Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Qeliza është njësia bazë më e vogël e gjallesave, që mbart karakteristikat e jetës. Eshtë qeliza ajo e cila me anë të organizimeve shkallë-shkallë arrin të japë organizmin që gëzon secili prej nesh. Qeliza arrin te kryejë një cikël të plotë jetësor. Ajo lind, ushqehet,merr frymë, rritet,është e ndjeshme ndaj ngacmimeve, riprodhohet dhe më pas vdes. Janë këto karakteristika të së gjallës që e bëjnë qelizën të aftë të jetë materiali bazë i një organizmi. Por këto veprimtari kryhen nga një sërë trupash mikroskopikë në brendësi të qelizës, si një miniorganizëm brenda organizmit të madh.
E pra le ta zbulojmë këtë fabrikë të vogël jete...
Ndërtimi
Çdo qelizë kufizohet nga një membranë qelizore e quajtur edhe membrana plazmatike. Ajo është rreth 7-10 nanometra e trashë.Membrana plazmatike përbëhet nga lipide, proteina dhe karbohidrate. Më specifikisht, ajo përbëhet nga një shtresë e dyfishtë fosfolipidesh me proteina të përfshira në të, me funksione nga më të ndryshmet. Disa proteina janë transportues; të tjera janë proteina strukturore, ndërsa të tjera janë hormone. Gjithashtu, disa proteina janë receptorë që lidhen me molekula të veçanta, disa janë enzima që katalizojnë reaksione biokimike.
Brendësia e membranës përmban edhe kolesterol, i cili jep një kontribut të rëndësishëm në stabilizimin e membranës.
Protoplazma
Funksioni
Ajo ka funksion: •Kufizues: kufizon mjedisin brendaqelizor nga mjedisi jashtëqelizor
•Rregullues:kontrollon futjen e lëndëve të ndryshme të nevojshme për qelizën, eleminon mbeturinat dhe sekreton produktet qelizore •Strukturor: lidhja e saj me substanca të ndryshme u jep indeve strukturë të qëndrueshme
•Ndijor: kap dhe u përgjigjet nëpërmjet receptorëve të gjithë molekulave specifike që vijnë në lëngun jashtëqelizor.
Mitokondria
Citoplazma
Të gjitha qelizat ekuariote janë pajisur me një organele afersisht sferike, të quajtur berdhamë, e cila kontrollon të gjithë veprimtarinë e qelizës.
Bërthama është vendi i ruajtjes dhe i tejcimit të informacionit gjenetik. Bërthama ndahet nga pjesa tjetër e qelizës me anë të një mbuloje berthamore e cila perbehet nga dy shtreseza te pajisura me pore. Bërthama ka një ose disa kokrriza te vogla, te quajtura bërthameza, në të cilat sintetizohet ARN-ja e ribozomeve.
Në berthame ndothet ADN, qe duke u kombinuar me proteinat, formon një kompleks fijezor te quajtur kromatine.
Kur berthama pergatitet për ndarje,kromatina ngjishet dhe trashet, duke formuar disa struktura te dukshmeqe quhen kromozome
. Të gjitha pjesëzat e sipërpërmendura ndodhen në lëngun bërthamor që quhet, nekluoplazëm.
Mitokondritë përbëjnë një pjesë tepër të rëndësishme të qelizës sepse aty,duke u kryer frymëmarrja qelizore,prodhohet rreth 95% e energjisë që përdoret për pothuajse për të gjithë funksionet e qelizës.
Në qelizë ka rreth 150 - 1500 mitokondri. Në buzë të kreshteva gjenden enzima që marrin pjesë në sintezën e ATP-se e cila përmban shumë energji. Në matriks,ndërkohë, nodhen molekula të ADN dhe ribozome.
Ndërtimi:
Rrjeti endoplazmatik
Është një sistem gypash dhe trastëzash.
Ndahet në:
Rrjeti endoplazmatik i lëmuar
Rrjeti endoplazmatik kokrrizor (përmban ribozome dhe merrr pjesë në ndryshimet kimike të proteinave dhe pakeimin e tyre për në organelet e qelizës)
Funksioni:
Citosoli
Lëngu brendaqelizor
Organelet
Organelet në funksion të proteinave
Ribozomet
Ribozomet janë vendi i sintezës së proteinave, të cilat pasi sintetizohen kalojnë në rrjetin endoplazmatik dhe prej andej, në pjesë të ndryshme të qelizës.
Ribozomet përbëhen nga dy nënnjësi të lidhura me njera - tjetrën. Në përbërjen e tyre ka proteina dhe acid ribonukleik (ARN) Shpesh ribozomet lidhen me njëra - tjetrën në formë zinxhiri dhe formojne poliribozomet..
Blu-Proteinat
Portokalli-Molekula ARN
Aparati i Golxhit
Lisozomet
Aparati i Golxhit është një strukturë qelizore e përbërë nga një grup qeskash qelizore. Përfshihet në punën për transportimin e proteinave në qelizë. Kompleksi i Golxhit është sistem i membranave të lëmuara, të cilat formojnë kanale qese dhe toptha sekretues, të radhitur në formë të një harku.
Ky aparat është shumë i zhvilluar veçanërisht te qelizat me funksion sekretues. Shumë lëndë si, proteinat, sheqernat etj, pasi sintetizohen, grumbullohen në fshikëzat e aparatit të Golxhit, ku mund të ruhen apo sekretohen. Më pas fshikëzat shkëputen dhe futen në citoplazmë.
Janë organele në formë sferike që gjenden në qelizat bimore dhe shtazore. Brenda tyre ndodhen fermente (enzima) me veprim të fuqishëm tretës. Ato tretin proteina, lyrat, sheqernat etj. Kështu copëzat e mëdha të gëlltitura nëpërmjet procesit te fagocitozes, treten nga enzimat lizozomiale.Jo rrallë këto enzima përdoren për tretjen e një pjese të mirë të qelizës. Kjo ndodh kur qeliza, për mungese ushqimi, është e detyruar të shfrytëzojë si burim energjie një pjesë të trupit të saj.