Rrjete sociale,dobia dhe rrezikshmeria e tyre
Dobia
e tyre
Rreziku
i tyre
ÇFARË JANË “RRJETET SOCIALE”?
Network-ët social si Facebook, MySpace dhe të tjerë janë “sheshe
virtuale”, pra vende ku fal internetit mund të futësh dhe të ndash
me të tjerët fotografi, filmime, mendime, adresa të miqëve e
shumë të tjera. Rrjetet sociale janë instrumentet më të përsosura për ndarjen e informacionit me të tjerë dhe përfaqësojnë
një formë të shkëlqyer komunikimi edhe pse përbëjnë rrezik për
sferën personale të individëve që janë përfshirë në të.
Facebook, për të përmendur një prej më të njohurave, në fillimet
e tij ishte ekzaktësisht përkthimi virtual i “librit të fotografive të
shkollës” që mbahej çdo vit. Një tabelë lajmërimesh telematike
ku mund të gjesh kolegët e kursit dhe të shkëmbesh informacione me ta. Zhvillimet e fundit po i shtyjnë “rrjetet sociale” të
integrohen gjithmonë e më shumë me telefonat celular, duke
transformuar mesazhet që publikojmë on-line në një lloj mesazhi të shumëfishtë që u shkon në të njëjtin moment të gjithë
miqve tanë.