Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading content…
Transcript

mendimi im

viktor hygo

une mendoj se kjo ehte nje nder veprat qe eshte shkuar qe ne mesjete por shpalos kaq bukur edhe problematikat e diteve te sotme. viktor hygo ka perdorur shume bukur kontrastet per te na e bere sa me te lehte dhe te kuptueshme pjesen. nese do me pyesnit a do e sygjeroja si veper per ta lexuar me plot bindje do thoja po pasi gjate leximit ne informohemi historikisht kulturalisht dhe emocionet qe percjell libri jane shume te paharrueshme .

Amela Hadroj

JETA

vecorite e romantizmit

dhe me shume

Viktor Hugo është poet dhe autor/publicist i huaj. Hygoi lindi ne Bezanson te Frances me 26 shkurt 1802 ai vdiq ne me 22 maj 1885 Vitet e para të jetës i kaloi në shumë vende të ndryshme i detyruar me familjen për shkak të punës së babait i cili ishte një gjeneral në fushatat aktive Napoleniane pas 3 vjetësh në Korsikë ; 2 në Paris dhe disa vjet në Italinë Jugore ai nisi shkollën në Spanjë dhe më vonë e vazhdoi në Paris.

Publikimi i tij i parë ishte një vëllim i "Odet" të cilën e publikoi vetëm kur ishte 20 vjeçar, një vepër nën influencën e shkollës klasike. Në letërsinë franceze tashme kishte filluar të përhapej romantizmi, ku Hygoi bazaur në këtë botoi pjesën e dyte të "Odet". Gjatë viteve 1831 dhe 1841 ai shkroi shumë vepra të cilat ia rriten shumë reputacionin, dhe më pak prej këtyre arritjeve ai u be pjesëtar i akademisë franceze në moshën 39 vjeçare. Romani "Notre Dame de Paris" dhe dramat "Lucrece Borgiaa", "Marie Tudor" dhe "Le roi s´amusë" nga e cila Verdi mori subjektin për operën e tij Rigo, patën një sukses të madh.

Gjatë viteve 1841-1851 Hygo shkroi pak, dhe u mor me politike, fillimisht si përkrahës i monarkisë së Lui Filipit me ide të zjarrta napoleoniane. Më vonë ai shfaq dhe mbështet Lui Napoleonin si president, por nuk përkrahu Napoleonin III, dhe kjo i kushtoi atij dëbimin nga Franca. Megjithatë vitet e mërgimit ishin shumë të frytshme, gjatë kësaj kohë shkroi dhe romanin "Te mjerët" e cila e beri të njohur edhe jashtë Francës "Punëtoret e detit", "Njeriu që qesh" etj.

Me rënien e perandorisë Hygoi u kthye në Paris dhe beri një tentative pa sukses pjesërisht në pjesën politike të Francës. Vitet në vazhdim e deri në vdekje i kaloi në Paris. Në vitin 1881 u emërua senator i përhershëm. Vdiq më 22 maj 1885 dhe u varros me një ceremoni madhështore në Paris.

Viktor Hygo është konsideruar si nderi i letërsisë franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vlerësua në radhe të parë si poet, por edhe këtu ai i theu rregullat kryesore, thelbësore në të cilat bazohej letërsia franceze e asaj kohë. Stili i tij epik dhe lirika e tij janë të paarritshme. Ai do të ngelet përherë një nga shkrimtaret më të ndritur e të lavdishëm të Francës.

Jashtë Francës Viktor Hygo njihet kryesisht për prozat e tij tërësisht romantike, ai dashuronte antitezën, dhe kjo e çonte atë në ekzagjerim dhe krijon karikatura groteske. Krijimet e tij janë të gjalla dhe shumë të goditura, shpesh herë romanet e tij janë me detaje teknike dhe me përshkrime të tepruara. Viktor Hygoit i mungonte sensi i masës dhe kjo duket e qarte në idetë e tij të egzagjuara, si dhe mungesën e humorit në të gjithë veprat (përafërsisht). Në këtë aspekt ai nuk ishte kurrë lider në politike. Radhitet në një nga shkrimtaret që të prek shpirtin kur lexon veprat e tij.

Ai diti të qëndronte larg nga modelet melankolike dhe të vetmuara që karakterizonin poetet e kohës, duke ditur të pranoje peripecitë jo gjithmonë të lumtura të jetës së tije për ti bere eksperienca thelbësore dhe të mbledhi vlerat dhe

Fuqia e ndjenjave: Katedralja e Parisit shpreh një lloj pasionit dhe emocionesh të theksuara, të cilat janë një nga karakteristikat kryesore të romantizmit. Përshkrimi i ngjarjeve dhe emocioneve të personazheve ka një ndikim të theksuar emocional në lexues.

Adhurimi për arkitekturën dhe të kaluarën: Katedralja e Parisit është një ngjarje e rëndësishme arkitektonike në roman dhe shërben si një element kryesor që lidhet me të kaluarën dhe traditën. Romantikët shpesh ndiheshin të fascinuar nga arkitektura e lashtë dhe traditat historike.

Romantizmi i mjedisit natyror: Përpos katedrales, Hugo përdor natyrën dhe mjedisin urban të Parisit si sfond për ngjarjet e romanit. Përqasja romantike ndaj natyrës, madje edhe në një mjedis urban, shfaqet përmes përshkrimeve të thella dhe një ndjenjeje të përbashkët me mjedisin.

Një protagonist me karakteristikat e një heroji romantik: Quasimodo, protagonisti i romanit, është një figura e deformuar, por njëkohësisht e pasur me ndjenja të forta dhe të ndryshme. Ky lloj karakteri është tipik për shkrimtarët romantikë, të cilët shpesh krijuan heronj që ishin të ndjeshëm dhe të pasur me emocione të forta.

Tragjizmi dhe melankolia: Romantikët shpesh preferonin tonet tragjike dhe temat e melankolisë. Kjo vlen edhe për Katedralja e Parisit, ku ngjarjet zhvillohen në një kontekst dramatik dhe të trishtueshëm.

Katedralja e Parisit

subjekti i romanit

personazhet

Për përmbushjen e tipareve të romantizmit evropian.

Për humanizmin qe përshkon veprën.

Për kontrastet e forta tronditëse qe përbëjne indin e romanit.

Romani shquhet per skena masive plot me gaz,hare e bujë.

Madhështia e Katedrales simbolike eshte force qe terheq, te jep besim, e cila vjen në kontrast me djallezinë e klerikëve.

Zemërimi i turmës në mbyllje te romanit dhe përmbytja e tyre drejt dyerve te Katedrales per te shpetuar Esmeraldën, ështe shperthimi i poetit kunder dhunës mesjetare.

Hygo e respekton popullin, te cilit nuk ia fsheh paragiykimet, friken apo problemet e injektuara nga kleriket e feudalet. Ai nuk idealizon por pohon se: bukuria e mirëfilltë gjendet ne popull.

Moralisht populli qendron shume me lart se aristokratet e klerikët.

Dallimi i paragrafeve : Kemi perdorimin e disa lloje paragrafesh te cilet nevojiten per t’u thelluar ne kuptimin e vepres.

Paragrafe rrefyes : ‘’ Ate dite do te ndizeshin dritat gazmore ne sheshin Grev, do te zhvillohej ceremonia e mbjelljes se pemes se majit ne kishezen e Brakut dhe do te jepej nje mister ne Pallatin e Drejtesise.’’

Paragrafe pershkrues : ‘’Duke qene shtathedhur, e brishte, me supe te zbuluara dhe me kembe te holla, qe dukeshin here-here qe poshte fundit te saj, flokezeze, e shpejte si ndonje grereze, me nje jelek ari qe iputhitej mire pas trupit, me nje fustan lara-lara, me sy vezullues, ajo dukej me te vertete sin je qenie e mbinatyrshme.’’

Paragrafe meditues : ‘’Zor se mund te shpetoj nga kjo bela e madhe qe po ma merrfrymen -mendoi murgu fatezi.’’

Paragrafe dialogues : Bisedat midis personazheve qe e bejne me interesante pjesen.

‘’Kush eshte ? – thirri me tonin e sjellshem te nje qeni te uritur.

Jam miku juaj, Zhak Kuaktieri,- u pergjigj nje ze nga jashte.’’

Berthamat rrefyese :

Salla e madhe e cila mirepriste ne mesin e saj shume pariziene, dhe shfaqjet madheshtore ne hyrje te pallatit paraqet fillimin e ngjarje.

Mjetet stilistikore :

Ne kete veper madheshtore letrare kemi nje perdorim te pasur ketyre mjeteve si ; personifikime, perdorimi i fjaleve te rralla, epitete metaforike, metafora, hiperbolizim, mardhenie te larmishme midis fjalive bashkerenditese dhe nenrenditese etj.

Kuazimodo-kurrizoja i Notre Damit Eshtë braktisur që foshnje tek shkallet e katedrales dhe është adoptuar nga kardinali Klod Frolo. Ai eshte I deformuar; ka nje gungë te madhe në kurriz dhe një ca më të vogël në kraharor. Syrin e djathtë ja mbulonte krejtësisht nje lyth i madh dhe buzët I kishte te çara. Ai ishte po ashtu shurdh. Ai shikohet si nje personazh i pastër, i dashuruar pas katedrales dhe kambanave, të cilat janë per të e vetmja mënyrë komunikimi. Tërë parisienët e duan tingullin e kembanave por e urrejnë Kuazimodon sepse është i shëmtuar. Emri tij, i përkthyer fjale per fjale, do te thote”i gatitur përgjysmë”.

Klod Frolo – shihet si antagonisti në roman. Sidoqoftë ai nuk i përngjet personazhit klasik të lig por është mjaft i zgjuar dhe i dashur. Ai e do të vëllain

Zhanin dhe bën tere cka mundet per ta bere ate te lumtur pas vdekjes se prinderve. Ai perkujdeset edhe per Kuazimodon te cilin përpiqet ta edukojë ashtu si dhe të vellain duke e mësuar të lexojë e tëshkruaje.Fakti qe ai deshtoi si me të vëllain ashtu dhe me Kuazimodon (i vellai u bë pijanec,

Kuazimodoja kishte pamundësi fizike) mund ta ketë shtyrë drejt cmendurisë. Kurrizoja bëhet sa simbol i deshtimeve te tij aq edhe nje vegël për tuperdorur kundër shoqërisë.

Kuazimondoja gjysme njeri dhe gjysme perbindesh cili banonte ne katedralen e Shen Merise, zbatues i pavetedijshem i vullnetit te Frolos, por me nje shpirt te madh dhe ndermjetesi qe realizon lidhjen mes turmes dhe katedrales.

Esmeralda, nje vajze e re dhe e bukur e cila mahnit cdo mashkull, dashurohet me komandantin Febys dhe behet pjese e urrejtjes se percmueshme te murgut misterioz peson fatekeqesisht nje fund tragjik ekzekutimi duke u denuar si nje cigane magjistare.

Klod Frolo eshte personazh misterioz dhe i cuditshem dhe zeri i padukshem qe komandon, hija qe sheh e ben gjithcka e qe askush nuk e sheh, nje njeri ne dukje i mire por ne shpirt shume i ngrusur.

Ngjarjet ne kete veper rrefehen ne rrjedhje logjike kohore,ashtu sic kane ndodhur.

Ideja për romanin i lindi, sipas vetë autorit, nga një mbishkrim në qoshen e errët të Katedrales te fjales “ananke” (fat-greq.vj). Nga kjo buron fakti që vepra pershkohet nga ideja e varesise së njeriut te Mesjetës nga dogmat e bestytnite fetare.

E jashtëzakonshmja, rastësorja, befasuesja dhe tronditësja përbëjnë elementet bazë të rrefimit romantik, qe perbëjnë thelbin e romanit. Ne përputhje me këtë element përmbajtësor, romani mbushet me hiperbola,suspanse e te papritura te habitshme e fantastike (Cakimi rastësor I Esmeraldes me të ëmën, papucet e ruajtura, shpëtimi i Esmeraldës në mënyrë te habitshme nga trikëmbëshi, fundi i llahtarshëm i Frolos, denimi I Kuazimodos, skeleti i Esmeraldes, skeleti i Kuzimodos rreth saj)

Situatat e jashtëzakonshme janë realizim paresor i vepres, sikurse ndeshjet befasuese me heronj te shumte, euforia e turmës dhe pushteti i saj. Pjese perberëse e subjektit janë edhe përshkrimet e mrekullueshme te arkitekturës gotike te Katedrales se Parisit.Theksohet ideja se mrekullitë janë produkt i duarve te mjeshterve popullorš, kurse klerikët dhe feudalet vetëm shijojnë bukurite e tyre.

Katedralja vjen si veper madhështore, sikurse është edhe vend tragjedish të llahtarshme, rrjedhojë e veprimeve te padrejta, është selia e Klod Frolos, sikurse vendqendrimi i Kuazimodos dhe vendstrehimi i Esmeraldes.

Vlerat Artistike te veprës

Ka rendësi per mesazhet qe transmeton.

Per realizimin e portreteve njerezorë në formen më të mirë, permes përshkrimit të detajuar të tiparve fizike e shpirterore, përmes analizës psikologjike te tyre.

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi