Loading…
Transcript

NDAJFOLJA

Shkolla 9-vjeçare Godvi

Lënda: Gjuhë shqipe Klasa: V

Mësuesja: Bedrie RAMA

Rezultatet e të nxënit :

Hyrje

Nxënësi/ja :

  • dallon ndajfoljen si fjalë që plotëson kuptimin e foljes;
  • përcakton llojin e ndajfoljeve nëpërmjet pyetjeve;
  • dallon ndajfoljet nga mbiemrat në fjalitë e dhëna;
  • klasifikon ndajfoljet sipas llojit të tyre;
  • krijon fjali me ndajfoljet e llojit të përcaktuar.

Fjalët kyç: ndajfolje, kohe, vendi, mënyre, sasie, ku?, kur?, si?, sa?, mbiemër.

Burimet: Teksti i nxënësit, fisha me ndajfolje, flipçarte.

Fjalët kyç: ndajfolje, kohe, vendi, mënyre, sasie, ku?, kur?, si?, sa?, mbiemër.

Burimet: Teksti i nxënësit, fisha me ndajfolje, flipçarte.

Ndajfolja

Ndajfolja

Karakteristika

  • Fjalë e pandryshueshme e fjalisë.

  • Nuk lakohet.

  • Nuk zgjedhohet.

  • Qëndron pranë foljes dhe plotëson kuptimin e saj.

Llojet e ndajfoljes

Llojet e ndajfoljes

Ndajfolje vendi

Ndajfolje vendi

  • Tregon vendin ku kryhet veprimi.

  • Gjendet me pyetjen "Ku?"

  • Afër, larg, pranë, rreth, djathtas, majtas, aty, atje, diku, gjëkund, gjithkund, anembanë, gjithandej, kudo, ngado etj.

Ndajfolje kohe

Ndajfolje kohe

  • Tregon kohën kur kryhet veprimi.

  • Gjendet me pyetjen "Kur?"

  • Dje, pardje, nesër, pasnesër, paradite, pasdite, sot, sonte, tani, vjet etj.

Ndajfolje mënyre

Ndajfolje mënyre

  • Tregon cilësinë apo ecurinë e veprimit.

  • Gjendet me pyetjen "Si?"

  • Mirë, keq, bukur, pastër, qartë, shkurt, thjesht etj.

Ndajfolje sasie

Ndajfolje sasie

  • Tregon në ç'masë realizohet veprimi.

  • Gjendet me pyetjen "Sa?"

  • Shumë, pak, tepër, fort, njëherë, dy herë etj.

Kur po bisedoja me arkeologun, më erdhi pranë një djalë sykaltër. Arkeologu më njohu menjëherë me të. Ky është Albi. Është shumë i dhënë pas historisë së qytetit. Mban edhe një ditar. Aty shkruan qartë dhe bukur çdo gjë që lidhet me lashtësinë.

Shembull

Ndajfolje vendi (ku?)

sasie (sa?)

kohe (kur?)

mënyre (si?)

Tabelë

shumë

pak, tepër, mjaft

menjëherë

dje, nesër, sonte, vjet,

dikur, gjithmonë

qartë, bukur,

mirë, shkurt, thjesht,

egërsisht, butësisht

pranë

afër, larg, majtas, djathtas,

kudo, ngado, lart, poshtë

Ushtrime

Ushtrime

1. Dallo ndajfoljet dhe thuaj llojin e tyre.

Nëna po kërkonte litarin ku varnin rrobat. Andit iu zu menjëhere buka në fyt. Ai e kishte marrë litarin dhe e kishte ngjitur lart në pemën e mollës. Nëna i kërkoi atëherë të ngjitej në pemë. Ai mori frymë thellë dhe doli jashtë. Aty po binte shumë shi. Ai hoqi këpucët poshtë pemës dhe u ngjit lart. Mamaja po e priste poshtë. Andi mori litarin dhe zbriti shpejt e shpejt.

Ushtrim 1

Ushtrim 2

2. Dallo parafjalët nga ndajfoljet.

Kujdes! Parafjala qëndron gjithmonë para një emri, ndërsa ndajfolja zakonisht qëndron pas foljes.

afër shkollës - parafjalë

qëndro afër - ndajfolje

Afër shkollës sime është një kinema.

Para kryqëzimit kishte shumë makina.

Prapa shtëpisë është parku.

Mos më qëndro afër.

Kisha shumë njerëz para.

Unë isha prapa.

Ushtrim 3

3. Në cilin rast poshtë është ndajfolje? Pse ?

  • poshtë pemës
  • priste poshtë

4. Dallo mbiemrat dhe ndajfoljet.

Kujdes! Ndajfolja plotëson kuptimin e foljes dhe zakonisht qëndron pas saj.

Mbiemri qëndron pas emrit që cilëson.

liqen i thellë - mbiemër

marr frymë thellë - ndajfolje

Ushtrim 4

pemë e lartë

ecje e shpejtë

rrotull oborrit

ngjitem lart

eci shpejt

mos rri rrotull

liqen i thellë

zë i bukur

lumë i gjatë

marr frymë thellë

këndon bukur

foli gjatë

5. Nënvizo ndajfoljet e shkruara gabim. Shkruaji si duhet.

largë - larg

posht - poshtë

Ushtrim 5

largë

thjesht

drejt

larg

thjeshtë drejtë

posht

gjat

pran

poshtë

gjatë

pranë

butë

kurr

ngushtë

but

kurrë

ngusht