Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Punuan: Anamari Sulçaj, Oresti Kacorri, Geri Lalaj, Joana Dhiamandi, Dion Resulaj, Aldi Stefanaj.
Ju falenderojme per vemendjen tuaj!
Lulëzimi i qyteteve shqiptare.
Tirana
Durrësi
Vlora
Elbasani
Shkodra
Korça
World War II, also known as the Second World War, was a global war that lasted
Në qytet vërejmë lëvizje më shumta. Në qendrat e qyteteve kemi pazarin, dyqanet e shumtë dhe në krah të tyre në një largësi gati të barabartë nga njëra- tjetra kemi godinat e administratës.
Gjatë qeverisies së Zogut u ndërtuan shumë rrugë. Transporti dhe lëvizja u përmirësuan.
Bashkia e qytetit të Vlorës, një godinë tre katëshe ndërtuar më 1918 sot zë një vend të rëndësishëm jo vetëm për funksionin e saj, por edhe për arkitekturën e bukur dhe fasadën e saj magjepsëse. E projektuar në fillim të shek. XX nga Luigji Beretto, një urbanist dhe arkitekt italian sot është një monument kulture i rëndësishëm.
Në fasadën e godinës ka shumë skulptura dhe elemente arkitektonike, të cilët i gjejmë në çdo dritare. Me të hedhur sytë në fasadë vërejmë ndërthurje të elementëve linearë me ato të harkuara. Të njëtat linja ruhen edhe në brendësi të ndërtesës. Përgjatë viteve kjo godinë i është nënshtruar restaurimeve, duke rënë më tepër në sy me "hiret e saj".
Pazari i vjetër nuk është një godinë, por një grup ndërtesash të vogla të vendosura në largësi të barazlargueshme nga njëra-tjetra përgjatë rrugës "Mbretnore" gjatë mbretërisë shqiptare dhe në vazhdim. Në pjesën ku shiteshin mallrat ishin ngritur disa shtëpi të vogla dykatëshe, të ndërtuara me qerpiç dhe tulla. Në hyrje për të gjithë ata që vinin nga fshati apo qytetet e tjera ndodheshin disa hunj për kuajt e tyre. Nga ky vend dilnin të gjitha rrugicat e shtruara me kalldrëm, të cilat të çonin në të gjithë pazarin. Në hapsiren prej tri ha shiteshin gjëra të ndryshme: gjë e gjallë për konsum, rroba, punime artizanale, kundra, qeleshe e çibukë. I gjeje në pazar çdo ditë me t`u hapur qepenat.
Nje godine e inxhinierit dhe arkitektit italian, Giulio Berté, projekti i nisur në fillimjanarin e 1938 dhe që përfundoi në shtator të 1939. Ajo u ndertua si qendër kulturore, artistike, sportive dhe argëtuese. Brenda saj ndodhej nje biblioteke, zyra e informacionit, zyra e përkthimit letrar, etj.
Forma e kesaj ndertese te shekullit XX eshte e perbere nga disa kuboide te madhesive te ndryshme qe te krijojne imazhin e disa shkalleve. Teatri eshte i perbere nga disa elemente arkitektonike te vecanta italiane te asaj kohe dhe gjithashtu nga forma te pastra lineare .
Banka kombetare u ndertua me 1938. Kete godine e projektoi arkitekti italian Vittorio Ballio Morpurgo. Nje ndertese 3-kateshe dhe me nje arkitekture te stilit te racionalizmit. Ne fasaden e nderteses shohim qarte detaje te nje arkitekture voluminoze, harqe ngjyre ari, katrore te rregullt, dritare me parmake te trashe te bardhe. Ne disa vende ka dhe skulptura. Te gjithe keta elemente e bejne kete ndertese te duket me teper madheshtore dhe e denje per emrin qe mban.