Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading content…
Loading…
Transcript

Drejtpeshimi Kimik

Në Tretësira Ujore

Punoi; Gr. II : Artin Kika

Festa Stavileci

Fatbardh Podvorica

Era Jaha

Granit Ferati

Elitë Morina

Art Rrustemi

KL: X/8

Profesor: Armend Qafleshi

Drejtpeshimi kimik në tretësirat ujore

Në vitin 1887 kimisti suedez, Arhenius, formuloi teorine e shperbashkimit elektrolotik.

Sipas kesaj teorie, me rastin e tretjes ne uje, elekrolitet shperbashkohen ne Jone.

Meqenese uji eshte tretes i rendesishem, reaksionet kimike, ne te shumten e rasteve zhvillohen ne tretsirat ujore,dhe njihet si Shpërbashkim elektrolitik, ndersa substancat e tilla Elektrolitë.

Dukuria e Shperbashkimit ndodh kur disa substanca kimike gjate trejtes ne uje, shperbashkohen ne Jone.

Elektrolitët janë substanca (acide, baza, kripera) që, të tretura në ujë, e përqojnë rrymen elektrike.

Elektrolitët ndohen ne: Elektrolitë të fortë dhe elektrolitë të dobët.

Elektrolitët e fortë ne tretsiren ujore shperbashkohen plotesisht duke formuar jonet perkatese. Si elektrolit te fortë jane: Acidet Inorganike, Bazat dhe Kriperat në pergjithesi.

Elektrolitet e dobet ne tretsiren ujore shperbashkohen shume dobet.

Vetem nje numer i vogel i molekulave te tyre shperbashkohen ne Jone.

Si elektrolite te dobet jane Acidi Acetik dhe Acidet Organike ne pergjithesi, Hidroksidi i Amonit, Bazat Organike ejt.

Acidet dhe bazat janë kudo në natyrë. Si në organizma të gjalla dhe në çështje të vdekur.

Ato mund te perkufizohen sipas disa teorive. Teoria me e hershme eshte ajo e Arheniusit:

• Acidet janë substanca të cilat gjatë shpërbashkimit të tyre në tretësiren ujore japin jone të hidrogjenit si të vetmet katione.

HCL→ H+ + Cl-

• Bazat janë substanca të cilat gjatë shpërbashkimit të tyre në tretësiren ujore japin jone hidroksile, si të vetmet anione.

NaOH→ Na+ + OH-

Teoria sipas Bronshted dhe Lovrit

Teoria e Bronshted dhe Lovrit thotë:

• Acidi është substanca që në një reaksion protolitik liron protone (donor i protoneve).

• Bazë është ajo që në atë reaksion pranon protone (akceptor i protoneve).

.

Mbjetja acetike ka aftësi që përseri të pranojë proton. Sipas kesaj teorie, kjo mbetje është bazë potenciale.

Nëse për acidit e perdorim shenjen A, kurse për bazën shenjen B, mund ta paraqesim keshtu:

A→ H + B

B→ H + A

Sipas kësaj teorie nuk eshte me rendesi nese grimcat A dhe B jane elektroneutrale ose kane ngarkesë elektrike.

Acid mund te jete psh.: molekula e acidit acetik, kurse baze e konjuguar e tij eshte joni i acetatit:

Procesi i lirimit te protoneve nuk mund te zhvillohet, nese aty nuk jane te pranishem akceptoret e protoneve dhe e kunderta.

Reaksioni i pergjithshem qe zhvillohet në sistemin acido-bazik do te jete:

A1 + B₂ ↔ B1 + A₂

Nje substance e njejte ne nje reaksion protolitik mund te jete donor (acid), kurse ne nje reaksion tjetër, proton-akceptor (bazë)

Në qoftëse e masim përqueshmerine e rrymes elektrike në ujë të destiluar e vërejmë se uji i distiluar shumë pak e përqon rrymen elektrike. Rrymën elektrike në tretësira e përçojne jonet. Nga kjo rezulton se uji është i shpërbashkuar shumë dobët.

Reaksioni i shperbashkimit të ujit mund te paraqitet:

H₂O + H₂O ↔ H₃O+ + OH-

Siç shihet nga ky reaksion, njëra molecule e ujit sillet si acid (donor i protonit) dhe tjetra si bazë (acceptor i protonit). Procesi i tillë njihet si autoprotolizë. Konstantja e drejtpeshimit të autoprotolizës është :

Kw= [H₃O ]+ • [OH- ]

Kjo konstante njihet si produkti jonik i ujit. Vlera e Kw , varet prej temp. kështu psh. në temp. 55⁰C Kw ka vlerën për 64 herë më të lartë se në teperaturen 0⁰C. Vlera e Kw nuk varet nga ajo se bëhet fjale për ujë të paster ose për tretësire.

Për paraqitje më të thjeshtë të përqendrimit të joneve H₃O+ ,kimisti Sorensen ka propozuar që të përdoret treguesi i hidrogjenit, i cili njihet si vlera pH. Pra pH paraqet logaritmin negativ të përqendrimit te joneve H₃O+ .

Për paraqitje më të thjeshtë përqendrimin e joneve do ta shenojmë si [H+].

pH= -log [H+]

Nëse llogarisim vlerën pH në medis bazik do të jetë më e larte se 7, ndërsa ne mjedis acidik me e vogel se 7.

Në menyrë analoge mund të definohet edhe vlera pOH e tretësirës:

pOH= -log [OH-]

Lidhshmëria midis treguesve pH dhe pOH mund të definohet në këte mënyrë:

pH + pOH= 14

Për të përcaktuar nëse një tretësirë është acitike, bazike apo neutrale përdoren indikatoret acido-bazik.

Indikatoret janë substanca natyrore ose sintetike, të cilat e ndërrojne ngjyrën varesisht nga mjedisi.

Vlera e pH në një tretësire mund të përcaktohet eksperimentalisht me ndihmën e letrës së indikatorit univerzal, por saktesia e ketij percaktimi është e kufizuar. Indikatoret e ndërrojne ngjyrën varesisht nga vlera e pH e mjedisit. Indikatorët më të rëndesishëm janë: letra e lakmuesit , metiloranzhi dhe fenoltaleina.

• Letra e lakmuesit në mjedis acidik ka ngjyrë të kuqe, ndërsa në mjedis te bazik ka ngjyre të kaltër.

• Metilorazhi në mjedis acetik ka ngjyrë të kuqe, ndërsa në mjedis bazik ka ngjyrë të verdhë.

• Fenoltaleina në mjedis acetik është e pangjyrë , ndërsa në mjedis bazik ka ngjyre të kuqe në të vjollcë.

Bashkveprimi i acideve me baza quhet Neutralizim. Në pergjithësi, me neutralizim të acideve me baza si produkte formohen kripa dhe uji:

Acidi + baza = kripa + uji

NaOH + HCl → NaCl + H₂O

Reaksionet e Neutralizimit shfrytëzohen në kiminë analitike për përcaktimin e përqendrimit të acideve dhe të bazave në tretesirë.

Tretësirat ujore të kripërave që formohen me neutralizimin e acideve të forta tregojnë mjedis neutral. Të tilla janë: NaCl, KNO₃, K₂SO₄ etj.

Megjithatë, disa kripëra, me rastin e tretjes në ujë nuk tregojnë mjedis neutral psh. Tretësira ujore e Na₂CO₃ ngjyrën e letres së lakmuesit e shëndrron në të kalter, pra tegon mjedis bazik. Joni Na+ në tretsirën ujore hidratizohet por nuk reagon me ujë. Si rezultat i kësaj, përqëndrimi i joneve OH- në tretsirë rritet. Dhe mjedisi do te jetë bazik.

Reaksioni i Bashkëveprimit të dyfishtë të kripës me ujin quhet Hidrolizë.

Nëse në një litër ujë të pastër ose tretesirë të klorurit të natriumit shtohet vetëm një pikë e tretësires së përqendruar të acidit klorhidrik, vlera pH ndryshon nga 7 në rreth 4. Kjo e dhënë flet që pH e ujit të pastër është i ndjeshëm ndaj shtesës së ndonjë acidi apo baze.

Tretësirat të cilat me shtuarjen e një sasie të acidit apo te bazës kanë aftësi ta ruajnë vleren pH në intervale relativisht të pandyshuëshme quhen tretësira puferike.

Për nga përberja puferet janë përzierje të acideve të dobta dhe të kripërave të tyre ose përzierje të bazave të dobta dhe kripërave të tyre.

Tretërirat puferike kanë rendësi të jashtëzakonshme për proceset kimike, sidomos për ato biokimike që ndodhin në organizmat e gjallë.

Pra përqendrimi i joneve H₃O+ varet nga raporti i perqendrimit te molekulave te pashperbashkuara te acidit dhe te joneve nga shperbashkimi i kripes se tij.

Hidroliza e kripërave

Vlera pH

Acidet dhe Bazat

Produkti jonik i ujit

Hidroliza e Kripërave

Tretësirat puferike

Indikatorët e acideve dhe të bazave

Neutralizimi i acideve dhe bazave

Letra e Lakmuesit

Neutralizimi i NaOH me HCl

Ju faleminderit për vëmendje!

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi