Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Mbreteria e kafsheve

Punoi : Dea Dankshi

Sot njihen rreth 1.5 milion lloji kafshesh. Ndahen ne 30 tipe te ndryshme.Jetojne ne mjedise te ndryshme si:

toka , nentoka , uji , ajri.

Vecori te tyre:

Vecori te tyre

-Jane shume qelizore , ekuariote.

-Nuk e pergatisin vete ushqimin, e marin te gatshem dhe quhen heterotrofe.

-Ndahen ne barengrenes , mishngrenes dhe gjithckangrenes.

-Trupi i tyre organizohet ne : qelize => ind => organ => sistem & aparat organesh =>organizmi i ri

-Kane skelete qe mund te jene te jashtem ose te brendshem.

-Kane aftesi levizese , mbrohen , riprodhohen dhe sulmojne.

-Riprodhohen ne menyre joseksuale kafshet e thjeshta dhe ne menyre seksuale ato te nderlikuarat.

-Fekondimi behet brenda trupit te nenes apo dhe jashte saj.

Grupimi

Grupimi

Mbreteria shtazore ndahet ne 2 grupe te medha:

1.-Jorruazoret (jovetebruesit)

Gjallesat qe jane pa shtylle kurrizore.

2.-Rruazoret (vetebruesit)

Gjallesat qe jane me shtylle kurrizore.

Mbreteria e kafsheve

Rruazoret:

-Peshqit

-Anfibet

-Zvarraniket

-Shpendet

-Gjitaret (sisoret)

Jorruazoret:

-Sfungjere

-Knidaret

-Krimbat

-Butaket

-Lekuregjemboret

-Kembenyjetoret

Jorruazoret

1.Sfungjeret

Sfungjerët janë gjallesa shumëqelizore me ndërtim të thjeshtë. Ato jetojnë në ambiente me ujë (në ujërat e deteve,liqeneve dhe lumenjëve) .

Trupi i sfungjerit të zakonshëm është në formë të një qeske me grykë lart,jeton në koloni. Trupi i tij është i përbërë prej dy shtresave nga e jashtmja dhe e brendshmja. Në shtresën e jashtme ndodhen qeliza në formë pak a shumë të shtypura,ndërsa në shtresën e brendshme janë të pranishme qelizat e pajisura me nga një kamxhik.

2.Knidaret

Knidaret jane gjallesa qe te djegin kur i prek.Disa prej ketyre gjallesave jane:kandili i detit,hidra,etj.Trupi i qelizadjegesve i ngjan nje traste te pajisur me nje ‘goje’,rreth se ciles dalin disa zgjatime speciale qe quhen tentakula.Ne gjatesine e tyre ka qeliza djegese, te cilat jane te pajisura me nje fije te gjate.Kur fija prek kafshezen pre,leshon nje flluske te vogel te mbushur me lende helmuese qe ka aftesi paralizuese.Pastaj tentakulat e kapin prene dhe e cojne drejt gojes.

3.Krimbat

Kafshe te vogla pa skelet, me trup te zgjatur, te rrumbullaket, unazor e te bute, pa kembe, qe zvarriten me gjithe trupin e tyre dhe qe jetojne ne toke, ne pleh, nen gure etj..Disa prej tyre janë grabitqare qe ushqehen me shtaze te imëta , ndërsa shumica janë bimengrenese.

4.Butaket

Butakët janë gjallesa me trup të butë, pa skelet e të mbuluar e me një cipë të përjargur, që kanë zakonisht një guaskë mbrojtëse dhe që rrojnë kryesisht në ujëra të kripura e të ëmbla.

Ekziston një numër i madh i llojeve te midhjeve, në të cilat gjithashtu bejnë pjesë në butakë dhe jetojnë në dete dhe ujra tokësore. Guaskat kane trup te butë, në të cilin koka nuk ndahet qartë.Trupi i tyre ka simetri dyanësore dhe është i mbështjellë me dy kapake. Shputa e guaskes ka forme sopate, me te cilin shtaza leviz. Guaskat shumohen ne menyre seksuale.

5.Lekuregjemboret

Ato jane banore te perhershem te detit . Deri tani jane te njohura rreth 4500 lloje. Me te njohurit jane : iriqet , yjet , trangujt , zambaket etj.Ata nuk kane te zhvilluar aspak pjesen e kokes .Ne trupin e tyre dallohet vrima e gojes dhe ajo anale. Karakteristik tjeter eshte se neper trupin e tyre shtrihet sistemi amulakral, funksioni i te cilit eshte te ve ne levizje.

6.Kembenyjetuarit

Grupin me te madh te mbreterise se kafsheve e perbejne kembenyjetuarit, pasi ky grup mban dhe numrin me te madh te llojeve.Cdo lloj ka nje trup te segmentuar , skelet te jashtem (ekzoskelet) dhe cifte kembesh. Kembenyjetuarit klasifikohen ne kater grupe kryesore: krustacet , shumekembeshat , insektet dhe merimangat.

Rruazoret

1.Peshqit

Shumica e peshqve jetojne pergjithesisht ne uje.Ne teresi ato kane forme boshtore, linja te lakuara dhe te drejta dhe kane pende per te notuar dhe mbajtur ekuilibrin.Ata kane sy dhe vijen anesore per te ndier ndryshimin e presionit te ujit.Peshqit thithin oksigjenin e tretur ne uje duke perdorur branshite.Lekura e tyre eshte e mbuluar ne luspa.Disa nga llojet e peshqve jane: toni , harenga , peshkaqeni ,merluci.

2.Amfibet

Amfibet jane kurrizore me lekure te lemuar dhe te lagesht.Megjithese shumica e amfibeve jetojne ne toke ato shkojne ne uje per tu shumuar.Fekondimi i tyre eshte i jashtem pasi vezoret dhe spermatozoidetleshohen ne uje.Nga vezet e fekonduara dalin larva qe notojne te cilat frymemarrin me branshi.Amfibet e rritur kur jane ne toke marrin fryme me mushkeri ndersa kur kthehen ne uje marrin fryme me ane te lekures. Disa nga amfibet jane: bretkosat , thithlopat dhe salamandrat.

3.Zvarraniket

Zvarraniket kane lekure te thate dhe me luspa , per te zvogeluar humbjen e ujit.Ata mund te jetojne ne vende te thata sepse nuk kane nevoje te ktheen ne uje per tu riprodhuar.Fekondimi te zvarraniket ndodh brenda trupit te nenes mirepo zhvillimi i pasardhesve behet jashte pasi femra ben veze me guaske te forte , me nuk e depertojne ujin dhe i ndihmon qe mos te thahen.Disa nga zvarraniket jane : krokodilet , hardhucat , gjarperinjte etj..

4.Shpendet

Shpendet jane te mbuluara me pupla dhe gjymtyret e tyre te perparme jane te pershtatura si krahe Shpendet nuk kane dhembe por kane sqep.Shpendet jane homeoterme (me gjak te ngrohte ).Ata mund ta kontrollojne temperaturen e tyre duke e mbajtur te pandryshueshme . Disa nga shpendet jane : bufi , shqiponj , harabeli etj..

5.Gjitaret (sisoret)

Gjitaret jane kurrizore me qime dhe gezof.Fekondimi i tyre eshte i brendshem , po ashtu dhe zhvillimi i pasardhesve.Te vegjlit zhvillohen ne miter dhe kur lindin thuajse jane te zhvilluar plotesisht.Te gjithe gjitaret dhe ata ujore perdorin mushkerite per te marre fryme.Gjitaret si shpendet jane homeoterme . Disa nga gjitaret jane: leopardet , lakuriqet e nates , delfinet ,arinjte ,lemuret, ujqit etj..

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi