Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Faktorët që ndikojnë në ndryshimin e elementeve klimatikë

Faktorët klimatikë kanë një ndikim të

drejtpërdrejtë në karakterin e elementeve të klimës dhe krahas me të edhe në vetë klimën.

Prej tyre varet klima e atmosferës së ndonjë vendi, ose e ndonjë rajoni më të gjerë. Shumë autorë faktorët klimatikë i ndajnë në: astronimikë, morfotektonikë, gjeografikëdhe meteorologjikë.

Të gjithë faktorët qe permenden, në mënyrën e vet, kanë ndikim në ndryshimin e klimës. Dy të parët (astronomikë dhe morfotektonikë) kanë një ndikim shumë të ngadalshëm, që për jetën e njeriut është një kohë shumë e gjatë. Faktorët e tjerë kanë ndikim më të shpjetë dhe njeriu ka mundësi t’i evidentojë ndryshimet e klimës gjatë periudhës historike dhe në kohën e sotme

Ngrohja Globale

Konsiderohet:

  • Që në fillim të shekullit te 20’te temperatura e sipërfaqes kryesore të tokës është rritur rreth 0,6 °C.
  • Gjate 40 viteve të fundit temperatura është rritur rreth 0,2-0,3 °C.
  • Ngrohja në shekullin e 20’te është më e madhe nga të gjitha kohërat e 400-600 vitet e fundit.
  • Malet e akullta të poleve janë në levizje.
  • Akujt në polin e veriut kanë humbur rreth 40 % te trashësisë së tyre gjate 4 dekadave të fundit.
  • Studimet e shumta tregojnë se bimët dhe kafshët ndryshojnë numrin dhe sjelljen e tyre në bazë të ndryshimeve klimatike.

Ashtu siç Bota vazhdon të ngrohet, rritet dhe rreziku që klima do ndryshoje në mënyre të tillë saqë mund të dëmtoje në mënyre serioze jetën tone. Ndërkohe që një pjesë mesatare e vendeve të globit do bëhet më e ngrohtë disa zona individuale do përjetojnë tjetër lloj ndryshimesh të klimës, me rrjedhoja të ndryshme për ambientin lokal.

Disa nga keto jane:

  • Rritje e shpejte e nivelit te detit. Më tepër vale të ngrohta dhe thatësirë që rezulton në shumë e më shumë konflikte në burimet e ujërave. Më tepër mote ekstreme që krijojnë përmbytje dhe shkatërrime banesash.
  • Një potencial me të madh në sëmundjet dhe vdekjet që kanë të bëjnë me nxehtësinë, gjithashtu një shtrirje më të gjerë te infeksioneve dhe sëmundjeve që transmetohet nga insekte dhe mikrobe në zona në të cilat më parë nuk kanë ekzistuar.
  • Nëse ndotja kimike vazhdon pa u marrë masa kundër saj, ngrohja globale do kërcënoje shëndetin, qytetet, bregdetet, dhe të gjithat bukuritë natyrore apo krijimet e njeriut.
  • Shumë vise veç kanë filluar të ballafaqohen me temperatura të larta..

Kur mendojmë mbi problemin e ndryshimeve klimatike shpeshherë ne i referohemi termit Efekt Sere. Efekti Sere është ngritja e temperaturës në sipërfaqen e tokës si rezultat i energjisë së nxehte të mbyllur mes gazerash në hapësirë. Kur rrezet e diellit kalojnë nëpërmes atmosferës së tokës një pjesë e energjisë pengohet po ama një pjese tjetër kalon nëpërmes atmosferës.

Efekti Greenhouse (ose efekti sere)

Efekti Sere zhvillohet kur gazerat atmosferike rreth tokës (gazerat e Greenhouse) lejojnë që ne të marrim më tepër ngrohtësi nga dielli sesa ajo pjesë ngrohtësie që humbet në hapësirë. Kjo e bën sipërfaqen e tokës 30-35 °C më të ngrohte se sa faktikisht duhet të jete, gjë që e kthen atë në një planet të papërshtatshme për njeriun. Problemi është se niveli i gazerave që kryejnë Greenhouse Effect janë në ndryshim e sipër.

Evidenca e saj mund te shikohet në ngritjen e temperaturës globale. Kjo ka sjellë si rrjedhim shkrirjen e akujve dhe hollimin e shtresave të dëborës. Mund të ketë pasur kohëra tepër të nxehta miliona vite më parë po kjo është ngritja më e shpejte e temperaturës ndonjehere.

Konkluzionet janë se dioksidi i karbonit kontribuon në ndryshimet më të mëdha në gazerat e Greenhouse. Problemi është se këta gazera nuk mund të qëndrojnë në atmosferë për dekada të tëra. Nga djegia e lendeve nafte, gaz, benzine e vajra të tjera nga industritë e rënda, transporti etj, largimi i këtyre gazerave është rritur.

Disa organizata kanë përdorur modelime klimatike duke u munduar të parashikojnë se ç’fare do të ndikojnë këta ndryshime ne të ardhmen e planetit. Disa parashikime sugjerojnë se temperatura globale do rritet nga

3°C gjate 100 viteve të ardhshme dhe niveli i detit do vazhdojë të ngrihet. Implikimet dhe çrregullimet janë fenomenale.

PUNOI:

  • Amanda Ahmeti
  • Ambra Mallunxa
  • Asia Mersini
  • Dea Kola
  • Egisa Rushiti

Ndryshimi i klimës

Ndryshimi i klimës është një term i përdorur në klimatologji për të treguar ndyshimet e pësuara të klimës në tokë në shkallë botërore gjatë hapësirave të ndryshme kohore, që nga krijimi i tokës e gjer tani. Ndryshimi i klimës mund të shkaktohet nga proceset e brendëshme tokësore, prej faktorëve të jashtëm (p.sh. ndryshimet në rritjen e rrezatimit diellor) ose, në kohët e fundit nga veprimtaria njerëzore.

Sot termi "ndryshimi i klimës" në politikën mjedisore shpesh lidhet me ndryshimet e tanishme klimatike, duke përfshirë ngritjen e temperaturës mesatare të sipërfaqës së tokës e njohur si nxehja globale.

Faktorët klimatikë meteorologjikë:

- cilësitë e rrymave ajrore;

- cilësitë e atmosferës (përmbajtja e avullit të ujit, dioksid-karboni, ozoni etj.);

- rreshjet

Faktorët klimatikë astronomikë:

- ndryshimi i karakterit të orbitës së Tokës;

- animi i boshtit të Tokës dhe

- orientimi i boshtit të Tokës (ndryshime periodike)

Faktorët klimatikë gjeografikë:

-gjerësia gjeografike;

-rradhitja e përgjithshme e tokës dhe ujit;

-lartësia mbi nivelin e detit (absolute);

-relievi i tokës (ekspozimi ndaj rrezeve të diellit);

-llojet e truallit (uji, dëbora, akulli, rrëra, toka deltinore etj.);

-mbulesa e vegjetacionit;

-aktiviteti i njeriut (ndryshim i mbulesës bimore të tokës, ndërtimi i brezave pyjore,ndërtimi i qyteteve të mëdha, ndërtim i objkteve industriale etj.)

Faktorët klimatikë morfotektonikë:

- lëvizjet epirogjene (sekulare);

- lëvizjet orogjene (malformuese)

Ndryshimet klimatike.

Ndryshimet klimatike rrezikojnë shëndetin e njerëzve

Në shëndetin e njeriut ndikojnë shumë faktorë: shoqërorë, politik, ekonomik si dhe mjedisi teknologjik dhe natyror.

Shpeshtësia e paraqitjes së disa sëmundjeve të caktuara varet edhe nga klimalokale. Temperaturat ekstreme shkaktojnë vdekje të florës dhe faunës, si dhe paraqitjen e parazitëve të ndryshëm të cilët shkaktojnë sëmundje infektive. Njerëzit janë nën ndikim direkt të ndryshimeve klimatike, pasi që me ndryshimet klimatikendryshon edhe kualiteti i ujit, ajrit dhe i ushqimit. Tani për tani pasojat e ndryshimeve klimatike ende janë të dobëta por me kohë do të përhapen në të gjitha pjesët e botës.

Politikat e rekomanduara ndaj ndryshimeve klimatike

Është e mundur të përdoren dy tipa kryesore të politikave, me qëllim që t’u kundërvihen ndryshimeve klimatike; zbutja dhe përshtatshmëria, konsideron ECNC dhe REC. Politikat e zbutjes përpiqen që të kufizojnë ndryshimet e mëtejshme globale klimatike dhe fokusohen në uljen e emisioneve të gazeve (si për shembull, me anë të përdorimit më efikas të energjisë, me prodhimin më të pastër të energjisë, ose me shtimin e daljes se gazeve).

Megjithatë, edhe gjatë projeksioneve më optimiste të nivelit të zbutjes, që mund të arrihet, akoma do të durojmë shkallë të rëndësishme të ndryshimeve klimatike. "Prandaj, me qëllim që të ballafaqohemi me ndryshimet e tanishme dhe me ato në të ardhmen duhet të zhvillojmë strategjinë e përshtatshmërisë, si dhe strategjitë që optimizojnë rezultatin e ndryshimeve të cilat do të bëhen", thuhet në studim.

Në pikëpamjen e ruajtjes së biodiversitetit, strategjitë e përshtatshmërisë do të projektohen në mënyrë të tillë që të mundësojnë ekzistencën e resurseve maksimale të biodiversitetit në korniza të kontekstit të ndryshimeve klimatike.

Pasojat ekonomike të ndryshimeve klimatike

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në biodiversitet pritet të ketë pasoja direkte dhe indirekte ekonomike. Mendohet se ndryshimet klimatike do të ndryshojnë ofertën e shërbimeve te ekosistemit evropian në vitet e para të periudhës 2000-2050. Sipas studimit, vlerësohet se çdo vit do të humbasim shërbimet e ekosistemit, vlera e të cilave do të jetë 50 miliardë euro vetëm nga ekosistemi i tokës.

Bota më e ngrohtë do të karakterizohet nga ndryshimet e radhitjes kohore të ngjarjeve sezonale në natyrë. Shumë habitate do të jenë më pak të përshtatshëm për jetë, ndërsa lëvizja e kushteve të përshtatshme klimatike për disa lloje do të çojë drejt ndryshimeve të numrit të tyre dhe fushave të përfaqësimit me ndikimet direkte në lidhjen ekologjike.

Disa të dhëna brengosëse lidhur me pasojat

e paraqitura nga ngrohja globale në botë

Në hemisferën veriore të rruzullit tokësor sot po ndihen pasojat e ndryshimeve klimatike që mund të thuhet se janë brengosëse. Në vazhdim do të japim dy shembuj ku po ndihen pasojat nga këto ndryshime në kontinentin e Azisë. Njëri është në pjesën jugore ku zotëron klima monsune dhe tjetri, në pjesën veriore, ku klima është subpolare dhe polare.

Në Bengalin Lindor, në rrjedhjen e poshtme të dy lumenjve ndër më të mëdhenjve në Azi, Ganges dhe Bramaputra, në deltën më të madhe në botë e krijuar nga këta lumenj, shtrihet Bangladeshi, një ndër shtetet më të vobektë në botë, me një popullsi prej 155 miljonë banorë. Në këtë vend rreshjet e mëdha të monsunëve verorë, mundësojnë në rritjen e nivelit të lumenjëve të përmendur duke shkaktuar përmbytje të mëdha me pasoja katastrofale në zonën inundacionale. Përmbytje katastrofale në këtë vend shkakton edhe rritja e vazhdueshme e nivelt të detit (Gjiri i Bengalit). Vendbanimet e pozicionuara në afërsitë e brigjeve të lumenjve dhe Gjirit të Bengalit, janë të eksponuara në erozion intenziv nga agjensët fluvialë dhe abrazivë. Pikërisht këto janë arsyet që çdo vit një numër i madh i popullatës së këtij vendi, largohet nga zonat e rrezikuara.

Dukuritë dhe proceset e këtilla që po ndodhin në këtë vend të Azisë Jugore gjithsesi, janë si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike.Erozion i tokës në Banglladesh Rajoni verior, i cili përfshin 2/3 të sipërfaqes së këtij vendi, gjendet në zonën e akullit të përhershëm, që shërben si fundament i tërë objekteve, ndër ata edhe i objekteve strehimore. Për shkak të rritjes së temperaturës dhe të tretjes së akullit të përhershëm, nënvizon ai, do vjen në shkatërrimin e aeroporteve nëpërmjet të cilëve kryhet furnizimi me mallra të ndryshme për të plotësuar nevojat e popullatës së kësaj ane. Madje, mund të rrezikohen edhe resurset nëntokësore, përfshirë edhe rezervat e naftës. Sipas të dhënave të autorëve rus, akulli i përhershëm tani tretet 4 cm në vit, kështu që për 20 vitet e ardhshme, sipas tyre, kufiri i këtij akulli do çvendoset për 80 km në veri! Prej ngrohjes globale autoritetet ruse thonë se vendit i kërcënohet rrezik edhe prej përmbytjeve të mëdha me përmasa katastrofale që do shkaktohen nga tretja e akullnajave të përhershme dhe sasisë më të madhe të ujit në shtretët e lumenjve që e përshkojnë Siberinë. Ndërkaq, do paraqiten pengesa të mëdha në eksploatimin e gazit të metanit, rezervat e të cilit vlerësohen në 70 miljardë tona (gati 2/3 të rezervave botërore)

Shqipëria dhe ndryshimet klimatike

Ndryshimet klimatike në Shqipëri kanë filluar të ndjehen që në gjysmën e dytë të viteve nëntëdhjetë, duke u bërë më evidente rreth 1997, vit kur dimri erdhi më pak, dhe në shumë zona të Shqipërisë, me aspak borë. Zakonisht, në zonat malore të Shqipërisë binte shumë borë gjatë dimrit (nganjëherë shkonte deri në 2-3 m lartësi, por në 1997 i gjithë dimri ishtë i ngrohtë, dhe pranvera erdhi e nxehtë, me një mars e prill të nxehtë e me pak shi. Që nga ai vit, dimrat në Shqipëri janë bërë gjithnjë e më të shkurtër e më të ngrohtë, ndërsa verat janë bërë më të gjata dhe më të nxehta.

Thatësirat në verë, të shoqëruara nga përmbytje në vjeshtë, janë bërë fenomene të përvitshme. Ndikimet e ndryshimeve klimatike janë bërë tashmë të dukshme me sy të lirë. Brigjet përgjatë Adriatikut po gërryhen në të gjithë gjatësinë e bregdetit për shkak të rritjes së nivelit të detit–në disa zona, deti ka përparuar deri në 50 m në brendësi të tokës, duke shkatërruar pyjet bregdetare dhe bimësinë, si dhe duke rritur kripësinë e lagunave dhe fushave pranë bregdetit. Rritja e nivelit të detit ka sjellë dëmtime serioze në pyjet e bukur me pisha mesdhetare që gjendeshin përgjatë gjithë bregdetit të Adriatikut. Shumë nga pemët janë tharë e po thahen nga rritja e kripësisë. Në pika të tjera, sasia e kripës në ujin e puseve të fshatrave bregdetare është rritur ndjeshëm, duke shkatërruar ekonominë e këtyre fshatrave.

Ndryshimet klimatike kanë rritur gjithashtu dhe numrin dhe intensitetin e zjarreve në Shqipëri. Gjatë 2006-2007, kishte 352 zjarre që dogjën parqe e pyje në të gjithë Shqipërinë, duke shkatërruar ekosisteme të tera. Në disa zona, mund të ecje me makinë me kilometra të tëra pa parë një pemë që i kishte shpëtuar zjarrit. Ndërsa dihen dëmet e komuniteteve që jetonin në zonat malore, nuk dihet aspak dëmi që i është shkaktuar ekosistemeve në zonat e djegura. Shkaqet e zjarreve të shpeshta mund të jenë temperaturat tepër të larta në verë, thatësirat e tejzgjatura dhe shkrirja herët e borës nëpër male. Në Kukës, mali Gjallica (2468 m mbi nivelin e detit) kishte majen e tij të mbuluar nga bora nga Shtatori deri në Qershor. Tani mezi mund të gjesh borë në majë në muajin Prill ose Maj. Ndryshimet klimatike sollën dimra të butë, që favorizuan rritjen e bimëve tropikale edhe në Shqipëri, dhe solli shfaqjen e mushkonjave në lartësi mbi 400-500 m mbi nivelin e detit (mushkonjat ishin të pranishme vetëm në lartësi të ulëta para 1990). Stinët kanë ndryshuar gjithashtu, tashmë pemët nuk lëshojnë gjethet në tetor dhe nuk çelin lule në mars, ato lëshojnë gjethet vonë në nëntor dhe çelin lule edhe në fund të janarit.

Në 2009, ndryshimet ishin edhe më të theksuara–pati një dimër të butë më shumë shi, por ajo që ishte më e habitshme ishte se vera erdhi më shumë shi, një shi i pazakontë për verën shqiptare, ndërsa në Indi musonet erdhën më shume vonesë duke shkatërruar të korrat e fshatarëve atje.

Qeveria dhe publiku shqiptar janë të pandërgjegjësuar dhe të painformuar për ndryshimet klimatike dhe ndikimet e tyre, ka një padituri dhe shumë herë mohim të këtyre efekteve.

Shiu acid

Shiu acid është një lloj shiu ose çdo formë tjetër reshjeje që ka nivel të pazakontë aciditeti, çka do të thotë se ka nivel të lartë të joneve të hidrogjenit (pH i ulët). Shiu acid shkaktohet nga emetimi i dioksidit të squfurit dhe oksidi i azotit, të cilët bashkëveprojnë me molekulat e ujit në atmosferë duke krijuar acide.

Krijimi i shiut acid

Për shkak të çlirimit të gazrave acidike në atmosferë dhe tretjes së tyre në pikat e shiut, ai pastaj bie në tokë i tillë, me përbërje acidike. Në gjendje normale shiu ka sasi të vogël të aciditetit. Kjo shkallë varet nga sasia e CO2 të tretur në të, si edhe sasi të vogla të klorit. Sipas standardeve aciditeti duhet të jetë pH = 5.0. Para revolucionit industrial ka qenë 5-6, kurse tani është rritur. Acidi akrbonik formohet sipas reaksinit:

H2O (l) + CO2 (g) --> H2CO3 (aq)

Më pas acidi karbonik mund të jonizohet në ujë duke formuar përqëndrime të ulta të joneve hidron dhe karbonat:

H2O (l) + H2CO3 (aq) --> HCO3− (aq) + H3O+ (aq)

Depozitimet e acidit në mjedis mund të përfshijnë edhe acide të tjera përveç acidit H2CO3.

Dëmet që shkaton shiu acid

Për shkak të lirimit të gazrave acide në atmosferë dhe tretjes së tyre në pikat e shiut, ai pastaj bie në tokë i tillë, me përbërje acide. Ky shi është mjaft i dëmshëm për bimët, objektet tjera dhe për shëndetin e njeriut. Në gjendje normale shiu ka sasi të vogël të aciditetit. Shiu acid dëmton edhe ujin duke i shkaktuar vdekje peshqve dhe gjallesave tjera. Pasojë e formimit të shirave acidik janë oksidet e azotit dhe oksidet e sulfurit. Këto okside dëmtojnë organet e frymëmarrjes. Gjatë reshjeve atmosferike oksidet e sulfurit reagojnë me ujin duke formuar acide përkatëse, si acidin sulfurik dhe acidin sulfuror. Këto reshje quhen reshje acide, të cilat janë shkatërrueset më të mëdha të fasadave të ndërtesave, shtatoreve, por në veçanti të botës bimore.

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi