Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Përmbledhje e mësimeve në Biologji.

Klasa VI.

Hyrje në Biologji

Shkenca e cila merret me studimin e qenieve të gjalla dhe me përhapjen e tyre në natyrë është Biologjia.

Biologjia rrjedh nga gjuha greke që do të thotë Bios-jeta dhe logos-shkenca.

Sipas objektit të hulumtimit ndahet në:

Botanikë-që studion bimët,

Zoologji-që studion shtazët,

Antropologji-që studion njerëzit.

Biologji

Bimët

Bimët ndahen në të ulëta (talofita) dhe në të larta (kormofita).

Bimët talofita dallojnë nga bimët kormofita sepse bimët talofita nuk kanë rrënjë , kërcell dhe gjethe dhe trupi i tyre quhet tal. Bimët kormofita kanë rrënjë, kërcell dhe gjethe, prandaj trupi i tyre quhet korm.

Bimët e kryejnë procesin e fotosintezës sepse përmbajnë kloroplaste.

Bimët

Qeliza

Qeliza është njësia elementare e ndërtimit të qenieve të gjalla.

Qelizën e zbuloi Robert Huku në vitin 1665.

Organizmat njëqelizorë te të cilët bërthama ende nuk është plotësisht e diferencuar quhen prokariot, ndërsa tek ata të cilët bërthama është plotësisht e diferencuar quhen eukariot.

Qeliza

Ndërtimi dhe funksioni i qelizës

Ndërtimi dhe funksioni i qelizës

Në qelizë dallohen pjesët jo të gjalla dhe të gjalla.

Në pjesët jo të gjalla të qelizës bëjnë pjesë: Muri (pareti) qelizor dhe vakuola.

Në pjesët e gjalla të qelizës bëjnë pjesë: Protoplazma me organelet e saja dhe bërthama.

Ngjashmëritë dhe dallimet mes qelizave shtazore dhe bimore

Qelizat bimore

-Kanë murin qelizor,

-Kane kloroplaste,

-Nuk kanë centriolën.

Qelizat shtazore dhe bimore

Qelizat shtazore

-Skanë mur qelizor,

_Skanë kloroplaste,

-Kanë centriolën.

Biosistematika

Me klasifikimin e shumëllojshmërisë së madhe të gjallesave dhe me studimin e tyre merret ajo degë e Biologjisë që quhet Biosistematikë.

Klasifikimet më të hershme janë klasifikimet që i ndanin gjallesat në dy grupe :

a) të dobishme për njeriun dhe

b) të dëmshme për njeriun.

Biosistematika

Ekologjia

Ekologjia

Ekologjia studion marëdhëniet mes organizmave të gjallë mes vete, poashtu edhe mjedisit të jashtëm.

Fjala ekologji rrjedh nga gjuha greke Ojkos= Vendbanim, Logos= Shkencë.

Për herë të parë termin ekologji e themeloi Hekeli (Ernst Heackel) , ndërsa Ekologjinë moderne e themeloi Darvini (Charles Darwin).

Ekologjia ndahet në

1.Ekologjinë e bimëve

2.Ekologjinë e kafshëve

3.Ekologjinë e mikroorganizmave.

Biocenoza

Fitocenoza

( bashkësi jetësore e bimëve )

Biocenoza

Biocenoza

Zoocenoza

( bashkësi jetësore e shtazëve )

Ekosistemi

Ekosistemi= BIOTOP+BIOCENOZA.

Ekosistemi

Parazitizmi dhe Simbioza

Parazitizmi- Është njëra ndër lidhjet mes dy gjallesave apo mes dy organizmave.

Simbioza- Është efekti i dy llojeve të ndryshëm të organizmave që jetojnë në afërsi të një periudhe të gjatë kohore të krijuar për të mirën e të dy organizmave ose të pakën për të mirën e njërit prej tyre.

Parazitizmi dhe Simbioza

Mbretëria

1.Tipi (ndarja)

2.Klasa

3.Rendi

4.Familja

5.Gjinia

6.Lloji.

Mbretëria

Klasifikimi i gjallesave bazohet në tiparet e rëndësishme, si janë lidhjet farefisnore dhe prejardhja e tyre.

Ky klasifikim quhet natyror dhe është i vetmi.

Pesë mbretëritë e botës së gjallë

Pesë mbretëritë

1.Mbretëria e monereve-prokariotëve (baktereve dhe algave të kaltra në të gjelbër),

2.Mbretëria e protistëve (parashtazorëve),

3.Mbretëria e kërpudhave,

4.Mbretëria e bimëve,

5.Mbretëria e shtazëve.

Mbretëria e kërpudhave

Mbretëria e kërpudhave

Kërpudhat përfshijnë organizma një dhe shumëqelizorë që jetojnë në mënyrë heterotrofe pasi që nuk kanë kloroplaste.

Kërpudhat ndahen në saprofite dhe parazite.

Biodiversiteti

Biodiversiteti

Biodiversiteti është llojllojshmëria e qenieve të gjalla.

Biodiversitetin e përfshinë flora, fauna, mikroorganizmat dhe natyra.

Materiale shtesë

Vendbanimi ndryshe quhet BIOTOP.

Fjala ENDEMIK do të thotë lloj i cili jeton në një vend të caktuar.

Mikroorganizmat më ndryshe i quajmë zbërthyes apo bekonpozues.

Tek mikroorganizmat bëjnë pjesë bakteriet, kërpudhat dhe viruset.

Faktorët ekologjik

Faktorët ekologjik

Faktorë ekologjik quajmë të gjitha veprimet që bëhen në qeniet e gjalla, që nga lindja deri në vdekje, nga ana e kushteve të mjedisit të jashtëm.

Faktorët ekologjik ndahën në

1.Biotik (faktorë që vijnë nga bota e gjallë) ,

2.Abiotik (faktorë që vijnë nga bota jo e gjallë).

Katër faktorët më të rëndësishëm janë:

1.Uji,

2.Ajri,

3.Temperatura,

4.Toka.

Etologjia

Etologjia

Etologjia është shkenca e cila studion sjelljet e kafshëve.

Sjelljet e kafshëve mund të jenë

1.E lindur,

2.E fituar,

3.E arsyeshme.

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi