- Të gjitha substancat që në tretje ujore disocojnë në jone dhe janë përcues të rrymës elektrike quhen elektrolitë (tretjet e acideve bazave dhe kripërave).
- Një atom kur lëshon ose pranon elektrone bëhet JON.
- Jonet janë grimca që kanë ngarkesë elektrike.
- Jonet me ngarkesa pozitive quhen KATIONE.
- Jonet me ngarkesa negative quhen ANIONE.
- Elektrolitët e fortë janë tretësira ujore e të gjitha kripërave, acideve të frota (HCl, HNO3, H2SO4 etj.) bazave të forta (NaOH, KOH, Ca(OH)2 ).
- Elektrolitët e dobët - tretësira ujore të acideve organike dhe disa inorganike (CH3COOH, HCOOH, H2CO3, HCN) dhe bazat e dobëta (NH4OH).
TEORIA E DISOCIMIT ELEKTROLITIK nga Areniusi thotë:
Molekulat e elektrolitëve duke u tretur në ujë pjesërisht shpërbëhen në jone pozitive dhe negative.
KCl --> K+ + Cl-
H2SO4 --> 2H+ + SO4 2-
Reaksionet jonike janë reaksionet që kryhen në mes joneve, ose reaksionet e elektrolitëve në tretësira ujore.
HCl + NaOH ---> NaCl + H2O
Që reaksionet jonike të rrjedhin deri në fund duhet plotësuar 3 kushte:
- Njëri nga produktet të jetë në gjendje të gaztë:
- Njëri nga produktet të jetë elektrolit i dobët:
CH3COONa + H2SO4 ---> Na2SO4 + CH3COOH
- Njëri nga produktet të jetë substancë vështirë e tretshme:
- Gjatë disocimit nr. i joneve + dhe - në tretje ujore nuk dmth. të jetë i njejtë, por shuma e ngarkesave pozitive te kationet duhet të jetë i barabartë me shumën e ngarkesave negative që kanë anionet.