Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Pranoi: Dr. Admir Nake
Lënda: Ekzaminimi urinar
Mikroskopia mjekësore
Mikroskopia mjekësore mund të përcaktohet si disiplinë mjekësore e laboratorit klinik që nënkupton ekzaminimin edhe të likideve të tjera të trupit, përveç gjakut, duke përdorur teknika makroskopike,fiziko-kimike, mikroskopike.
Urina është likidi human që i nënshtrohet më shpesh mikroskopisë.
Jep informacion të vlefshëm për:
1- diagnozën
2- vlerësimin e terapisë
Jo gjithmonë merret në mënyrën e duhur, gjë që sjell gabime në fazën analitike.
1- Ka kosto të ulët
2- Procedurë e thjeshtë
3- Kërkon pak pajisje (një centrifugë të kalibruar, një mikroskop binokular)
4- Procedurë joinvazive, jo e dhimbshme për pacientin.
Mostra mund të kontaminohet shpejt. Kjo mund të sjellë rezultate false.
Tre ekzminimet e para, hyjnë në grupin e ekzaminimeve rutinë.
Llojet e ekzaminimeve
1- Ekzaminimi fizik
2- Ekzaminimi me strip reagent
3- Ekzaminimi mikroskopik i sedimentit urinar
4- Ekzaminimi citodiagnostik ( në qoftë se ky ekzaminim del pozitiv lind nevoja të bëhen ekzaminime të tjera si: mikroskopi me fluoreshence, mikroskopi elektronike, ekzaminime citokimike, mikrobiologjike).
1- hematuri
2- piuri
3- bakteriuri
4- kristaluri
5- cilindra fiziologjkë
6- lipiduri
7- të tjera
Hedhja e urinës në tuba të posaçëm (10-12ml) dhe centrifugimi 5 minuta me 2500 rpm.
Sedimenti i përfituar në fund të tubit hidhet në një lamë te pastër dhe sipër i vendoset një lamelë.
Marrja e mostres klinike dhe ruajtja në kushte të përshtatshme.
Sedimenti urinar normal mund të përmbajë qeliza gjaku, qeliza epiteliale, kristale, cilindra dhe elementë të tjerë të cilët do të listohen më poshtë.
QELIZAT E GJAKUT
QELIZAT E GJAKUT
Qelizat e gjakut që mund të gjejmë në sedimentin e urinës normale janë eritrocitet dhe leukocitet. Ato mund të jenë në një numër shumë të vogël. Këto qeliza mund të kalojnë nëpërmjet glomerulit dhe të hyjnë në rrjedhën urinare.
Në qoftë se në urinë shihet prania e më shumë se 5 eritrociteve për fushë atëherë mund të kemi hematuri.
Edhe leukocitet janë të pranishme në urinë me një numër të vogël <5 WBC për fushë. Në urinë mund të gjenden të gjitha llojet e leukociteve, por më të shpeshta janë neutrofilet polimorfonuklearë.
Qelizat epiteliale tranzitore
Këto qeliza janë pjesë e ndërtimit të traktit urinar prandaj janë të pranishme dhe në sediment. Epiteli është i shtresëzuar por vetëm shtresat sipërfaqësore mund të gjenden në urinë. Ato mund të kenë forma sferike, poliedrike.
Këto qeliza kanë aftësi për absorbimin e ujit prandaj mund të zmadhohen nga futja e ujit brenda tyre.
Rritja e pranisë të këtyre qelizave në urinë mund të ndodhë në situata inflamatore që prekin traktin urinar.
Në sedimentin e urinës normale mund të gjejmë tre lloje të qelizave epiteliale:
1- qelizat tubulare renale
2- eroteliale
3-skuamoze
Qelizat renale tubulare
Këto qeliza janë jo të zakonshme për një individ normal (0-1/pf).
Forma e tyre është poliedrike por mund të jenë edhe të rrafshëta. Bërthama është zakonisht ekscentrike ose centrike. Forma e bërthamës është sferike me nukleola të dukshme.
Qelizat epiteliale skuamoze
Këto qeliza janë më të lehta për tu dalluar në urinë sepse janë të mëdha, të rrafshëta dhe mjaft të shpeshta në rrjedhën e mesme të një urine të mbledhur në mënyrën e duhur.
Prania e një numri të konsiderueshëm të këtyre qelizave në femra tregon për kontaminim vaginal.
Shumica e kristale nuk japin informacion të mjaftueshëm për patologji të caktuara.
Në urinën normale kristalet janë të rralla por mund të shtohen në qoftë se urina lihet pas marrjes. Formimi i kristaleve është i lidhur me përqëndrimin e kriprave të lidhur me metabolizmin, dietën. pH i urinës normale varion nga acid në alkalin dhe kristalet e formuara janë të lidhura me pH acid, por ka dhe kristale të formuara në pH alkalin.
Kristalet më të shpeshta në urinë janë: kristalet e acidit urik, uratet amorfe, të acidit hipurik, oksalatet e kalçiumit, kristalet e fosfateve amorfe, kristalet triplifosfate, kristalet biuratet e amoniumit, karbonatet e kalçiumit
Janë struktura mikroskopike cilindrike që formohen në nefronin distal dhe mund të jenë të pranishëm në urinën e një individi normal dhe tek ai i sëmurë.
Në gjendje normale mund të gjejmë cilindrat hialinë dhe ata granularë. Shihen me zmadhim 10x ose 40x.
Dallohen me vështirësi. Ekzistojnë një numër cilindrash të cilët formohen në tubuj renalë, prej nga edhe e marrin formën e tyre. Cilindrat hialin gjenden edhe në urinën normale, ndërkaq prania e cilindrave granularë, leukocitarë, eritrocitarë, të lëmuar, dyllorë dhe epitelial hasen te proceset inflamatore të veshkave, glomerulonefriti, pielonefriti, sindroma nefrotike, lupus etj.
Janë pothuaj të tejdukshëm. Rrallë mund të kenë granula. Shfaqen në gjendje stresi ose pas aktivitetit fizik
Cilindrat granularë
Tek personat normalë granulat në sipërfaqen e cilindrave janë të rregullta dhe të vogla. Gjenden me shumicë në të njëjtat situata si ata hialinë.
Kripërat – janë shpesh të pranishme në urinën normale dhe i japin urinës pamje të turbullt. Prania e kripërave në urinë nuk ka ndonjë rëndësi diagnostike. Në urinën acide gjenden kripërat e urateve amorfe, ndërsa në urinën alkalike kripërat e fosfateve amorfe.
Mukusi – prania e muksit në urinë nuk ka vlerë diagnostike. Në qoftë se mukusi është në sasi të mëdha, kampioni mund të jetë kontaminuar nga sekrecionet vaginale. Ai është i hollë, i dallgëzuar, me fije si shirita.
Spermatozoidet – prania e spermatozoideve në urinë haset pas ejakulimit, infeksionit dhe hipertofisë së prostatës. Mund të gjendet dhe në urinën e femrave.
Në mikroskopi duken të palëvizshme.
FALEMINDERIT!