Projekt
Punoi: Gledia Balla
Tanja Bibaj
Ester Bodi VIII-1
1) Historia e shfaqjes se hebrenjve ne shqiperi para dhe pas LPB.
2)Hebrenjte qe u kthyen ne katolike
3)Historia e hebrenjve te Elbasanit
4)Deshmi per qendrimin e familjeve shqiptare ndaj hebrenjve "Besa e Arte "
5)Familjet mbreterore shqiptare dhe hebrenjte
6)Histori personale nga shqiptare qe mbrojten hebrenj
7)Kontributi i shqipetareve ndaj hebrenjve
8)Titull mirnjohje nga Izdraeli per qendrimin e shqiptareve dhe shtetit shqiptare ndaj Luftes se Dyte Boterore
9)Holokausti në Shqipëri
10)Hartat
Në disa vende, popullsia i dorëzoi vete hebrenjtë në duart e nazistëve ndërsa pati popuj të atillë që i strehonin dhe i mbronin hebrenjtë. Ne analet e historiografisë bashkëkohore, po shkruhet gjithmonë e më me forcë, se modeli i kësaj sjellje fisnike në ato kohe të zymta për Europën ishin shqiptaret.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, më shumë se 2000 hebrenj u shpëtuan në Shqipëri.
Hebrenjtë dhe shqiptarët një lidhje që i mbrojti nga revanshi gjerman dhe internimi në Aushvic bën pjesë tashmë në kujtesën e popujve. Kjo mikpritje ka marrë vlerësim përtej kufijve duke e renditur popullin tonë përkrah mbështetësve dhe mbrojtësve të shumë personave madje edhe familjeve që gjetën strehë duke i shpëtuar vdekjes së sigurt. Familjet shqiptare akoma i ruajnë keto kujtime. Nuk janë shumë, madje me certifikatën e mirënjohjes “Të drejtë midis popujve. Një prej familjeve tregon se si i strehuan 26 hebrenj.
HEBRENJTE E ELBASANIT GJATE L.D.B
Gjatë Luftës së Dytë Botërore në Elbasan u strehuan dhjetëra familje hebrenjsh. Mes familjeve që strehuan hebrenj përmenden familja e madhe e Biçakçinjve, Shuteriqët, familja e Vasil Nosit, Besim Zyma, Adelina Nosi, Destan Kurmaku, Qemal Karaosmani, etj. Edhe pse pushtuesit gjermanë mund të masakronin familjet e tyre, ata sërish ruajtën traditën shqiptare të besës. Gjatë periudhës së luftës hebrenjtë kanë qëndruar brenda katër mureve të shtëpive ku strehoheshin. Jo vetëm familjet ku jetonin, por edhe familjet e tjera të kësaj lagjeje ofronin ndihma materiale dhe ushqimore për hebrenjtë. Pas përfundimit të luftës ata u rikthyen në Elbasan duke ju ofruar ndihmë banorëve të kësaj lagjeje.
Miqësia mes familjeve elbasanase dhe hebrenjve ka ekzistuar deri vonë dhe duke shquar dy anet per vecorite e tyre.
Ester Bodi
-Largimi i familjes Mbreterore nga Shqiperia
Me 27 prill te vitit 1938, me nje ceremoni madheshtore te zhvilluar ne ambjentet e Pallatit Mbreteror ne Tirane, Mbreti i shqiptareve Ahmet Zogu vuri kuroren martesore me princeshen Geraldina Apony, e cila rridhte nga nje familje ariostokrate. Cifti mbreteror nuk mundi te jetonte me shume se nje vit ne Shqiperi, sepse me 6 prill 1939 , kur atyre kishte vetem dy dite qe u kishte lindur trashegimtari, u detyruan qe te largoheshin nga Shqiperia per ne Greqi . Shkaku i largimit te familjes Mbreterore nga atdheu ishte agresioni italian ne Shqiperi, per te cilin ai kishte zgjedhur daten e lindjes se djalit te Mbretit Zog dhe trashegimtarit te vetem te familjes Mbreterore. Mbreteresha Geraldine se bashkuqa me djalin dhe njerezit qe e shoqeronin, me 6 prill 1939 kaloi kufirin dhe hyri ne territorin grek duke u vendosur ne qytetin e Follorines. Nje dite me pas u bashkua me ta edhe Mbreti Ahmet Zogu. Mbreti Jorgos i Greqise duke mos dashur te hynte ne konflikte me Italine , i sugjeroi Mbretit Zog qe te vazhdonte udhetimin e tij me ne lindje , ku ai do te ishte me i qete dhe do te kishte ndihmen e pakursyer te miqve te tij te vjeter.
UDHETUAN
-Prill 1939, ne Greqi dhe Turqi
-Gusht 1939, ne France dhe ne Angli
-1945 ne Egjipt
-Gusht 1956, ne France
-1961 ne Spanje
-1978, ne Afriken e Jugut
-Prill 1997, ardhja ne Shqiperi
Familja Mbreterore Shqiptare mberriti ne qershor ne Tirane duke i dhene fund nje mergimi 63 vjecar. Nje avion Boing 727 i kompanise Million Air, transportoi nga aeroporti Lanceria i Johanesburgut, Nenen Mbretereshe Geraldina, Trashegimtarin e fronit Leka Zogu, pjesetaret e Familjes Mbreterore, stafin e tyre te ngushte dhe nje pjese te personelit te sherbimit.
Familja Mbreterore Shqiptare mberriti ne qershor ne Tirane duke i dhene fund nje mergimi 63 vjecar.
Ester Bodi
Në disa vende, popullsia i dorëzoi vete hebrenjtë në duart e nazistëve ndërsa pati popuj të atillë që i strehonin dhe i mbronin hebrenjtë. Ne analet e historiografisë bashkëkohore, po shkruhet gjithmonë e më me forcë, se modeli i kësaj sjellje fisnike në ato kohe të zymta për Europën ishin shqiptaret.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, më shumë se 2000 hebrenj u shpëtuan në Shqipëri.
Gledia Balla
Annie Altaratz, banonte ne Shkup me familjen e saj. Një ditë marsi të vitit 1943 autoritetet policore bullgare shpërndajnë urdhrin se çdo hebre duhet të vetëdorezohet dhe për ata që i fshehin, do të ketë penalizime. Në atë kohe një vogëlushe 6 vjeçare, Annie se bashku me familjen e saj, nën terrorin e policisë bullgare, e cila bashkëpunonte me nazistët, detyrohet të braktisë shtëpinë për të gjetur strehë për pak ditë, në një familje mjekësh maqedonase, miq të prindërve te saj. Po si vazhdon më tej historia?
“Isha vetëm 6 vjeç e gjysmë. Një frikë e madhe na kapi, mua, motrës dhe vëllait. Një mik i babait na mirëpriti, por vetëm për pak ditë. Policia bullgare, e cila bashkëpunonte atëherë me nazistët kontrollonte çdo skutë për hebrenjtë. Ndjeheshim të pasigurt. Mbaj mend ishte shumë ftohtë. Çfarë terrori ndjenim. Më pas doktori na çoi në një familje shqiptarësh me emrin Meliqi. Na shpëtuan”, tregon Annie Altaratz, e mbijetuar e Holokaustit nazist.
Një familje shqiptaresh në Shkup me mbiemrin Meliqi, mori përsipër t’i dërgojë ata në Shqipëri. Familja e xhaxhait të Annie, i priste në Tiranë. Por derisa të mbërrinin në kufi, nuk ishte aspak e lehte. U duhej të ecnin natën pa hënë, e të pushonin ditën për shkak të kontrolleve policore.Annie Altaratz dhe familja e saj u strehua dhe gjeti shpëtim për disa muaj në shtëpinë e familjes se Hamdi Ferhatit në Tiranë, pikërisht në marsin e vitit 1943, në kohen më të errët të terrorit nazist.
Familja Rezniqi nga Prishtina, me prejardhje nga Rrafshi i Dukagjinit, është një nga shumë familje nga Kosova që kanë ndihmuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kontributi i kësaj familje është njohur në Kosovë dhe me gjerë.
Kjo familje [Arsllan Mustaf Rezniqi] është vlerësuar me titullin 'Fisnik mes Kombeve' nga institucioni i përkujtimit të martirëve të Holokaustit (Yad Vashem në Jerusalem).
Edvin Kuçin na rrëfen se në familjen e gjyshit të tij, Ali Kuçit, është strehuar familja hebreje me çiftin Solomon e Dodona dhe dy fëmijët e tyre, për dy vite me radhë.“Hanin bukë në të njëjtën sofër me fëmijët e Aliut (gjyshit) ndërkohë që gjermanët patrullonin në kërkim të tyre. Objekti ishte, që t’i mbronin nga nuhatja e gjermanëve dhe gjuetia që kishin nisur ndaj këtij populli, dhe këtë gjë e arritën më së miri”.
Këtë e tregon sot nipi i Ali Kuçit, Edvini. Sipas tij, barriera mbrojtëse e këtyre njerëzve ka qenë xhaxhai i tij, Metini, i cili ishte intelektual i kohës, kishte studiuar në Itali dhe kishte marrë pjesë në luftën Italo-Greke; e dinte shumë mirë gjermanishten gjë që ja kishte lehtësuar më shumë punët. Sipas asaj që i ka treguar babai i vet, Kujtimi, Edvini rrëfen se kurioziteti i gjermanëve ishte shumë i madh. Ata pyesnin vazhdimisht, kush janë këta, për këtë arsye, kjo familje i dha një ndihmë shumë të madhe duke i regjistruar si pjesëtarë të familjes së tyre. I shtuan anëtarët e familjes me emrat e hebrenjve duke i bërë ata kushërinj vetëm që të shpëtonin nga nazistët. Hebrenjtë, kudo, i shikonin gjermanët me një lloj frike, ku ka gjerman automatikisht duhet të fshihen
Holokausti në Shqipëri përbëhej nga vrasje, dëbime dhe krime kundër njerëzimit përkushtuar hebrenjve, sllavëve, romëve dhe minoriteteve tjera në Shqipërinë e Madhe nga gjermanët, italianët dhe forcat bashkëpunëtore shqiptare në kohën kur shteti ishte nën pushtim italian dhe gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë luftës, 2,000 hebrenj kërkuan strehim në Shqipëri. Shumica e refugjatëve hebrenj u trajtuan mirë nga popullata lokale shqiptare, pavarësisht faktit se vendi ishte i pushtuar së pari nga Italia Fashiste, dhe pastaj nga Gjermania Naziste. Shqiptarët, me një traditë të mikpritjes të njohur si besa, shpesh strehuan refugjatët hebrenj në fshatrat malore, dhe i transportuan ata në portet e Adriatikut nga ku shkonin në Itali. Hebrenjtë e tjerë iu bashkuan lëvizjeve të rezistencës në vend.
Për 500 hebrenjtë që jetuan në Kosovën e dominuar nga shqiptarët, eksperienca ishte pak më ndryshe dhe shumë nuk i mbijetuan luftës. Me kapitullimin e Italisë në shtator të vitit 1943, forcat gjermane pushtuan Shqipërinë, Kosovën dhe territoret e tjera që i ishin aneksuar vendit. Në vitin 1944, u formua divizioni shqiptar Waffen-SS, i cili arrestoi dhe dorëzoi 281 hebrenj nga Kosova gjermanëve, të cilët u dëbuan në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen, ku shumë prej tyre u vranë. Në fund të vitit 1944, forcat gjermane u larguan nga Shqipëria dhe në fuqi erdhën komunistët të udhëhequr nga Enver Hoxha. Në të njëjtën kohë, forcat boshtore në regjionet e aneksuara shqiptare të Kosovës dhe Maqedoninë perëndimore u mundën nga Partizanët Jugosllavë, të cilët në mënyrë të vazhdueshme inkorporuan këto zona në federatë e re jugosllave të njohur si Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë.
Një total prej afërsisht 600 hebrenjve u vranë në Shqipëri, dhe pjesë e aneksuar shqiptare të Kosovës e në Maqedoninë perëndimore gjatë luftës. Pasi që 1,800 hebrenj ishin në Shqipëri në përfundim të luftës, vlerësohet se vendi doli nga Lufta e Dytë Botërore me një popullsi hebreje 11 herë më të madhe sesa në fillim. Shumica e tyre emigruan në Izrael, por disa qindra qëndruan aty deri në rënien e komunizmit në fillim të viteve të 1990-ta. Në vitin 1995, Republika e Shqipërisë u deklarua si Më i Drejti Ndër Shtete për rolin që luajti në shpëtimin e refugjatëve hebrenj në vend gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2011, 69 shqiptar u njohën si Më të Drejtit Ndër Kombe për këtë subjekt.
Gledia Balla
Kontributi shqiptar ne mbrojtjen e hejbrenjve Hebrenjtë dhe shqiptarët një lidhje që i mbrojti nga revanshi gjerman dhe internimi në Aushvic bën pjesë tashmë në kujtesën e popujve. Kjo mikpritje ka marrë vlerësim përtej kufijve duke e renditur popullin tonë përkrah mbështetësve dhe mbrojtësve të shumë personave madje edhe familjeve që gjetën strehë duke i shpëtuar vdekjes së sigurt. Populli shqiptar ruajti integritetin e tij dhe çështja e hebrenjve u cilësua si një çështje e brendshme. Shumë vite pas, ende familjet shqiptare ruajnë kujtimet, kanë marrë vlerësimet dhe madje mirënjohjen e atyre që shpëtuan nën mbrojtjen e shqiptarëve. Nuk janë shumë, madje me certifikatën e mirënjohjes “Të drejtë midis popujve”. Një prej këtyre familjeve është familja Nosi në Elbasan. Nipi i kësaj familjes Skënder Kosturi sjell kujtimet e nënës së tij Adelinës, e cila u nda nga jeta pak kohë më parë. Në këtë familje ka jetuar një hebre, Marko Manehami, i cili nëpërmjet një letre ka treguar historinë e tij, por edhe vlerësimin për familjen Nosi që e mbajti dhe e mbrojti në çdo rast. Një tjetër rast i njohur për strehimin e hebrenjve është familja Biçaku nga Qarrishta e Librazhdit. Nga kjo familje nuk kanë mbetur dëshmitarë, pasi shumica prej tyre emigruan në mundësinë e parë drejt Amerikës apo vendeve të tjera. Një prej tyre në kujtimet e tij tregon se si i strehuan 26 hebrenj, të cilët ruajnë edhe kujtime të bukura nga përpjekjet për t’u fshehur. Një prej tyre në shtëpinë e Biçakajve u bë baba.
Ester Bodi
Portali më i madh në botë për çështjet hebreje “AISH”, ka publikuar një shkrim kushtuar Shqipërisë, me titullin “Vendi i vogël musliman shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti”.
Gledia Balla
Harta e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, me territor të aneksuar nga shteti i treguar me ngjyrë të verdhë.
Gledia Balla