përfshin largimin e pjesshëm të lëndëve në suspensë dhe lëndëve organike me anë të metodave fizike të tilla si sedimentimi, flotimi dhe sitimi. Për të përmirësuar trajtimin primar mund të përdoret flokulimi i para-ajruar ose mekanik me shtim kimikatesh. Trajtimi primar shërben si pararendës i trajtimit sekondar. Ai kryesisht synon prodhimin e një rrjedhe enfluenti të përshtatshme për fazat e mëtejshme të trajtimit dhe për veçimin e mbetjeve të ngurta në suspesë në formën e llumit primar. Efluenti pas trajtimit primar ka një sasi të konsiderueshme të lëndëve organike

Trajtimi sekondar

Qëllimi i trajtimit sekondar është largimi i lëndëve organike të tretura dhe koloidale, si dhe i lëndëve të ngurta në suspensë që e kanë kaluar trajtimin primar. Kjo fazë zakonisht realizohet me anë të proçeseve biologjike me kultura të lira dhe kultura të fiksuara në një shtrat, të tilla si ato me llum aktiv, apo filtrat biologjikë, si edhe sistemeve me laguna dhe sedimentim

Trajtimi terciar

Trajtimi terciar e kalon nivelin e trajtimit tradicional sekondar për të larguar sasi të rëndësishme të azotit, fosforit, metaleve të rënda, lëndëve organike të biodegradueshme, bakterieve dhe viruseve. Përveç proçeseve biologjike për largimin e ushqyesve, njësi operacionale të përdoruara shpesh për këtë qëllim janë dhe koagulimi, flokulimi dhe sedimentimi kimik, të ndjekur nga filtrimi dhe karboni aktiv

Trajtimi i llumit

Llumi i prodhuar nga trajtimi i ujrave të ndotur përbëhet nga: llumi i cili përmban lëndë të ngurta organike dhe inorganike që janë larguar nga rrjedha e ujit me anë të dekantuesit primar dhe lëndët organike të prodhuara gjatë trajtimit sekondar biologjik dhe të larguara me anë të dekantuesit sekondar. Llumi i prodhuar, zakonisht është në gjendje të lëngët ose gjysëm të ngurtë, duke përmbajtur 0,25 deri në 12 % lëndë të thatë, në varësi të proçeseve të trajtimit të përdorur. Llumi trajtohet me anë të një llojshmërie metodash që mund të përdoren duke u kombinuar në mënyra të ndryshme. Më gjerësisht për largimin e lagështisë nga llumi përdoret, trashimi, kondicionimi, largimi i ujit, dhe tharja. Ndërsa tretja, kompostimi, incenerimi, dhe oksidimi aerobik përdoren për trajtimin dhe stabilizimin e lëndëve organike që ndodhen në llum

Avantazhet e trajtimit biologjik

Metodat biologjike të trajtimit mbizotërojnë në nivelin sekondar të trajtimit, duke qënë se janë opsionet me efektive dhe ekologjike ndër metodat e mundshme të trajtimit. Avantazhet kryesore të trajtimit biologjik janë:

1- Kosto të ndërtimit dhe funksionimit më të ulët krahasuar me metodat alternative si proçeset oksiduese-kimike.

2- Realizon oksidimin e një numri të madh komponimesh organike.

3- Largimin e komponimeve inorganikë të reduktuara, të tilla si sulfidet dhe amoniakun dhe largimin e azotit total nëpërmjet denitrifikimit.

4- Funksionim fleksibël për të përballuar një shkallë të gjerë prurjesh dhe karakteristikash të ujit të ndotur.

5- Reduktim të toksicitetit ujor

Teknologji dhe Inovacion

Impjanti qe perdoret per trajtimin e ujrave te zeza i cili quhet AS-VARIO

Rekomandime

REKOMANDIME

  • Te gjitha planet me temen UJI kane nje qellim te perbashket: KURSIMI I UJIT

  • Nje nga menyrat me efikase mendoj qe eshte solidarizimi i njerzve. Dhe pse ata e dine se sa e rendesishme eshte kursimi i ujit ata prap veprojne sikur Shqiperia eshte nje vend me burime te pashtershme ujore, ky i cili eshte nje problem madhor per vendin tone.

  • 97 % e ujit në të gjithë globin është i kripur dhe vetëm 2.7 % e sasisë së përgjithshme të ujit mund të shfrytëzohet për pije. Uji është rregullatori i temperaturës së tokës, rregullon temperaturën e trupit tonë dhe është transportuesi i ushqimeve dhe i oksigjenit në qelizat e trupit të njeriut. Uji përbën 66% të organizmit, 75 % të trurit njerëzor dhe 75 % te të gjithë bimësisë së gjallë . Një person mund të jetojë rreth një muaj pa ushqim, por vetëm disa ditë pa ujë.

Përdorimi i ujit në jetën e përditshme ?

Çdo person përdor mesatarisht 160 litra ujë çdo ditë . Për të bërë punët e mirëmbajtjes së shtëpisë përdoren mesatarisht 3500 litra ujë në javë. Sasia më e madhe e ujit të përdorur është ajo që shkon për tualetin e shtëpisë sonë. 2 litra ujë, sa herë do të mbushim një çajnik , 25 litra ujë, sa herë që do të lahemi në dush , 60 litra ujë, sa herë vendosim në punë makinën larëse të rrobave , 5 litra ujë, për të larë pjatat në shtëpi , 10 litra ujë, sa herë të shtypim butonin e shkarkimit të tualetit . Rubinet i cili pikon pikë-pikë, pa i kushtuar askush vëmendje harxhon afërsisht 283-387 litra ujë në javë.

Çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të ndaluar shpërdorimin e ujit ?

  • Mos lejoni të rrjedhi ujë kot nga rubineti.
  • Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë makinat.
  • Mos konsumoni më shumë ujë nga sa janë nevojat tuaja.
  • Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtimet e shumta në qytet.
  • Mos pastroni trotuaret me ujë të pijshëm.
  • Mos harroni të mbyllim çezmat pasi lani dhëmbët.
  • Mos vadisni çdo ditë lulet .
  • Paguani rregullisht ujin që konsumoni .
  • Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujit.

Kontrolloni paisjet hidrosanitare

Kontrolloni hidrosanitaret në banjo herë pas herë për ndonjë rrjedhje uji apo qofte edhe për bllokime të ndryshe, sidomos në WC dhe rubinet. Rregulloni çdo gjë që rrjedh. Një rrjedhje e fshehur në tualet mund të cojë dëm cdo ditë 30-500 litra.

Faleminderit

Faleminderit per kohen tuaj

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi