Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Energjia është aftësia e trupit për të kryer punë. Burime të energjisë jane ushqimet, dielli, uji, dhe lëndët djegëse si qymyri, druri, nafta, etj. Fjala energji vjen nga Greqishtja energos, që do të thotë punë. Në fizikë, është aftësia e ndërveprimit të një sistemi me një tjetër. Energjia ka të bëjë edhe me fuqinë, e kërkuar për të lëvizur apo zhvendosur një peshë, në një largësi të caktuar. Sa më e rëndë të jetë pesha ose sa më e gjatë largësia, aq më shumë energji nevojitet.Energjia eshte aftesi e trupit per te kryer pune.Ajo nuk eshte trup apo substance.Energjia eshte madhesi fizike,por duhet te kujdesemi per te. Ka shumë lloje energjish: energji kimike nga fosilet djegëse, energji elektrike nga shfrytëzimi i fuqisë se ujit, energji diellore, energjia e erës, energji termale, dhe energji bërthamore nga ndarja e atomit. Njësia e energjisë është xhauli me shenjë "J", për nder të Xhejms Xhaulit.Meqene se xhauli ose [J] eshte njesi shume e vogel ne jeten e perditeshme perdorim kiloxhaulin qe shenohet [kJ]
Puna dhe ngrohtësia kanë të njëjtën njësi energjie, por janë koncepte fizike krejtësisht të ndryshme.Edhe njesia e punes [A] eshte xhauli [J].
Shndërrimi i energjisë.
Energjia nuk mund të krijohet apo shkatërrohet. Kjo do të thotë se sasia e energjisë në Gjithësi është gjithnjë e njëjtë. Sa herë që ndodh ndonjë gjë, energjia thjesht shndërrohet në një formë tjetër. Kjo gjë ndodh, për shembull, kur bimët përdorin energji nga drita e diellit për të krijuar ushqim, që pastaj e hanë kafshët.
Shndërrime të energjisë ka kudo në jetën tonë. Marrim një makinë me rrota dhe e lidhim me një trup me një rrotull te palëvizshme. Trupi i varur ka një lloj lartësie nga toka. Kjo i jep atij energji potenciale ose të lartësisë. Kur ne do ta lëshojmë trupin energjia e tij e lartësisë do te shndërrohet ne energjinë e lëvizjes se karrocës me rrota. Ka shume forma energjie. Disa prej llojeve te energjisë janë energjia mekanike, e lartësisë, e lëvizjes, energjia kimike, e ushqimit qe përcillet ne muskuj, energjia bërthamore qe përdoret për energjinë elektrike, energjia termike kur molekulat dhe atomet ne lëvizje çlirojnë nxehtësi.
Energjia potenciale është një formë energjie e zotëruar nga trupi si pasojë e pozitës së tij ndaj trupave të tjerë apo pasojë e konfiguracionit të trupit, përkatësisht e sistemit të trupit. Trupat kanë energji potenciale për shkak të veprimit reciprok të tyre. Ashtu trupi me masën m, i ngritur në lartësinë ,h mbi sipërfaqen e Tokës, ka një energji potenciale të caktuar dhe është i aftë, që duke zbritur nga ajo lartësi, të kryejë një punë të caktuar. Ngjashëm, susta elastike ka energji potenciale dhe, duke u kthyer në pozitën ekuilibruese, mund të kryejë punë. Varësisht nga forca e cila vepron në trup, dallohen këto lloj energjish potenciale: të gravitetit, elastike, elektrostatike dhe magnetike.
Që të llogaritet energjia potenciale e trupit në fushën e gravitetit në sipërfaqen e Tokës, supozohet se grimca me masën m zhvendoset në fushën e gravitetit të Tokës. Puna e forcave të rëndimit është e barabartë me ndryshimin e dy funksionese të pozitës. Funksioni mgh quhet energjia potenciale e gravitetit të trupit në lartësinë ,h:
,Epg=mgh
Ndryshimi i energjiës potenciale të pikës fillestare dhe të fundit është i barabartë me punën e ofrcës së rëndimit:
,A=EP1-EP2=-Delta EP
me ç'rast supozohet se për ,h=0 energjia potenciale është zero. Për dallim nga energjia kinetike, e cila gjithmonë është pozitive, energjia potenciale mund të jetë pozitive dhe negative.
• Mund të ulni sasinë e përdorur të energjisë për ujitje, duke shfrytëzuar motorrë elektrikë të ndërtuar në mënyrë efikase me sistem vertikal për spërkatjen, ujitjen me pika në kulturat me rreshta dhe në monitorimin e lagështisë së tokës
• Mund ta shfrytëzoni në mënyrë më efiçente sistemin e ngrohjes, duke zvogëluar humbjet në sistem
• Mund të kurseni duke implementuar efiçencën e energjisë tek makineritë motorrike në bujqësi, si traktorë dhe në sistemet e trasmetimit
• Mund të përdorni në ferma dhoma frigoriferike sipas parimit të efiçencës së energjisë Por, për ata që janë një hap përpara dhe duan të investojnë në energjinë e rinovueshme në fermat dhe agrobizneset, ja disa nga sisteme funksionale.
• Sistemet diellore të pompimit për puset, për transferimin e ujit, për ujin që u jepni bagëtive dhe të imëtave, si edhe për sistemet e ujitjes • Sisteme diellore të energjisë termike për proçeset ekzistuese të fermave që kërkojnë ujë të nxehtë
• Sisteme diellore për ftohjen
• Prodhim i biogazit nga mbetjet e bujqësisë (si nga vegjetimi, mbetjet e kafshëve, mbetjet e drurëve si edhe nga mbetjet që vijnë nga industria e drurit).
Kalimi tek energjia e rinovueshme mund të jetë një kthesë e madhe për fermerët. Duke qenë se bujqësia moderne kërkon një kontribut të energjisë në të gjitha fazat e prodhimit bujqësor; të tilla si përdorimi i drejtpërdrejtë i energjisë në makineri bujqësore, menaxhimi i ujit, ujitja, apo kultivimi dhe korrja është e rëndësishme që të bëhemi të vetëdijshëm për rëndësinë e burimeve natyrore.
Është e rëndësishme të ndërgjegjësohemi dhe të përdorim me kursim dhe në mënyrë të përgjegjshme burimet që na ka falur natyra e të mbetemi gjithmonë në kërkim të formave novatore të shfrytëzimit të energjisë,
Punoi:Adela Subashi
Mesuese:Elida Parruca