Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Detyre Kursi
Lenda:Semundjet infektive
Shumica e njerëzve vuajnë nga sëmundjet infektive, të marra në rrugë të ndryshme. Gjithçka varet nga lloji i virusit që prek personat. Specifika e tyre është se ato transmetohen nga një person apo specie tek një person apo specie tjetër.
Sëmundja infektive, e njohur edhe si sëmundje e transmetueshme ose sëmundje ngjitëse, është sëmundja që del nga një infeksion. Infeksioni është pushtimi i indeve të trupit të një organizmi nga agjentët që shkaktojnë sëmundje, shumëzimi i tyre dhe reaksioni i indeve të presë ndaj agjentëve infektivë dhe toksinave që prodhojnë.
Infeksionet shkaktohen nga agjentë infektive, duke përfshirë viruset, viroidet, prionet, bakteret, nematodat si dhe krimbat parazitare, merimangat, pleshtat dhe morrat, kërpudhat dhe makroparazitët e tjerë të tilla si shiritat dhe helminat të tjera
Fjala infeksion mund të nënkuptojë çdo prezencë të një patogjeni të veçantë, por gjithashtu përdoret shpesh në një kuptim që nënkupton një infeksion klinikisht të dukshëm. Infeksionet simptomatike janë të dukshme dhe klinike, ndërsa një infeksion që është aktiv, por nuk prodhon simptoma të dukshme mund të quhet i parëndësishëm, i heshtur, nënklinik, ose okult. Një infeksion që është joaktiv ose i fjetur quhet infeksion latent.
Sëmundjet infektive transmetohen në mënyra dhe mekanizma të ndryshëm. Një pjesë e tyre transmetohen përmes rrugës aerogene,përmes spërklave të pështymës së infektuar. Me këtë rrugë transmetohen sëmundje të tilla si gripi, infeksionet e mushkërive, tuberkulozi, shkaktarë që japin meningjitin etj. Një pjesë e sëmundjeve infektive të aparatit tretës apo siç quhen sëmundje gastrointestinale transmetohen përmes konsumimit te ushqimit apo ujit të infektuar. Këtu mund të përmendim sëmundje si dizenteria, helmimi ushqimor, salmoneloza, infeksionet nga parazitet apo krimbat e zorrës. Infeksionet seksualisht të transmetueshme janë ato sëmundje që shkaktohen nga kontakti me lëngjet seksuale të trupit zakonisht si rezultat i kontaktit intim seksual. Në këto infeksione përfshihen infeksioni HIV/AIDS, sifilizi, klamidia, gonorrea, hepatiti, herpesi, papiloma virusi etj.
Shumë infeksione mund të transmetohen nga kafshët tek njerëzit përmes rrugëve të ndryshme. Në këto sëmundje me origjinë nga kafshët përmendim brucelozën, leishmaniozën, tetanosin, tërbimin, etj.
Sëmundjet infektive mund të transmetohen edhe përmes gjakut apo procedurave mjekësore dhe jo mjekësore me instrumente çpuese të kontaminuara (psh, pirsing, tatuazhi apo injektimi i drogave me shiringë). Në këtë mënyrë transmetohen infeksioni HIV/AIDS, hepatiti B dhe C (verdhëza), etj.
Gjithashtu sëmundjet infektive mund të transmetohen edhe nga nëna e infektuar tek i porsalinduri. Këtu futen toksoplazmoza, HIV-i, hepatiti, rubeola, sifilizi, etj.
1104 raste
25-44vjec (29.3%)
25-40
92 rastet
Parandalimi i sëmundjeve infektive apo ngjitëse është mënyra kryesore e luftës ndaj këtyre infeksioneve.
Një nga mënyrat më universale të parandalimit dhe mbrojtjes ndaj sëmundjeve ngjitëse është krijimi i imunitetit apo mbrojtjes ndaj infeksionit përmes vaksinimit.
Infeksionet e traktit tretës parandalohen përmes një higjiene sa më të mirë në drejtim të ushqyerjes. Konsumimi i ujit të sigurt, ruajtja e ushqimeve nga kontakti me mizat, larja e duarve para ushqimit, përpunimi i mirë termik i ushqimeve gjatë gatimit etj,janë disa nga masat që ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve të zorrëve.
Përmirësimi i kushteve në spitale, përdorimi i shiringave me një përdorim, sterilizimi i instrumenteve prerëse sidomos nga dentistët, kontrolli i vazhdueshëm i gjakut që dhurohet etj, do të bënin të mundur parandalimin e infeksioneve të rënda që transmetohen nëpërmjet këtyre rrugëve.
Po kështu, ndikim të dukshëm për shmangien e viruseve është edhe ushqyerja. Specialistët shprehen se një jetë e shëndetshme në drejtim të ushqyerjes, kryerjes së aktivitetit fizik, shoqëruar me kontrolle periodike tek mjeku do të bënin të mundur një pakësim të rrezikut të prekjes nga sëmundjet infektive.
Faleminderit